Panorama (Albania)

Përgjimet e “BILD”, që lidhën PS me blerjen e votave

Çfarë thuhej në bisedat e Vangjush Dakos me kreun e bandës së “Avdylajve”

-

Gazeta gjermane “BILD” shkaktoi një tërmet të vërtetë politik në Shqipëri, ku për disa seri me radhë publikoi përgjime telefonike të disa zyrtarëve të lartë të PS- së, që komunikoni­n me anëtarë të bandës së “Avdylajve” në zonën e Shijakut. Në përgjimet e publikuara nga “BILD” tregohej qartë një lidhje e ngushtë e disa zyrtarëve të lartë të PS- së, Vangjush Dako, Elton Arbana etj., ku flitej për gëzimin pas rezultatit të zgjedhjeve apo ndërhyrje të tjera e ndër të tjera përmendej edhe emri i Kryeminist­rit Rama.

PJESË E BISDEËS SË ASTRIT AVDYLAJT ME VANGJUSH DAKON: Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë, vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndenjur, jeni kënaqur? Vangjush Dako: Hehehehe Astrit Avdylaj: Ça bohet? Vangjush Dako: Ça bohet? Vangjush Dako: Mirë, mirë... Astrit Avdylaj: Nga je vëlla? Vangjush Dako: Dëgjo Astrit Avdylaj: Hë vëlla... Vangjush Dako: Thuaj byrazerit, unë po iki në Ishëm tek ata çunat.

Astrit Avdylaj: Jo, pra, tashi, se do ta lëmë më vonë, se jam tani me çunat ( Vath Alla). Vangjush Dako: Ku je ti? Astrit Avdylaj: Këtej nga Hipoteka, duke pritur Anin ( Ani Dyrmishi asokohe drejtor i Hipotekës në Durrës, tani drejtor i Hekurudhav­e). Ani do të vijë të takojë ty, drejtori apo jo? Vangjush Dako: Janë aty ata apo? Astrit Avdylaj: Po, Vath Alla është këtu me mua direkt, drejtpërdr­ejt, live, përballë në tavolinë po na dëgjon

Vangjush Dako: E mirë, takohemi në Durrës atëherë...

PJESË E BISEDËS SË ASTRIT AVDYLAJT ME ELTON ARBANËN: Elton Arbana: Astrit, si ia çove, ca bone? Astrit Avdyli: Si ia çove? Elton Arbana: Hajt mor, mirë, duke bërë një lojë murlan me çunat. Astrit Avdyli: A e di ku e kisha hallin unë? A e njeh atë drejtorin e INUK- ut? Elton Arbana: E njoh mor, Dallëndysh­ja? Astrit Avdyli: Ore, lerë Dallëndysh­en, po këtë të Durrësit, Artur... Elton Arbana: Artur Çela i bashkisë? Astrit Avdyli: Eh Elton Arbana: Po, e njoh Astrit Avdyli: I kujt bashkie, i Shijakut eee? Elton Arbana: Jo, re i Durrësit, i Vangjushit. Astrit Avdyli: Po nuk ka qenë aty Vangjushi, është atje me Edin, merre ore atë by* q* r, thuaj ke shkuar me i vendos gjobë 5 mln.. në Fermë. Tani se nuk është Vangjushi këtu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania