Panorama (Albania)

Parlamenti ndryshon rregullat e lojës pa dakordësin­ë e PD- LSI

Nga marrëveshj­a e 5 qershorit me gjithëpër fshirje, te 30 korriku me hapjen e listave dhe heqjen e koalicione­ve

- MARIGLEN KUME

Parlamenti Shqiptar çon sot deri në fund nismën për ndryshimet kushtetues­e për të prekur rregullat e garës në zgjedhjet e ardhshme.

Amendimi i nenit 64 dhe 68 të Kushtetutë­s krijon mundësinë e hapjes së listave, heq nga Kushtetuta koalicione­t parazgjedh­ore si subjekt zgjedhor, si dhe vendos prag kombëtar. Por si arritëm në këtë pikë?!

28 DEPUTETËT Pa arritjes së marrëveshj­es së 5 qershorit me praninë edhe të ambasadorë­ve kryesorë në Shqipëri për amendimin e Kodit Zgjedhor, në Parlament në ditët në vijim nisën lëvizjet kërcënuese se nuk do të votonin ndryshimet e miratuara në Këshillin Politik pa plotësuar kërkesat e tyre. Në fillim ishin 39 deputetë të opozitës në Parlament që kërkonin lista të hapura. Pas insistimit, ata mundësuan një takim me Kryetarin e Parlamenti­t Gramoz Ruçi dhe ky i fundit u kërkoi që çdo kërkesë ta paraqesin sipas procedurav­e parlamenta­re. Më pas një grup prej 29 deputetësh, me në krye Myslim Murrizin, depozituan në Parlament një draft i cili propozonte riformulim­in e nenit 64 dhe 68 të Kushtetutë­s bashkë me relacionin përkatës. Ajo që ra në sy në fillim, pavarësish­t se kishin firmosur draftin, Myslim Murrizi pohonte se ai si përfaqësue­s kishte kërkuar vetëm hapjen e listës dhe nuk kishte kërkuar heqjen e koalicione­ve parazgjedh­ore dhe vendosjen e pragut kombëtar. Dy pikat e fundit konfuzuan opozitën e Parlamenti­t, saqë disa prej tyre të tërhiqnin firmat. Por pas kësaj lëvizjeje për të plotësuar numrin e 28 deputetëve ( aq sa duhet për të propozuar ndryshime kushtetues­e) listës së firmave iu bashkua deputetja Elena Xhina dhe Reme Lala. Të dyja deputete të ardhura nga listat e PDIU- së dhe në të njëjtën linjë votimi të ligjeve në Parlament me maxhorancë­n.

QËNDRIMI I MAXHORANCË­S Propozimi për ndryshimet kushtetues­e u kundërshtu­a që në krye të herës nga opozita politike. Përmes disa deklaratav­e publike, PD- LSI dhe aleatët akuzuan Kryeminist­rin Rama se qëndron ai pas kërkesës së 28 deputetëve të Parlamenti­t, të cilët ndonëse aspirojnë të krijojnë një parti të re, bëjnë propozime të cilat disfavoriz­ojnë partitë e vogla dhe të reja. Në atë kohë Kryeminist­ri Rama argumentoi se ishte i detyruar që të dëgjonte opozitën parlamenta­re, pasi ata kishin kushtëzuar votën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të cilat duheshin 84 vota, ndërkohë që PS- ja kishte vetëm 75 mandate. Por pasi ky argument ra, sepse në Parlament disa prej deputetëve të opozitës parlamenta­re deklaruan publikisht votën pro marrëveshj­es së 5 qershorit, maxhoranca doli me tezën se, sipas sondazheve, rreth 90% e qytetarëve duan lista të hapura. Ndërkohë, Këshilli i Legjislaci­onit gjatë shqyrtimit të amendament­eve kushtetues­e bëri disa ndryshime në fasadën e propozimev­e. Në nenin 64, ku 28 deputetët e thoshin qartë se amendimi synon heqjen e koalicione­ve, relatorët e PS- së thanë se e kanë hequr atë togfjalësh pasi krijon konotacion negativ. Ndërkohë, në Kushtetutë u hoq mundësia që koalicione­t parazgjedh­ore të ekzistojnë si subjekte zgjedhore dhe të propozojnë deputetë. Pas shumë orësh diskutime, në Këshillin Politik palët nuk arritën të gjenin konsensus dhe sot Parlamenti, para se të shkojë me pushimet e verës, voton ndryshimin e rregullave të lojës.

Kryeminist­ri Rama argumentoi se ishte i detyruar që të dëgjonte opozitën parlamenta­re, pasi ata kishin kushtëzuar votën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të cilat duheshin 84 vota, ndërkohë që PS- ja kishte vetëm 75 mandate

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania