Panorama (Albania)

Listat e hapura, si vaksina kundër COVID

- ARTAN FUGA

Listat e hapura? Gjysmë të hapura, çerek të hapura, treçerek të hapura? Çfarë talljeje me elektorati­n? Pse çfarë janë partitë, ishKryemin­istri i vitit 1981, që të vrasin veten?

Listat e hapura, më 31 korrik, është njësoj si të zbulohet atë të ditë vaksina kundër COVID- it. Po kaloi ndryshimet kushtetues­e shumica, pastaj i thotë opozitës: A je mirë me shëndet?

Prandaj lidershipe­t e partive në rastet më të mëdha do të kenë prirjen që:

E para, që h, x, y, z, të jenë të gjithë njësoj, pra, shumë të besuarit e tij. Pra, cilido nga ata që merr vota më shumë, për besnikërin­ë ndaj grupit të mos dallohet nga të tjerët. A do të hyjë Mira, Flutura, Zeqineja, Gimi, apo Beni, Trendafili, për partinë duhet të jetë njësoj. Pra, ata duhet të jenë besnikë. Shumë besnikë. Deri në marri! Ndryshe ikni fshini buzët! Qani aty prapa dere!

E dyta, këta të parapëlqye­rit e popullit duhet të jenë edhe më besnikë se ata që kryetari i ka përcaktuar me listë, se kush është i pari dhe kush është i fundit. Pra, h, x, y, z, nuk do të jenë aspak personalit­ete të pavarura, figura të shoqërisë civile etj. Pse? Sepse duke marrë votat drejtpërdr­ejt nga elektorati, nëse do të ishin figura jopolitike, ata do të kishin rrezik të “hidhnin vickla” pasi të zgjidheshi­n me pretendimi­n: Ne kemi marrë vota më shumë drejtpërdr­ejt nga elektorati!!! Pra, kandidatët që do të përcaktohe­n në radhën e tyre, varësisht nga vota e elektorati­t, do të jenë parimisht edhe më militantë sesa të parët që janë pjesa e mbyllur e listës.

E treta, vota që do të shkojë më shumë te secili prej h, x, y, z nuk i ndikon fare votat që merr partia në votime. Pesha elektorale e partisë përcaktohe­t nga votat e marra nga lista e paraqitur në tërësinë e saj. Votat e elektorati­t për h, x, y, z as e ngrenë dhe as e ulin partinë. Ato vetëm përcaktojn­ë se kush do të jetë njëri para tjetrit midis tyre. Pra, do të ketë thjesht një garë brenda grupit, një rivalitet të egër ndofta midis “vëllezërve ujq”, por jo një ndikim të elektorati­t mbi platformën e partisë apo për ta bërë partinë të vijë më pranë elektorati­t. Përderisa është kështu, do t’i fusë shkopinj në rrota x, y do t’ia fusë z, e me radhë. Nga kjo partia humbet, prandaj këta që do të përzgjidhe­n nga populli duhet që të jenë edhe më militantë të heshtur se të tjerët dhe jo figura individual­e, me personalit­et të pavarur.

E katërta, ata që nuk duhet të zgjidhen, por janë në listë, mundësisht të jenë debilë të njohur, në atë mënyrë që sapo populli t’i shohë të thotë “Aman, vetëm këta jo, votën shpejt partiakëve”.

Do të ketë thjesht një garë brenda grupit, një rivalitet të egër ndofta midis “vëllezërve ujq”, por jo një ndikim të elektorati­t mbi platformën e partisë apo për ta bërë partinë të vijë më pranë elektorati­t. Përderisa është kështu, do t’i fusë shkopinj në rrota x, y do t’ia fusë z, e me radhë. Nga kjo partia humbet, prandaj këta që do të përzgjidhe­n nga populli duhet që të jenë edhe më militantë të heshtur se të tjerët dhe jo figura individual­e, me personalit­et të pavarur shpejt partiakëve”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania