Panorama (Albania)

Infektohet edhe kryebashki­aku i Tiranës

Erjon Veliaj rezulton pozitiv në testin e COVID- 19

-

Pozitiv me COVID- 19 ka rezultuar edhe kryebashki­aku i Tiranës, Erjon Veliaj. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Veliaj ka bërë me dije se gjendja e tij shëndetëso­re është e mirë dhe se do të qëndrojë i izoluar për një periudhë 14- ditore, por pa ndërprerë për asnjë ditë angazhimin e tij si kryebashki­ak i Tiranës. “Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga Covid- 19. Jam në gjendje të mirë shëndetëso­re, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj ju lutem mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj! Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish”, ka shkruar Veliaj në rrjetet sociale. Ndërkohë, nuk ka munguar as mesazhi i kreut të shtetit. Ndërsa i ka uruar shërim të shpejtë kryetarit të Bashkisë Tiranë, Presidenti Meta ka apeluar për një strategji më efikase dhe transparen­te. “Duke i uruar shërim sa më të shpejtë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe shëndet të plotë familjes së tij, apeloj me forcë rëndësinë jetike të respektimi­t të protokolle­ve shëndetëso­re, si dhe rritjes së efikasitet­it të masave mbrojtëse. Ritmet shqetësues­e të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur, fatkeqësis­ht edhe të numrit të viktimave, shtrojnë si domosdoshm­ëri një strategji më efikase dhe transparen­te, për përballimi­n e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme”, ka shkruar Meta.

 ??  ?? Erion Veliaj
Erion Veliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania