Panorama (Albania)

Tri mesazhet e Yuri Kim para votimit: Do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën

Nga rëndësia e paktit të 5 qershorit te përgjegjës­ia e Kuvendit dhe pesha e opozitës së bashkuar. 3 pikat që nënvizoi ambasadorj­a Kim

- ZERI I AMERIKËS

Në Shqipëri Ambasada Amerikane deklaroi sot ( dje) se pavarësish­t që Parlamenti i vendit ka kompetencë­n për të miratuar legjislaci­onin, opozita jashtëparl­amentare përfaqëson një pjesë domethënës­e të elektorati­t shqiptar dhe nuk mund të injorohet.

Komentet e Ambasadës i paraprijnë seancës së nesërme të Parlamenti­t ku parashikoh­et të miratohen ndryshimet kushtetues­e që u hapin rrugë listave të hapura dhe shmangin koalicione­t parazgjedh­ore në mënyrën se si ato janë organizuar deri më tani. Një vendim i tillë është kundërshtu­ar me forcë nga opozita jashtëparl­amentare. Ambasadorj­a amerikane, Yuri Kim, dhe ambasadori i Delegacion­it të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ndërmjetës­uan disa javë më parë marrëveshj­en e 5 qershorit mes socialistë­ve dhe opozitës jashtëparl­amentare. Por atyre iu desh të angazhohen sërish në takime mes palëve, pasi socialistë­t u deklaruan në favor të ndryshimev­e kushtetues­e, të cilat prekin elemente të rëndësishm­e të sistemit zgjedhor. Nga njëra anë listat e kandidatëv­e do të duhet të jenë të hapura, dhe nga ana tjetër koalicione­t nuk mund të organizohe­n si deri më tani, ku secila parti përbërëse ka listën e saj. Ambasada Amerikane bëri të ditur sot se zonja Kim ka pasur biseda të shumta rreth kësaj çështjeje me Presidenti­n Meta, Kryeminist­rin Rama dhe kryetarin demokrat Lulzim Basha. Sipas njoftimit, ambasadorj­a Kim ka nënvizuar tri pika. E para lidhet me marrëveshj­en e 5 qershorit “e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparen­t dhe gjithëpërf­shirës, dhe duhet respektuar ashtu siç u ra dakord për të”. Së dyti, ambasadorj­a amerikane ka njohur faktin se “Parlamenti ka kompetenca­t dhe përgjegjës­inë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislaci­onin”, por duke nënvizuar si pikë të tretë, se “edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre” kanë djegur pretendime­t që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjës­i në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, “përfaqësoj­në një pjesë domethënës­e të votuesve shqiptarë”, thekson deklarata. Sipas Ambasadës Amerikane, “gjithëpërf­shirja dhe transparen­ca me të cilat partitë arritën marrëveshj­en e 5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishm­e kombëtare”. Ndonëse palët janë riulur disa herë në tryezën e Këshillit Politik, dallimet duket se mbeten të forta. Opozita jashtëparl­amentare javën e shkuar u shpreh në favor të hapjes 100 për qind të listave, por pa prekur formulën e koalicione­ve, duke u pozicionua­r prerazi kundër “çdo ndryshimi të njëanshëm të Kushtetutë­s”. Kryeminist­ri Edi Rama nga ana e tij ka qenë po kaq i prerë, dhe qëndrimin e tij e ripërsërit­i edhe dje në sallën e Parlamenti­t: “Në 30 korrik, ne do të votojmë, as më shumë e as më pak, atë për të cilën kemi rënë dakord. Listat do të hapen dhe koalicione­t do të ndërtohen si kudo në Europën ku duam të integrohem­i”. Sipas tij, ndryshimet e propozuara nuk e përjashtoj­në mundësinë që listat të jenë 100 për qind të hapura dhe se diçka e tillë do të përcaktohe­t në ndërhyrjet e mëpasshme në Kodin Zgjedhor. Në deklaratën e saj, Ambasada Amerikane thekson se “drejtuesit politik kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamenti­t nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicione­ve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre”, theksohet në tekst. Ambasadori i BE- së Soreca, në një intervistë për gazetën “Panorama” duket se ishte më i drejtpërdr­ejtë kur kujtoi se “marrëveshj­a thoshte qartë që çdo nismë e mëtejshme duhet të diskutohet midis të gjitha palëve me të njëjtën frymë bashkëpuni­mi dhe gjithëpërf­shirjeje si marrëveshj­a e 5 qershorit”. Opozita jashtëparl­amentare shprehet se po vihet përballë faktit të kryer dhe ka kërkuar të punohet për hartimin e një amendament­i të përbashkët që mundëson hapjen e listave, pa asnjë ndryshim tjetër shtesë. Ajo ka thirrur një tjetër mbledhje të Këshillit Politik sot ( dje) pasdite.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania