Panorama (Albania)

Arratisja e Kadaresë, Lame: Si e mësova lajmin dhe telefonata me Ramiz Alinë

“‘ Ke ndërtuar ndonjë agjenturë zbulimi të jashtëm’, pyeti ai me një zë sa intim e habitës, aq edhe kureshtar, ironik, dyshues e akuzues”

-

Ismail Kadare i kishte shpëtuar përkohësis­ht fushatës kundër tij. Kishte qenë vetë Enver Hoxha që e kishte shpëtuar në momentet e fundit, teksa mendonte për reputacion­in e tij. Por tashmë Enver Hoxha nuk ishte më. Kishte vdekur në prill të vitit 1985 dhe pasardhësi i tij, ashtu si edhe pritej, u bë Ramiz Alia. Atëherë kur askush nuk e priste, Ismail Kadare ndërmerr një hap shumë të guximshëm, vendos të ikë në Francë dhe të kërkojë azil politik. Jehona në Shqipëri ishte e jashtëzako­nshme, po aq edhe në shtypin e huaj. Shkrimtari më i njohur shqiptar ishte arratisur. Ish- kryetari i Hetuesisë së Përgjithsh­me përgjatë një dekade gjatë regjimit diktatoria­l, Qemal Lame, në librin e tij "Dritëhijet e kohës" ( shtëpia botuese "Neraida"), merr në shqyrtim "Dosjen Kadare", duke dëshmuar në vetë të parë për gjithë përndjekje­n që i bëhej shkrimtari­t dhe tentativat për ta arrestuar dhe dënuar atë. Lame ndalet edhe në momentin e ikjes së Kadaresë. Ai e nis rrëfimin e tij me lajmin e dëgjuar në valët e "Zërit të Amerikës", tronditjen e momentit dhe përpjekjen e menjëhersh­me për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje. Lame tregon se si nisi t'i merrte të gjithë drejtuesit e lartë të shtetit në telefon, deri në momentin që komunikoi me vetë Ramiz Alinë, i cili nga ana e tij shprehu habinë për këtë veprim të Kadaresë. Lame tregon telefonatë­n me Ramiz Alinë dhe bisedat e njëpasnjës­hme me Adil Çarçanin e Hekuran Isain, si dhe takimin me këtë të fundit, i cili i përcillte "porosinë" e Ramiz Alisë. Sipas tij, Ismail Kadare ishte sjellë si një armik dhe tradhtar. Ai kishte vërtetuar dyshimet e tyre të hershme, që ai kishte vepruar si një agjent i Perëndimit, dhe si i tillë edhe duhej dënuar.

Cili ishte reagimi i Qemal Lames dhe pse hezitoi ta quante "krim" aktin e Kadaresë?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania