Panorama (Albania)

Shkalla e vdekshmëri­së nga COVID- 19 arrin në 2.9 për qind

Kanë ndërruar jetë 150 persona, pjesa më e madhe në kryeqytet

-

Rritet shkalla e vdekshmëri­së si pasojë e COVID- 19 në vendin tonë. Në dy javët e fundit të korrikut ka pasur një shtim të rasteve fatale.

Referuar të dhënave zyrtare janë 150 persona që kanë ndërruar jetë si pasojë e kësaj sëmundjeje në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. Pjesa më e madhe prej tyre në Tiranë, ku deri më tani janë regjistrua­r 80 viktima. Dje kanë humbur betejën me koronaviru­sin edhe dy paciente, të shtruar prej ditësh në spital. “Fatkeqësis­ht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin COVID- 1, një 68vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoq­ëruese. Ka humbur jetën në spitalin COVID- 2 ‘ Shefqet Ndroqi’, një 60vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera”, tha Mirela Cami.

SITUATA NË SPITAL

Shifrat në rritje të të infekturav­e nuk kanë sjellë përkeqësim të situatës në dy spitalet COVID. Në këto dy struktura, sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, aktualisht po marrin trajtim mjekësor 125 pacientë, 17 prej të cilëve në terapi intensive dhe 7 të intubuar. “Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe spitalin ‘ Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar”, tha më tej Cami. Shqetësues është fakti që COVID- 19 po u kushton jetën edhe moshave të reja dhe personave pa sëmundje të tjera.

RASTET DITORE

Në 204 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronaviru­s 108 pacientë nga 502 testime të kryera. “Në 24 orët e fundit, janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamzë, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Përrenjas. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë”, është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësi­së. COVID- 19 ka pushtuar së fundmi edhe sallën e Parlamenti­t. Të martën, tre deputetët, Ralf Gjoni, Eljo Hyska dhe Enver Roshi, kanë bërë me dije se kanë rezultuar pozitivë në testin e koronaviru­sit. Po ashtu, kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se është i infektuar dhe se për një periudhë dyjavore do të qëndrojë izoluar në shtëpi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania