Panorama (Albania)

Balla: Pa u votuar ndryshimet kushtetues­e, listat s’hapen 100%

“Kodin e Praktikave të Mira të ‘ Venecias’ Luli e lexon sipas qejfit”

- Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ripërsërit­i qëndrimin e maxhorancë­s për t’i shkuar deri në fund nismës për të miratuar ndryshimet kushtetues­e seancën e sotme.

Në fjalën e mbajtur në Parlament, Taulant Balla theksoi se nëse Kuvendi nuk i miraton sot ndryshimet kushtetues­e, nuk do të jetë e mundur që të hapen listat në masën 100 për qind ashtu siç ka kërkuar Partia Demokratik­e. Ai shtoi më tej se PD- ja nuk është e sinqertë kur thotë se nuk ka kohë, pasi nëse një gjë e tillë do të ishte e vërtetë, nuk do të kishte pasur kohë as për ndryshimet e “5 qershorit”. Sipas tij, e gjithë kjo histori që po krijon opozita jashtë Kuvendit është e njëjta me çfarë ka ndodhur më herët dhe qëllimi është i qartë: për të prodhuar bllokim. “Meqenëse nesër kemi një çështje të rëndësishm­e, doja të thosha që t’i jepja një përgjigje PD- së, e cila thotë që ne nuk duam që ju të votoni ndryshimet kushtetues­e, se duam t’i hapim listat 100%! Po si hapen listat 100% për zgjedhjet e ardhshme, pa u votuar ndryshimet kushtetues­e nesër? Këtë Luli nuk e thotë, ndërkohë që thotë se paskemi shkelur afatet e Kodit të Praktikave të Mira të Komisionit të Venecias që nuk këshillon ndryshime 1 vit para zgjedhjeve! Po edhe Kodin e Praktikave të Mira Luli e lexon sipas qejfit, sepse po t’i qëndrojmë strikt leximit, atëherë ne s’duhet ta votonim as marrëveshj­en e 5 qershorit, se edhe ajo i bie më pak se 1 vit para zgjedhjeve të ardhshme. Domethënë sipas Lulit, ne sot jemi vonë për hapjen e listave, prandaj duhet t’i shtyjmë që të jemi më herët kur të bjerë dakord Luli! Opozitë ka dhe këtu dhe monopolin e saj se merr askush. Kuvendi duhet të hapë listat, dhe nesër, pa pritur që Luli të bie dakord, edhe pse shpresoj që kjo ditë të jetë dita kur të bien dakord”, tha Balla dje në Kuvend.

Doja që t’i jepja një përgjigje PD- së, e cila thotë që ne nuk duam që ju të votoni ndryshimet kushtetues­e, se duam t’i hapim listat 100%! Po si hapen listat 100% për zgjedhjet e ardhshme, pa u votuar ndryshimet kushtetues­e nesër?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania