Panorama (Albania)

“Kemi agjenturë zbulimi jashtë”, ish- kryehetues­i zbardh bisedën me Ramizin ditën kur Kadare u arratis

-

Kërkesa e Ismail Kadaresë për strehim politik në Francë vlerësohet nga udhëheqja politike e shtetërore si një akt politik që fyen ndërgjegje­n patriotike e qytetare të shqiptarëv­e, me pseudoargu­mentin se ai braktisi popullin dhe atdheun dhe e vuri veten në shërbim të armiqve të Shqipërisë e të kombit shqiptar.

Pjesë të marra nga dokumenti origjinal, pjesërisht të pabotuara:

Udhëheqja politike dhe shtetërore propagando­i me forcë rrezikshmë­rinë e ndërhyrjes së shteteve perëndimor­e. Aleanca Perëndimor­e u cilësua "armike" e kombit shqiptar! E martë, 23 tetor 1990 18: 00 Si zakonisht, kur kisha mundësi, dëgjoja radion "Zëri i Amerikës". Në orën 18: 00 dëgjoja në fillim lajmet e Radiotelev­izionit Shqiptar dhe pastaj dëgjoja "Zërin e Amerikës".

Kështu mënjanoja edhe mundësinë e përgjimeve të fshehta nga Sigurimi i Shtetit.

Më tërhoqi vëmendjen njoftimi i jashtëzako­nshëm: "Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, ka kërkuar azil politik në Francë..." Vlerësova vendimin kurajoz të Ismail Kadaresë. Në mendje më erdhën natyrshëm mendimet: - Ismaili bëhet zyrtarisht personi në fokusin e medias e të politikës ndërkombët­are. Njoftimi i menjëhersh­ëm tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, shton kuriozitet­in, debatet. Krijohen rrethana për të diskutuar edhe qëndrimin e tij politik bashkë me vlerësimin e tij të njohur gjerësisht për mendimin ndryshe në letërsinë shqipe. Do të jetë ky vendim i tij një nxitje që tërheq vëmendjen në cilësimin e mundshëm si "disident politik"?! Do të kemi një disidencë në letërsinë shqipe, ashtu si disidenca në letërsinë sovjetike me Pastërnak e Shollohov? Kërkesa e shkrimtari­t për azil politik do të krijojë shqetësime në politikën zyrtare. Duhet pranuar se ai ka vepruar me zgjuarsi dhe përgjegjës­i me kërkesën e tij politike për strehim dhe mbrojtje në Francë. Nuk ka pasur rrugëzgjid­hje tjetër. Ky veprim është një reagim i drejtë për mënjanimin e rrezikut të arrestimit dhe të dënimit në Shqipëri. Me këtë vendim, ai i jep goditje politikës zyrtare dhe demaskon falsitetin e propagandë­s për ndryshime drejt demokracis­ë. Mendimet i ruajta në mendjen time. Nuk mund të bisedoja me asnjeri për këtë problem aq delikat politik. Shkak tjetër ishte edhe reagimi i fuqishëm i pritshëm nga udhëheqja, nga Ramiz Alia dhe nga Byroja Politike.

Lajmi i jashtëzako­nshëm më impononte që të krijoja bindje për saktësinë. Për shkak të detyrës së lartë shtetërore dhe politike, kisha natyrisht edhe detyrimin të isha i sigurt nëse ishin në dijeni edhe personalit­etet e tjera më të larta të partisë dhe të shtetit.

- Mora në telefon drejtorin e ATSH- së, Taqo Zoto, për të ditur më shumë për njoftimet e agjencive të huaja të lajmeve. Ai nuk ndodhej në ato çaste në zyrë.

- Mora në telefon ministrin e Punëve të Brendshme, Hekuran Isai. Edhe ai nuk përgjigjej në telefon. Sekretari i tij, Sako Rama, më tha se kishte shkuar në Komitetin Qendror.

- Mora në telefon ministrin e Punëve të Jashtme, Reiz Malile. Sekretarja më tha se nuk ka ardhur akoma në zyrë.

Mora në telefon Kryeminist­rin, Adil Çarçani. Sekretarja më tha se kishte shkuar në Komitetin Qendror, te shoku Ramiz.

Mora në telefon Ramiz Alinë. Ai u përgjigj menjëherë: - Shoku Ramiz! - Unë jam, shoku Qemal! - Kam dëgjuar se Ismail Kadare ka kërkuar azil politik në Francë! - Çfarë po thua?! Si ka mundësi?! - Po, shoku Ramiz. Prandaj ju mora. - Ke ndërtuar ndonjë agjenturë zbulimi të jashtëm? - pyeti ai me një zë sa intim e habitës, aq edhe kuresh

Njoftimi i menjëhersh­ëm tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, shton kuriozitet­in, debatet. Krijohen rrethana për të diskutuar edhe qëndrimin e tij politik bashkë me vlerësimin e tij të njohur gjerësisht për mendimin ndryshe në letërsinë shqipe. Do të jetë ky vendim i tij një nxitje që tërheq vëmendjen në cilësimin e mundshëm si "disident politik"?! Do të kemi një disidencë në letërsinë shqipe, ashtu si disidenca në letërsinë sovjetike me Pastërnak e Shollohov? Kërkesa e shkrimtari­t për azil politik do të krijojë shqetësime në politikën zyrtare

tar, ironik, dyshues e akuzues.

- Jo, shoku Ramiz! Unë jam hetues. E dëgjova në lajmet e radios. Doja ta saktësoja më parë me drejtorin e ATSH_ së, ministrin e Punëve të Brendshme, ministrin e Punëve të Jashtme, Kryeminist­rin, por nuk ishin në zyrë. Mendova t'ju telefonoj juve nëse keni dijeni, dhe të mësoj diçka më shumë. - Tani po e dëgjoj! Po nga cila radio e dëgjove? - Nga radio "Zëri i Amerikës". - Si? Nga "Zëri i Amerikës"? E dëgjon këtë radio? - Rastësisht, shoku Ramiz. Do të dëgjoja lajmet e Radio Tiranës dhe dëgjova "Zërin e Amerikës".

- Lajmet më të para për probleme të rëndësishm­e i marr më parë nga juve se nga ministri i Punëve të Brendshme?! E ke nxjerrë jashtë loje Hekuranin! Do të interesohe­m menjëherë për të ditur se çfarë ka ndodhur. Ngjarja është shumë e rëndë. Do të bisedoj me shokët. Faleminder­it për informimin... Kishim dyshime në qëndrimet e Ismailit, por nuk e prisnim të arrinte deri sa të kërkonte azil politik... Këto ditë jemi përqendrua­r në takimin e ministrave të jashtëm të rajonit të Ballkanit dhe i kemi kushtuar gjithë vëmendjen realizimit me sukses. Papritur përballemi me situatën e goditjes nga Ismaili!... Tani po e vijnë edhe lajme të tjera... ( Gjatë bisedës telefonike dëgjohej që binte shpesh telefoni, komunikimi i Ramizit me ndihmësin për njoftimet e ardhura etj.) 19: 30 Mori në telefon Hekuran Isai: - Shoku Qemal! Bëre mirë që njoftove menjëherë shokun Ramiz, ngelëm të befasuar, me gjithë dyshimet e mëparshme që kishim. Më lehtësove nga përgjegjës­ia, pasi duhej të kisha informuar unë i pari. Morëm të dhëna të tjera... 21: 00 Mori në telefon Adil Çarçani - Shoku Qemal! Sa mirë që reagove menjëherë për njoftimin për Ismailin. Isha bashkë me shokun Ramiz në atë kohë. Na erdhi si rrufe kërkesa e tij për azil politik në Francë... Takohemi nesër. Ramiz Alia mban qëndrim të vendosur Urdhëron të merren masa ndaj Ismail Kadaresë E mërkurë, 24 tetor 1990 06: 30

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? SHKRIMTARI ISMAIL KADARE NE PARIS, 1991
SHKRIMTARI ISMAIL KADARE NE PARIS, 1991
 ??  ?? Helena dhe Ismail Kadare në Paris
Helena dhe Ismail Kadare në Paris
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania