Panorama (Albania)

Lirohen të arrestuari­t për tërmetin, bie akuza për vrasje

Gjykata e Durrësit ka liruar Artur Terziun, akuzohej për “Vrasje”

-

Asnjë përgjegjës për dhjetëra viktima e qindra të plagosurit e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Ndryshimi i akuzave për të arrestuari­t ka shfryrë dosjen “Tërmeti” dhe deri më tani nuk ka asnjë përgjegjës për viktimat dhe të plagosurit nga objektet e shembura në Durrës. Gjykata e Durrësit ka liruar Artur Terziun, i cili akuzohej për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe pronarët e “Vila Palma” çiftin Arben e Dëshira Qato. Në objektin ku kishte ndërhyrë Terziu për të ndërtuar lokalin “Barons” humbën jetën nën rrënoja dy gra, ndërsa në hotel “Vila Palma” humbi jetën babai i Arben Qatos. Artur Terziu është lënë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërsa iu hoq akuza e rëndë e shkaktimit të vdekjes dhe tashmë do të hetohet për falsifikim dokumentes­h dhe ndërtim pa leje. Po i njëjti gjyqtar, Paulin Cera, ka vendosur si masë sigurie atë të “Detyrimit të paraqitjes” për Arben e Dëshira Qato, pronarë të “Vila Palma” në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Përfshi edhe të akuzuarit e tjerë në dosjen “Tërmeti”, prej të cilëve nuk ka ngelur asnjë në burg, nuk ka asnjë përgjegjës për dhjetëra viktimat e qindra të plagosurit.

ARTUR TERZIU Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për pronarin e lokalit “Barons”, Artur Terziu, i akuzuar fillimisht për “Vrasje në rrethana cilësuese”, pasi u shemb pallati 6- katësh në lagjen Nr. 6. Terziu kishte bërë ndërhyrje në kolonat e pallatit, ku kishte ndërtuar lokalin “Barons”, të cilin edhe e kishte legalizuar, ku humbën jetën dy gra: Nafije Rexhepi dhe Xhuljeta Gjonajt. Në seancën e masës së rivlerësim­it, avokati mbrojtës i 44- vjeçarit kërkoi masë më të lehtë për Terziun, pasi, sipas tij, i mbrojturi nga ai nuk akuzohej më për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, por vetëm për veprat penale; “Falsifikim dokumentes­h dhe ndërtim pa leje”. Në bazë të kësaj akuze të re, gjyqtari Paulin Çera vendosi ndryshimin e masës nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje”. Sipas burimeve nga organi i akuzës, ekspertiza që u bë ngjarjes si dhe kampionët e marrë në rrënojat e pallatit nxorën shkaktarë për shembjen e pallatit cilësinë e dobët të betonit të kolonave. “Shkak për shembjen e pallatit ka qenë cilësia e dobët e betonit dhe jo ndërhyrja në katin e parë për ta përshtatur në lokal. Ekspertët kanë konstatuar se pallati ishte ngritur mbi kolona dhe nuk ka pasur mure mbrojtës”, thanë burime nga organi i akuzës. Tani, Terziu do të hetohet vetëm për falsifikim dhe ndërtim pa leje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania