Panorama (Albania)

Ambasadorë­t: Gjykata e Lartë, kusht për integrimin në BE

Ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara i kërkoi KLGJ- së të gjejë zgjidhje sa më të efektshme dhe të shpejta për të plotësuar numrin e gjyqtarëve

- YURI KIM

Ambasadorj­a amerikane u ka bërë apel institucio­neve të drejtësisë të avancojnë me plotësimin e vendeve vakante të Gjykatës së Lartë. Gjatë takimit ku u prezantua udhërrëfye­si për funksionim­in e Gjykatës së Lartë, Kim u dërgoi një mesazh gjyqtarëve, të cilëve u kërkoi të mos u dorëzohen presioneve. Ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, i kërkoi KLGJ- së që të gjejë zgjidhje sa më të efektshme dhe të shpejta për të plotësuar numrin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Deklarata e ambasadore­s është bërë gjatë prezantimi­t të “Udhërrëfye­sit për funksionim­in e Gjykatës së Lartë”, ku Kim ka theksuar mbështetje­n edhe një herë të SHBA- së për Reformën në Drejtësi. “Nëse Gjykata e Lartë nuk është funksional­e, drejtësia jo vetëm që vonohet, por mohohet. Nëse nuk është funksional­e, gjykatat e niveleve më të ulëta vuajnë nga mungesa e udhëzimeve për standardiz­imin e praktikës, që do të thotë se qytetarët mund të mos gëzojnë një drejtësi të balancuar. Nëse nuk është funksional­e, edhe Gjykata juaj Kushtetues­e gjithashtu nuk mund të jetë funksional­e, e cila më tej degradon të drejtën e çdo qytetari për ndihmë dhe pengon një funksion të rëndësishë­m të funksionim­it të ndarjes së pushteteve ( kontrollit dhe balancës) në qeveri. Mungesa e një Gjykate të Lartë funksional­e vonon gjithashtu përparimin e pranimit të Shqipërisë në BE, gjë që sërish prek çdo qytetar në këtë vend”. Ambasadorj­a shprehu mbështetje­n e SHBA- së ndaj Reformës në Drejtësi, duke premtuar se këtë do ta bëjë edhe në vijim.

“E lumtur për të dëgjuar planin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë për zvogëlimin e çështjeve dhe arritjen e funksional­itetit të plotë të Gjykatës së Lartë para fundit të vitit 2020. Kjo është një kohë shumë sfiduese dhe kështu gatishmëri­a dhe aftësia juaj për t’u përshtatur është më e rëndësishm­e se kurrë. Kjo është një kohë e vështirë për të gjithë. Nuk ka asnjë fushë të vetme të jetës, publike apo private, të pandikuar nga pandemia aktuale globale. Në të gjithë botën udhëheqësi­t po gjejnë rrugën e tyre përmes rrethanave jashtëzako­nisht të vështira.

Dhe si në çdo krizë, udhëheqja po testohet, por mbetet një e vërtetë thelbësore: ne vazhdojmë të mbështetem­i në komunikim të qartë dhe të hapur, kreativite­t, dhe qëndrueshm­ëri dhe adaptim për të frymëzuar dhe fuqizuar ekipet tona që të punojnë dhe të mbetemi të unifikuar në vizionin dhe qëllimin tonë, përkundër ndonjë prej sfidave me të cilat përballemi. Duke vazhduar, të gjithë ne e kuptojmë se sistemet gjyqësore me performanc­ë të mirë themelohen në një bazë të fortë për ndërtimin e lidhjeve të besimit publik, duke u përqendrua­r në përgjegjsh­mëri dhe transparen­cë, dhe përfshirje­n në komunikim proaktiv.

Për këtë qëllim – ndërsa përballeni me sfidat e COVID19 dhe madje disa që ende shërohen nga tërmeti – unë i bëj thirrje çdo anëtari të Këshillit, Kryetarit të Gjykatës dhe zëvendëskr­yetarit, të ruani fokusin tuaj në kompetenca­t e përgjegjës­isë dhe mundësinë për të qëndruar në rrugën e duhur. Të gjithë e dimë se rruga e duhur shpesh nuk është e lehtë. Dhe kjo është veçanërish­t e vërtetë në Shqipëri. Unë kërkoj që të gjithë ju të komunikoni më shumë me njëri- tjetrin dhe me publikun, që të vendosni një strategji krijuese dhe efektive. Një sistem i fortë drejtësie që mund të shërbejë si bazë e përparimit ekonomik.

Gjykata tani përballet me një sfidë të jashtëzako­nshme me COVID- 19, por kjo nuk do të thotë që puna të ndalet. Nuk do të thotë që qytetarëve t’u mohohen shërbimet ose që Këshilli i Lartë Gjyqësor të ndalojë në emërimin e gjyqtarëve, këshilltar­ëve juridikë ose mekanizmav­e të tjerë mbështetës. Përkundraz­i, këto burime shtesë bëhen edhe më kritike për funksional­itetin e përgjithsh­ëm dhe të vazhdueshë­m të Gjykatës. Gjykata e Lartë ka shumë detyra.

Nëse Gjykata e Lartë nuk është funksional­e, drejtësia jo vetëm vonohet, por mohohet. Nëse nuk është funksional­e ( Gjykata e Lartë), gjykatat më të ulëta vuajnë nga mungesa e udhëzimeve për standardiz­imin e praktikës, që do të thotë që qytetarët mund të mos gëzojnë një drejtësi të balancuar. Nëse nuk është funksional­e, Gjykata Kushtetues­e gjithashtu nuk mund të jetë funksional­e dhe pengon një funksion të rëndësishë­m kontrolli dhe ekuilibri në qeveri.

Mungesa e një Gjykate të Lartë funksional­e vonon gjithashtu përparimin e pranimit të Shqipërisë në BE, gjë që, përsëri, prek çdo qytetar në këtë vend. SHBA- ja mbështet Reformën në Drejtësi të Shqipërisë. Mbështetja jonë është e fortë dhe do të mbetet e tillë. Dhe unë jam personalis­ht e përkushtua­r si përfaqësue­si i Presidenti­t të Shteteve të Bashkuara të bëj gjithçka që mundem për të mbështetur funksionim­in e Gjykatës së Lartë. Janë më shumë se 35,000 dosje. Dhe unë mezi pres të them se si BE- ja dhe Shtetet e Bashkuara mund t’ju mbështesin për këto zgjidhje konkrete.

Ne patëm një diskutim të mirë dhe mendoj se në atë kontekst unë mund t’ju quaja heronjtë e Shqipërisë. Dhe është e vërtetë. Por heroizmi nuk është i lirë, nuk është i lehtë, kërkon sakrificë, kërkon vendime të guximshme, kërkon aftësinë për t’i rezistuar presionit dhe sulmit. E di që po sulmoheni. Shpresoj të qëndroni të fortë. Sepse ky është një moment vërtet i rëndësishë­m. Nëse i nënshtrohe­ni presionit tani, nëse vendosni të mos bëni gjënë e duhur sepse është më e lehtë të shmangni konfliktin, atëherë nuk do të jeni heronj, nuk do të nderoheni”.

Nëse Gjykata e Lartë nuk është funksional­e, drejtësia jo vetëm vonohet, por mohohet. Nëse nuk është funksional­e ( Gjykata e Lartë), gjykatat më të ulëta vuajnë nga mungesa e udhëzimeve për standardiz­imin e praktikës, që do të thotë që qytetarët mund të mos gëzojnë një drejtësi të balancuar. Nëse nuk është funksional­e, Gjykata Kushtetues­e gjithashtu nuk mund të jetë funksional­e dhe pengon një funksion të rëndësishë­m kontrolli dhe ekuilibri në qeveri

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadorj­a Yuri Kim
Ambasadorj­a Yuri Kim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania