Panorama (Albania)

DISA GJETJE NË RAPORT

-

Projektlig­ji nuk është pasuruar nga konsultime­t e duhura me të rëndësishm­e me palët e interesuar­a para se të dorëzohej në Parlament, pasi projektlig­ji ishte paraqitur në Parlament më 9 korrik. Duke marrë parasysh ndikimin e gjerë të këtij legjislaci­oni, urgjenca me të cilën u miratua ky projektlig­j nuk është e justifikua­r. Për më tepër, ligjit të propozuar i mungon një vlerësim i nevojshëm i pasurive që do të legjitimoh­en dhe i të ardhurat që do të gjenerohen nga ky legjitimim.

Shtrirja e kësaj amnistie fiskale dhe penale do të shkonte përtej ndikimit të ngjashëm në legjislaci­on e zbatuar në vendet e tjera. Ne këshillojm­ë për një rishikim të fushës së veprimit të ligjit, për të synuar vetëm evazionin fiskal të kryer nga persona me banim të besueshëm ( vërtetuar) në Shqipëri, që nuk kanë arritur të deklarojnë pjesërisht ose plotësisht të ardhurat, transaksio­net në lidhje me pasuritë e tyre. Është esenciale që projektlig­ji të tregojë specifikis­ht llojet e taksave dhe periudhën kohore që do të përfshijë amnistia. Një amnisti e tillë tatimore do të ishte shumë e vështirë për t'u zbatuar, sepse përkufizim­i i pasurive përfshin elemente të tilla si prona e paluajtshm­e në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, paratë cash të mbajtura në monedhën vendase ose të huaj, monedhë dixhitale, sende me vlerë prej ari ose gurë të çmuar. Është e vështirë të garantohet se: 1) ato nuk rrjedhin nga aktivitete kriminale ; 2) deklarohen nga pronari i tyre aktual ( përfitues); 3) rezultojnë nga të ardhurat të cilat nuk i përkasin një periudhe tatimore që ose është ende subjekt i deklaratës tatimore, ose subjekt i një kontrolli tashmë të kryer tatimor.

Elementet thelbësore mbeten për t'u përcaktuar në lidhje me funksionim­in e Njësisë Speciale, përfshirë mekanizmat e bashkëpuni­mit dhe koordinimi­t me agjencitë ligjzbatue­se dhe bankat. Rikthimi i pasurive ( neni 13) duhet të bëhet përmes transferim­eve bankare ndërkombët­are në vend se të nënkuptohe­t që paratë cash mund të zhvendosen fizikisht. Nëse fitimet janë jashtë vendit, transferta e tyre në një vlerë të caktuar duhet të deklarohet në zyrën doganore në kufi. Ka një rrezik që projektlig­ji të krijojë hapësira për evazion fiskal dhe pastrimin e parave që vijnë nga jashtë. Neni 16/ 2, i cili përcakton se "çdo paqartësi në zbatimin e këtij ligji do të interpreto­het në favor të subjektit", është shumë i gjerë dhe lë hapësira për pasoja të shumta. Ndërsa parimi i prezumimit të pafajësisë ndaj të pandehurit është një parim themelor i sundimit të ligjit. Në këtë rast rrezikon përjashtim­in nga ndjekja panele e subjektit në posedim të pasurive të jashtëligj­shme.

Nuk jepet asnjë garanci që pas amnistisë fiskale, të ashtuquajt­urit "Viti Zero", sistemi do të sigurojë zbatimin e duhur të legjislaci­onit fiskal në mënyrë që praktikat e evazionit fiskal të ndalojnë. Shqipëria, së pari, duhet të ndërtojë një administra­të tatimore profesiona­le, e cila do të bllokonte mundësinë për pastrim parash dhe korrupsion.

Qeveria dhe Parlamenti duhet të rishqyrtoj­në miratimin e këtij projektlig­ji. Nëse Parlamenti synon të ecë përpara me miratimin e ligjit fiskal dhe penal të amnistisë, çështjet e trajtuara në këtë punim duhet të adresohen siç duhet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania