Panorama (Albania)

Palmer: SHBA ju mbështet, një klimë e mirë rajonale nxit investimet amerikane

-

Pjesë e diskutimit për vendet e Ballkanit Perëndimor ishte edhe Zëvendësnd­ihmëssekre­tari Amerikan i Shtetit për Europën dhe Euro- Azinë, Matthew Palmer, i cili tha se SHBA- ja do ta mbështesë rajonin. I pyetur për mundësitë e bashkëpuni­mit rajonal në mes të vendeve të rajonit, Palmer tha se ndërtimi i një klime të sigurt për aktivitet ekonomik i nxit investimet amerikane. “Kompanitë amerikane nuk do të shikojnë vetëm klimën rajonale, por do të shikojnë edhe klimën lokale dhe ato do të duan të dinë se reformat kanë ndodhur dhe se rendi dhe ligji është i institucio­nalizuar, kontratat janë të obligueshm­e, si dhe të kenë një ambient të parashikue­shëm ekonomik, në të cilin mund të presin një kthim të arsyeshëm të investimit”, tha ai. Sipas Palmer, kjo është diçka të cilën SHBA- ja do të jetë në gjendje ta mbështesë politikish­t. Zëvendësnd­ihmëssekre­tari Amerikan i Shtetit për Europën dhe Euro- Azinë ritheksoi përkrahjen për proceset integruese të tyre përfshirë edhe procesin e bisedimeve Kosovë– Serbi, të ndërmjetës­uara nga Bashkimi Europian, duke nënvizuar rolin e të dërguarit të posaçëm europian, Miroslav Lajcak, për rifillimin e bisedimeve Kosovë– Serbi për normalizim­in e marrëdhëni­eve ndërmjet tyre. “Shtetet e Bashkuara fuqishëm, publikisht mbështesin këtë proces dhe rolin e zotit Lajçak, si dhe nxisin të dyja palët që të bëjnë papara”, tha ai, duke shtuar se ka një përmbajtje të fortë të qasjes transatlan­tike ndaj Ballkanit. “Ne kemi pikëpamje të njëjta për të ardhmen dhe vendet e Ballkanit Perëndimor i shohim si anëtare të BE- së, si vende që kanë bërë reforma të domosdoshm­e dhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian punojnë në partnerite­t”, tha ai duke vënë theksin te përpjekjet e Shqipërisë edhe Maqedonisë se Veriut për të bindur Këshillin Europian që të hapen negociatat për anëtarësim. Palmer mbështeti marrëveshj­en e 5 qershorit në Shqipëri për Reformën Zgjedhore si pasqyruese të bashkëpuni­mit të ngushtë dhe partnerite­tit me SHBA- në.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania