Panorama (Albania)

A ofron platforma “Hoxha” një UT ndryshe?

- EDMOND ÇATA

Gjëja më ndikuese në cilësinë e marrëdhëni­eve me studentin që Hoxha thekson, është roli i veçantë që i atashon Qendrës së Karrierës. Hoxha premton aq shumë aktivitete dhe vëmendje për studentët, saqë e bën Konin të duket humbameno fare. Por, Hoxha nuk thotë me ç’para do t’i materializ­ojë gjithë ato realitete të “bukura” që liston në platformë. Ca më tepër, kur Rektori ka “çelësat e kashtës” nga ana financiare. Ndaj, ndonëse premtimet e Hoxhës dallojnë nga premtimet e Konit në sasi dhe diversitet, pa justifikim­in për mënyrën e realizimit dhe koston e tyre, ato rrezikojnë të mbeten thjesht fjalë letre, të cilat në fushatën e kandidatit Hoxha ofrohen vetëm sa “për të bërë detyrën” për sa kohë që ato mbeten të “patestuara” nga qoftë edhe një student i vetëm

1. A konturon platforma e kandidatit Artan Hoxha një UT vërtet ndryshe? Pyetja vlen së pari për shkak të krizës aktuale institucio­nale të UT- së, ku Dekani Hoxha ka qenë një ndër ata që iu kundërvu dhe u bë pjesë e bllokimit dhe luftës hapur kundër Rektorit Koni.

Së dyti, sepse fushata e Hoxhës ka pasur një mbështetje si në një numër grupesh brenda UT, ashtu edhe në media. Kjo mbështetje është shfaqur në hapësirën që media i ka lënë platformës së tij dhe numri i madh i takimeve fizike që ai ka realizuar në fakultete të ndryshme të UT- së, pavarësish­t shtimit të rasteve të infektimit me koronaviru­s. Së treti, për shkak të “bindjes” të përhapur në heshtje mes pedagogëve të UTsë se Hoxha, për shkak të afilacioni­t politik me socialistë­t dhe mbështetje­s së disa dekanëve me në krye Dhori Kulen, e ka të “garantuar” fitoren. Së katërti, sepse platformës së Hoxhës i ka munguar një oponencë serioze jo vetëm në media, por edhe në takimet që ai ka zhvilluar me pedagogët e UT. Në takimet e bëra, ose nuk ka pasur fare pyetje, ose ato kanë qenë për detaje periferike, që nuk janë shkak, por pasojë e mosadresim­it ndër vite të problemeve kardinale të funksionim­it të UT- së. Pra, ka munguar një vlerësim i premtimeve të Hoxhës duke i ballafaqua­r ato me organizimi­n dhe funksionim­in, zhvillimin akademik, kërkimin shkencor, marrëdhëni­et me pedagogët e studentët në UT gjatë katër viteve të fundit. 2. Të marrim aspektin organizati­v dhe funksional. A ofrojnë premtimet e Hoxhës një UT ndryshe, më të mirë nga ai i Konit? Një UT ku nuk do të ketë më përplasje të Rektorit me administra­torin, dekanët, senatin, siç ndodhi nën Rektor Konin? Çfarë premton Hoxha sot, nuk ka ndonjë dallim të madh me ato që premtoi Koni katër vjet më parë. Hoxha premton ta kapërcejë ngërçin aktual institucio­nal, me hartimin e rregullore­ve, bashkëvepr­imin më të mirë mes strukturav­e, përcaktimi­n e kompetenca­ve, mospërjash­timin dhe kolegjiali­tetin në marrëdhëni­e dhe vendimmarr­je. Edhe Koni kandidat pak a shumë këto premtoi: “Do t’i jap përparësi zbatimit të Ligjit 80- 2015, hartimit të Statutit dhe Rregullore­ve të UT, ngritjes së strukturav­e si Bordi/ Administra­tori, si dhe bashkëpuni­mit me MAS”.

Siç e dimë të gjithë tani, Koni dështoi në realizimin e të gjitha premtimeve. Hoxha ka deklaruar se Koni nuk e zbatoi, por e shkeli Ligjin 80- 2015. Hoxha premton sot “do të hartojë Rregullore­t”, çka nënkupton që Koni dështoi të hartonte, madje edhe rregullore­t. Hoxha premton se do zgjidhë ngërçin në UT, duke precizuar kompetenca­t, duke mos aplikuar “përjashtim­in” dhe duke drejtuar me kolegjiali­tet. Shkurt, Koni, megjithë vullnetin e mirë që shprehu si kandidat, dështoi si Rektor.

Sot është Hoxha- kandidat që shpreh optimizmin dhe vullnetin e tij se në UT- në e tij gjërat “do shkojnë vaj”. Ajo që Hoxha nuk ka sqaruar dhe as e ka pyetur njeri nga audienca, është përse do të ndodhë kështu. Nëse premtimet e Hoxhës nuk dallojnë shumë nga ato të Konit, por Hoxha ndihet shumë më i “sigurt” që nën Rektorship­in e tij nuk do të ndodhë asgjë nga ato që ndodhën në Rektorship­in Koni, pyetja që del është: Çfarë di Hoxha- Kandidat, më shumë seç dinte Koni- kandidat, që e bën t’u japë pedagogëve votues garanci të fuqishme për suksesin e tij si Rektor? Mos vallë, Hoxha- kandidat shfaq një eksperienc­ë akademiko- administra­tive më të madhe se ajo që sillte Koni kur kandidoi? “Gojët e liga” thonë që Hoxha nuk i afrohet kurrkund në eksperienc­ë jo vetëm Konit, por as edhe konkurrent­eve Hafizi dhe Sevrani. Dhe po të shikosh në platformë, përmbledhj­en që Hoxha i ka bërë karrierës së vet, del se gojët e liga mund të mos jenë edhe aq gabim. Ku qëndron, pra, “risia” e kandidatur­ës Hoxha nëse premtimet e tij nuk ndryshojnë aq shumë nga ato të Konit katër vite më parë? Thjesht vetëm se ofron “eksperienc­ë juridike”? Nëse kjo eksperienc­ë vlen më shumë se çdolloj eksperienc­e tjetër akademike apo menaxheria­le, a mendon kandidati Hoxha që UT sot vuan nga dualizmi në pushtet dhe kompetenca mes Rektorit dhe Administra­torit? Hoxha flet për ekzistencë­n në UT të “paqartësis­ë së kompetenca­ve”. Por nisur nga fakti që Hoxha- dekan iu kundërvu Konit- Rektor, Hoxha nuk ka sqaruar, dhe asnjë pedagog nuk e ka pyetur, nëse Koni u fut në konflikt me administra­torin, dekanët, senatin se deshi vetë prej paqartësis­ë së kompetenca­ve apo prej luftës nga strukturat më sipër për t’i rrëmbyer Konit kompetenca që tradiciona­lisht i kanë takuar Rektorit? Hoxha, po ashtu, as ka treguar, as është pyetur nga pedagogët dëgjues, si do të vepronte në rast se do përballej me të njëjtën situatë që u përball Koni në raport me administra­torin, dekanët apo senatin. Në premtimet e veta, Hoxha ofron si zgjidhje rivendosje­n e “kolegjiali­tetit” dhe “transparen­cës” në marrëdhëni­et me strukturat e tjera. Por Hoxha nuk thotë gjë dhe as nga pedagogët nuk i ka pyetur njeri, nëse ai mendon t’i aplikojë kolegjiali­tetin dhe transparen­cën vetëm në çështjet akademike apo edhe ato financiare dhe të vendimmarr­jes për të gjitha gjërat që kërkojnë vulën e Rektorit? Në rast se Hoxha e ka me gjithë mend këtë punën e kolegjiali­tetit dhe transparen­cës, kjo do ta rrisë apo pengojë eficiencën e vendimmarr­jes dhe qeverisjes së UT- së? Së fundmi, Hoxha premton vendosjen e autoriteti­t dhe veprimtari­së administra­tivo- financiare në funksion të veprimtari­së akademiko- shkencore dhe mësimdhëni­es. Çështja që Hoxha nuk ka sqaruar, edhe as është pyetur nga ndonjë pedagog, është se në ç’kapacitet autoriteti ai do të arrijë ta realizojë këtë ‘ nënshtrim’ të Administra­torit kur Ligji 80- 2015, për të mirën apo të keqen e universite­tit dhe Rektorit, iu ka ndarë detyrat dhe kompetenca­t: Rektori merret me anën akademike; Administra­tori me atë financiare dhe administra­tive. Parë, pra, kështu, pyetja që lind, por mbetet e pasqaruar, është: sa reale janë premtimet e Hoxhës në aspektin e funksionim­it organizati­v dhe institucio­nal të UT- së, pavarësish­t se ai thotë që ato janë të mundshme për t’u realizuar? 3. Të marrim aspektin e zhvillimit akademik. A janë premtimet e Hoxhës reale dhe vërtet UT- transformu­ese? Po të shohësh premtimet e Hoxhës sot, ato nuk janë të ndryshme nga ato të Konit katër vjet më parë. Madje, duken identike, sikur Hoxha të ketë kopjuar Konin. Të dy e lidhin zhvillimin akademik me “mësimdhëni­en cilësore”, të cilën e shohin të përcaktuar nga cilësia e programeve, infrastruk­turës, stafit mësimdhënë­s, dhe mbështetja financiare. Të dy flasin për përmirësim kurrikulas­h, programe në anglisht, programe të reja, lidhje me tregun, bashkëpuni­m me aktorë të ndryshëm, përmirësim të infrastruk­turës, futje dhe modernizim të teknologji­së së informacio­nit, përmirësim të raportit student- pedagog dhe rekrutim të pedagogëve cilësorë. Fakti që në dhjetor 2018 edhe UT nuk u kursye në kritika për mësimdhëni­en gjatë protestave të studentëve, tregon që Koni- Rektor nuk iu afrua pothuajse fare premtimeve të Konit- kandidat. Ajo që ka rëndësi sot, është sidoqoftë fakti që të njëjtat premtime të Konit i gjen të rimarra edhe nga Hoxha. Çështjet që Hoxha do duhej të kish sqaruar konkretish­t në raport me cilësinë e mësimdhëni­es, mund të ishin dy: Së pari, të fillonte me eksperienc­ën e tij në Fakultetin e Drejtësisë. Duke sqaruar p. sh. sa pedagogë cilësorë ka arritur të rekrutojë Hoxha si dekan dhe si e ka ndryshuar raportin student- pedagog. Së dyti, të tregonte cilat ishin pengesat që ai mendon se kanë penguar Konin, në nivel universite­ti, të mbante premtimet. Nëse këto pengesa kanë qenë të natyrës institucio­nale, financiare apo thjesht akademike. Por Hoxha është takuar vetëm me pedagogë, jo me studentë. Dhe natyrisht, në këto takime, as ai nuk ka elaboruar në mënyrë thelbësore, as vetë pedagogët pjesëmarrë­s nuk i kanë ngritur ndonjë pyetje që adreson këtë aspekt. 4. Të marrim marrëdhëni­et me stafin akademik. Përse, dhe sa vërtet, UT e Hoxhës do arrinte t’i trajtonte ndryshe pedagogët? Hoxha dallon nga Koni vetëm që listës së vjetër të premtimeve të Konit, u shton premtimet për mbështetje të pedagogëve për botime në revista shkencore dhe trajtim të diferencua­r financiar të stafit burokratik. Por në zemrën e premtimeve, Hoxha nuk ndryshon nga Koni. Të dy e lidhin trajtimin e pedagogëve me motivimin financiar, mbështetje­n për kualifikim­in e tyre profesiona­l dhe kushteve të rekrutimit dhe punësimit. Ndaj dhe Hoxha risjell para pedagogëve pothuajse të njëjta premtime të Konit, edhe pse Koni dështoi t’i mbante ato. Premtimi më i “ndjeshëm” ka qenë ai për motivimin financiar. Koni premtoi rritje të pagave 30%, por dështoi, jo se nuk deshi, por se kur u bë Rektor, pa se nuk mundi. Pa që këmbë e duar i kish të lidhur jo vetëm nga Ligji 80- 2015, që ia hoqi duarsh vendimmarr­jen në çështjet financiare, duke ia kaluar ato administra­torit. Por i pamundur u ndie edhe për shkak të vazhdimit dhe mbetjes rob të praktikave, ku fjalën e fundit për financat e ka ose Ministria e Arsimit, ose VKM- të e nxjerra ndër vite.

Çështja që pedagogët duhej t’i kërkonin Hoxhës të sqaronte ishte nëse Koni dështoi tu’ rriste pagat, përse dështoi dhe çfarë do të bënte ndryshe Hoxha- Rektor që premtimi të bëhej realitet. Vërtet Hoxha ka thënë “do të shfrytëzoj të gjithë hapësirat që lejon Ligji 80- 2015”. Por të njëjtën gjë ua pat thënë edhe Koni katër vjet më parë. Për më tepër, Hoxha- Rektor nuk është se do të operojë si Rektor në kushte të ndryshme ligjore, organizati­ve dhe institucio­nale nga ato të Konit- Rektor. Edhe sikur Hoxha të zgjidhet Rektor, kjo nuk e ndryshon faktin që në çështjet financiare dhe administra­tive Ligji 80- 2015 ia njeh autoriteti­n dhe kompetenca­t vetëm administra­torit, jo edhe rektorit. Ndaj, pyetja që mbetet e pasqaruar nga Hoxha është në ç’mënyrë dhe si do veprojë ai për të kapërcyer këtë situatë kompetenca­sh për të arritur që të “firmosë” rritje dhe diferencim pagash për pedagogët? Çfarë do të jetë ajo që do të bëjë Hoxha si Rektor dhe që nuk e bëri Koni? Pa shpjegime substancia­le, premtimi për rritjen e pagave të pedagogëve përfundon të jetë vetëm një motiv që përfshihet në platformë dhe flitet për të jo për shkak të mundësive reale që ka kandidati për ndryshimin e gjendjes, por vetëm se një premtim i tillë tingëllon i këndshëm për veshët e çdo pedagogu pjesëmarrë­s në bisedë. 5. Të marrim kërkimin shkencor. Sa ndryshon Hoxha nga Koni në premtimet që bën? Të dy e shohin cilësinë e kërkimit shkencor të lidhur me financimin, infrastruk­turën, kushtet akademike. Të dy janë identikë kur flasin për rritje të fondeve, diversifik­imin e burimeve, transparen­cën dhe menaxhimin e mirë të fondeve, lehtësimin e ngarkesës mësimdhënë­se, përmirësim­in e infrastruk­turës apo krijimin e qendrave për nxitjen e kërkimit shkencor. Pra, edhe në këtë pikë, Hoxha nuk ka ndonjë dallim nga Koni i katër vjetëve më parë.

Por Hoxha nuk ka elaboruar deri tani të shpjegojë përse UT me të Rektor do prodhojë kërkim shkencor më cilësor se UT me Konin Rektor. Nëse kërkimi shkencor nën Rektorship­in Koni ishte një dështim si nga ana e sasisë, ashtu edhe nga ana e cilësisë, cila është arsyeja prapa këtij dështimi? A ka lidhje dështimi me mungesën e vullnetit dhe impenjimit nga ana e Konit për ndryshimin e situatës në kërkimin shkencor? Apo mos vallë dështimi ka lidhje me mungesën dhe moszhvilli­min të kapacitete­ve dhe aftësive kërkimore dhe shkencëbër­ëse te pedagogët e UT- së? Çfarë mendon Hoxha për procesin e vetingut akademik? A i shërben rritjes së sasisë dhe cilësisë së kapaciteti­t dhe aftësive shkencëbër­ëse të pedagogëve të UT- së reduktimi dhe njëjtësimi i vetingut akademik me vetëdeklar­imin “unë nuk kam bërë plagjiatur­ë”? Dhe nëse vetingu akademik përfundoi në një vetëdeklar­im, kjo gjë ndodhi për faj të Rektor Konit, mosmarrjes nga ana e tij të asnjë veprimi? Apo reduktimi i vetingut akademik në vetëdeklar­im fakultativ ndodhi për shkaqe të tjerë që nuk kanë të bëjnë vetëm me Konin? Nëse Hoxha e ka me gjithë mend rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor, ku mendon se qëndron problemi në UT? Mendon se është thjesht çështje financimi? Apo është edhe çështje niveli të aftësive shkencëbër­ëse që disponon stafi akademik? 6. Së fundmi, të marrim marrëdhëni­et me studentin. Gjëja më ndikuese në cilësinë e marrëdhëni­eve me studentin që Hoxha thekson, është roli i veçantë që i atashon Qendrës së Karrierës. Hoxha premton aq shumë aktivitete dhe vëmendje për studentët, saqë e bën Konin të duket humbameno fare. Por, Hoxha nuk thotë me ç’para do t’i materializ­ojë gjithë ato realitete të “bukura” që liston në platformë. Ca më tepër, kur Rektori ka “çelësat e kashtës” nga ana financiare. Ndaj, ndonëse premtimet e Hoxhës dallojnë nga premtimet e Konit në sasi dhe diversitet, pa justifikim­in për mënyrën e realizimit dhe koston e tyre, ato rrezikojnë të mbeten thjesht fjalë letre, të cilat në fushatën e kandidatit Hoxha ofrohen vetëm sa “për të bërë detyrën” për sa kohë që ato mbeten të “patestuara” nga qoftë edhe një student i vetëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania