Panorama (Albania)

Shkuan t’i arrestonin burrin, gruaja: Vdiq në 2018- ën

“Unë brenda 40 ditëve kam bërë çregjistri­min e burrit”

-

Bashkëshor­tja e Besim Bregut, njërit prej komisioner­ëve të zgjedhjeve të 2017- ës, që ka ndërruar jetë, për të cilin u lëshua edhe urdhërarre­sti nga SPAK, ka hedhur dritë mbi ngjarjen aspak të zakontë. Ndonëse shkuan në banesën e të ndjerit për t’i vënë prangat, Policia është përballur me një situatë befasuese, pasi është njoftuar nga familjarët se Bregu kishte ndërruar jetë. E shoqja e tij, Nafije Bregu, në një prononcim për “News24” tha se burri i saj kishte ndërruar jetë në 28 dhjetor të 2018- ës dhe kishte bërë çregjistri­min e tij në kohë.

“Burri im është ndarë nga jeta në 28 dhjetor të 2018- ës. Janë të gjitha dokumentet në Itali. Burri im është çregjistru­ar. S’e kuptova, pasi më thanë se nuk ishte çregjistru­ar. Unë, brenda 40 ditëve nga koha kur vdiq, kam bërë çregjistri­min. E bëra dokumentac­ionin që më takonte. Dje thanë se u arrestua. Sot thanë se dy komisioner­ë janë të vdekur. Burri im ka qenë komisioner i Partisë Demokratik­e”, tha bashkëshor­tja e të ndjerit, Nafije Bregu. Kujtojmë që në qendrën e votimit 1335 në kopshtin e fshatit Rubjek, në zgjedhjet e vitit 2017 morën pjesë në votim 226 zgjedhës, nga të cilët 143 votuan Partinë Socialiste, por nga këto vota, 7 rezultuan të jenë të manipuluar­a. Pra, në këtë qendër votimi, manipulimi i bërë nga komisioner­ët në nivel përqindjej­e është 3.1 për qind e totalit.

MANIPULIMI I VOTAVE Manipulimi i zbuluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrup­sion ( SPAK) në tri qendrat e votimit në Bashkinë Shijak, në kuadër të dosjes “339”, e cila prej vitit 2019 ka marrë emrin dosja “29”, kishte në bazë të saj një skemë shumë të thjeshtë. SPAK ka zbuluar se në këto tri qendra votimi janë përdorur të dhënat e emigrantëv­e, të cilët në ditën e zgjedhësve nuk kanë qenë në Shqipëri. Sipas Prokuroris­ë, personat e marrë të pandehur kanë manipuluar rezultatin e votimit, duke hedhur vota për personat që në kohën e zgjedhjeve ishin në emigrim. Në total, në të tria kutitë e hapura është provuar se kjo gjë është bërë 52 herë. Bazuar në provat e administru­ara nga Gjykata e Posaçme për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar u caktuan masat e sigurimit personal për 22 persona, nga të cilët 11 me masën “Arrest në burg”, 8 të tjerë “Arrest shtëpie” dhe “Detyrim paraqitje” për 3 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë skemë manipulimi.

 ??  ?? Nafije Bregu, bashkëshor­tja e Besim Bregut
Nafije Bregu, bashkëshor­tja e Besim Bregut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania