Panorama (Albania)

Dosja “339”, SPAK gafë me të pandehurit, kërkoi arrest për të vdekurit

Prokuroria e Posaçme: Vdekja e tyre u mësua në momentin kur shkuam t’i arrestonim, do të ndërpresim hetimin ndaj tyre

-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dy ditë më parë njoftoi për 22 urdhërarre­ste të lëshuara ndaj komisioner­ëve të përfshirë në krime zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2017.

Kërkesa e SPAK është mbështetur edhe nga Gjykata e Posaçme, e cila urdhëroi arrestimin e dy komisioner­ëve, që rezultojnë të kenë ndërruar jetë dy vite më parë. Komisioner­ët Kasem Lala dhe Besim Bregu rezultojnë se kanë humbur jetën gjatë kohës që SPAK kryente veprimet hetimore ndaj tyre. Për komisioner­in Bregu, Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për Lalën, “Arrest shtëpie”. Lidhur me këtë fakt, SPAK është shprehur se hetimi për krimet zgjedhore ndaj personave të akuzuar ka qenë i fshehtë dhe me metoda proaktive dhe se Prokuroria që ai drejton është njoftuar për vdekjen e dy komisioner­ëve në momentin që Policia Gjyqësore ka shkuar për të bërë ekzekutimi­n e masave të caktuara nga Gjykata. Por, a ka kryer organi i akuzës ndonjë hetim apo përgjim ndaj dy personave që tashmë rezultojnë të kenë ndërruar jetë? Kjo pyetje ka mbetur ende pa përgjigje. Pas kësaj, SPAK është shprehur se do të njoftojë Gjykatën e Posaçme për të bllokuar procedurën e ekzekutimi­t të masave të sigurisë dhe në vijim të hetimeve, për dy komisioner­ët Lala dhe Bregu, që kanë ndërruar jetë, do të ndërpriten hetimet. Ndërkaq, në regjistrin e Gjendjes Civile ka rezultuar se familjarët e të ndjerëve nuk i kanë çregjistru­ar emrat e tyre nga regjistri kombëtar i gjendjes civile, pas vdekjes. 21 komisioner­ët që i përkisnin Partisë Socialiste, LSI- së, Partisë Demokratik­e dhe asaj Republikan­e, ditën e zgjedhjeve në vitin 2017, akuzohen se kanë lejuar me dashje persona të tjerë që janë paraqitur pranë tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Sipas SPPAK, janë tri qendra votimi, ku ka ndodhur ky krim zgjedhor; dy në fshatin Rubjek dhe një në fshatin Shetel në Shijak. Komisioner­ët kanë lejuar që të votohet për 52 persona, që ditën e zgjedhjeve nuk kanë qenë në Shqipëri. I përfshirë është edhe një shtetas, Armelin Zeka, i cili, ashtu si komisioner­ët, akuzohet për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifiku­ar. Krimi zgjedhor i komisioner­ëve është pjesë e dosjes ‘ 339’, e ndarë në disa fraksione, hetimet e së cilës nisën që në vitin 2016, ndërsa në vjeshtën e viti 2018 u finalizua operacioni ‘ VolVo 4’, ku u arrestuan 27 personat, mes tyre Astrit Avdyli, Flamur dhe Shkëlqim Avdyli, si dhe u prenë 44 fletarrest­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania