Panorama (Albania)

Rriten të infektuari­t me COVID, por Qeveria hap dhe pishinat

Në spital po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive, 7 të intubuar

-

Ministria e Shëndetësi­së ka “shënjestru­ar” baret dhe restorante­t si vatra për përhapjen e infeksioni­t. Zv. ministrja e Shëndetësi­së, Mira Rakacolli, tha dje në Kuvend se gjatë kësaj periudhe është vënë re shtim i rasteve pozitive në radhët e grupmoshav­e të reja.

Rakacolli vuri në dukje po ashtu se shumica e këtyre infeksione­ve është marrë në ambientet e mbyllura bare- restorante. “Në këtë periudhë kemi shtim të të rinjve të infektuar në spitale, nga 20- 40 vjeç. Dua të theksoj se shumica e të rinjve nuk vuajnë nga sëmundje bashkëshoq­ëruese. Janë të shkaktuara vetëm nga COVID- 19. Kjo situatë nuk është vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën. Është parë që shumica e këtyre infeksione­ve është marrë në ambientet e mbyllura bar/ restorante. Pra, nën efektin e muzikës, alkoolit, është krijuar mundësia që të mos ruajnë distancën, të rrinë më gjatë etj”, tha zv. ministrja gjatë seancës ku u diskutuan ndryshimet në aktin normativ për të mbyllur klabet e natës apo diskot edhe për të mos lejuar muzikën pas orës 8: 00 të mbrëmjes. RASTET FATALE Dje kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID- 19 4 pacientë të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. “Fatkeqësis­ht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin COVID2 ‘ Shefqet Ndroqi’ 4 qytetarë: Një 84- vjeçare nga Shkodra, një 75vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78- vjeçar dhe një 82vjeçar, me sëmundje bashkëshoq­ëruese”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësi­së. Aktualisht, të shtruar në sy spitalet COVID janë 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Lidhur me rastet e reja, në 24 orët e fundit shifra e të infektuarv­e ka rezultuar serish e lartë. Kështu, nga 507 teste të kryera, 117 kanë rezultuar pozitivë. “Në 24 orët e fundit janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID- 19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve është si vijon: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastë­r, Malësi e Madhe, Bulqizë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2789 që nga fillimi i epidemisë”, tha Rovena Daja. Vendimi për pishinat Por pavarësish­t situatës, Instituti i Shëndetit Publik ka miratuar lejimin e funksionim­it të pishinave vetëm në ambiente të hapura. Në dokumentin e firmosur nga drejtoresh­a e ISHP- së, Albana Fico, thuhet se “Lejohet të operojnë në të gjithë vendin vetëm pishinat në ambientet e hapura, duke respektuar kërkesat e legjislaci­onit në fuqi”. Ndërkohë, ndalohet hapja e pishinave në ambiente të mbyllura deri në një urdhër të dytë. Në dokument është përcaktuar edhe protokolli i funksionim­it të tyre për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania