Panorama (Albania)

Hyseni: Marrëveshj­a gjithëpërf­shirëse doemos do rezultojë me njohje reciproke

-

Sot në Bruksel mbahet një tjetër raund në nivel teknik mes Kosovës dhe Serbisë, ku do të marrin pjesë Koordinato­ri i Kosovës për Dialogun, Skënder Hyseni, përfaqësue­si i Serbisë, Marko Gjuriç, dhe Emisari i BE- së për dialogun, Miroslav Lajçak. Koordinato­ri Hyseni tha se në negociata “do të preken elemente të veçanta të një marrëveshj­eje gjithëpërf­shirëse – ligjërisht, ndërkombët­arisht obliguese. Janë negociata skajshmëri­sht politike për një marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse, e cila doemos do të rezultojë me njohje reciproke. Ajo që është esenciale, është ndërtimi i një konsensusi maksimal në mënyrë që këto punë t’i çojmë në drejtimin e duhur”, tha Hyseni në “Klan Kosova”.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE- së, Peter Stano, e ka përgënjesh­truar raportimin e sotëm të medias serbe “Novosti”, se ka një ultimatum që Brukseli po përgatit për Serbinë me qëllim të njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe lejimit të anëtarësim­it në OKB. “Në parim, ne nuk komentojmë sa u përket spekulimev­e të mediave, por sa i përket këtij rasti, dua që në mënyrë eksplicite të demantoj spekulimet për takimin e nesërm të nivelit të ekspertëve”, ka thënë Stano për REL. Media të afërta me pushtetin në Serbi të mërkurën kanë raportuar se Bashkimi Europian është duke përgatitur një ultimatum për Serbinë, ku gjatë kësaj të enjteje do të kërkojnë nga Beogradi zyrtar që të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, dhe që Serbia të lejojë anëtarësim­in e Kosovës në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara. Sipas tekstit, drafti është punuar pa e parë as Kosova e Serbia, dhe se për këtë janë keqpërdoru­r takimet e Brukselit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania