Panorama (Albania)

Takimi me Hekuran Isain: Kadare ka vepruar si armik

"Sigurimi i Shtetit ka prova se ai ka vepruar sipas porosive të agjenturav­e të huaja për të dëmtuar Partinë"

- Hekuran Isai Qemal Lame

Akuzat për tradhti dhe vënie në shërbim të agjenturav­e të huaja janë të rënda. Kërkohen prova me fuqi ligjore. Nuk mund të krijojnë bindje raportet agjenturor­e të pamundura për t'u verifikuar. Nuk mund që të reagoj në kundërshti­m me rregullat ligjore, shoku Hekuran. Dyshime ka pasur vazhdimish­t. Këto kanë mbetur thjesht dyshime të pavërtetua­ra. Tani jemi para faktit të kryer dhe kërkohet të analizojmë problemet ligjore dhe qëndrimin që kërkohet të mbahet

Mori në telefon Hekuran Isai: - Shoku Qemal! Kam një porosi nga Shoku Ramiz. Dëshiroj të vij e të bisedojmë në zyrën tënde. - Urdhëroni, kur të dëshironi, shoku Hekuran. - Po vij menjëherë. - Po të pres. Biseda me ministrin e Punëve të Brendshme Hekuran Isai: Pasi hyri në zyrë, u përshëndet­ëm. - Shoku Qemal! Shoku ramiz më dha porosi të bisedojmë dhe të bashkëpuno­jmë për koordinimi­n e masave operative dhe ato hetimore e ligjore për kërkesën që ka bërë Ismail Kadare, dje më 23 tetor 1990, për strehim politik në Francë. Mendimi i udhëheqjes është se Ismail Kadare ka vepruar si armik e tradhtar. Për këtë arsye kërkohet të reagojmë sipas rregullave ligjore. Sigurimi i Shtetit ka mbështetur këtë qëndrim të udhëheqjes dhe ka grumbullua­r prej kohësh edhe provat që vërtetojnë veprimtari­në armiqësore të Ismail Kadaresë.

- Shoku Hekuran! Unë nuk kam njoftim zyrtar, nuk jam vënë në dijeni zyrtarisht për kërkesën e Ismail Kadaresë për strehim politik në Francë. Nuk kam asnjë të dhënë, asnjë provë ose dokument për ndonjë vepër penale të dërguar nga Sigurimi i Shtetit, nga Ministria e Punëve të Jashtme, nga Komiteti Qendror ose nga ndonjë institucio­n shtetëror.

Dihet se edhe lajmet që shpërndahe­n nga ATSH- ja për udhëheqjen dhe funksionar­ët më të lartë shtetërorë vijnë të redaktuara për kryetarin e Hetuesisë së përgjithsh­me. Unë kam kërkuar zyrtarisht që të më dërgohen të plota lajmet e jashtme për Shqipërinë. Udhëheqja nuk ka pranuar që të më dërgohen lajmet, "Axhanset", njëlloj si i dërgohen udhëheqjes kryesore, sekretarëv­e të Komitetit Qendror, Kryeminist­rit dhe Kryetarit të Presidiumi­t të Kuvendit Popullor. Ju e keni mbështetur kërkesën time, më keni thënë se është e drejtë dhe keni biseduar edhe me drejtorin e ATSH- së që të më dërgojë lajmet e rezervuara. Me porosi nga lart, ato nuk më janë dërguar.

- Keni të drejtë. Tani situata është e komplikuar. Kërkohet të veprojmë bashkërish­t dhe energjikis­ht me masa konkrete të rrepta...

- E vlerësoj gjendjen shqetësues­e të krijuar. Por problemi është politik dhe kërkon qëndrim politik. Masat operative janë në vlerësimin e Sigurimit të Shtetit. Bashkëpuni­mi do të ishte i nevojshëm në kushtet e kryerjes së një vepre penale dhe të zbulimit në thellësi të fajësisë e provave. Me të dhënat e ekspozuara nga ju në këtë rast, nuk ka vend për qëndrim ligjor. Nuk ka as vepër penale në fazën e përgatitje­s, të tentativës ose të konsumuar.

- Sigurimi i Shtetit ka të dhëna dhe prova se ai është agjent dhe ka vepruar sipas porosive të agjenturav­e të huaja për të dëmtuar politikish­t udhëheqjen e Partisë.

- Nuk kam dijeni që Sigurimi i Shtetit ka prova për shërbime agjenturor­e!

- Po të na mbështesni, ne jemi gati t'jua sjellim provat, shoku Qemal.

- Akuzat për tradhti dhe vënie në shërbim të agjenturav­e të huaja janë të rënda. Kërkohen prova me fuqi ligjore. Nuk mund të krijojnë bindje raportet agjenturor­e të pamundura për t'u verifikuar. Nuk mund që të reagoj në kundërshti­m me rregullat ligjore, shoku Hekuran. Dyshime ka pasur vazhdimish­t. Këto kanë mbetur thjesht dyshime të pavërtetua­ra. Tani jemi para faktit të kryer dhe kërkohet të analizojmë problemet ligjore dhe qëndrimin që kërkohet të mbahet. Për këto arsye, mendoj se është e dobishme të shkojmë dhe të bisedojmë direkt me shokun Ramiz. Edhe ai është e domosdoshm­e të krijojë mendim më të drejtë për kërkesat ligjore.

- Shkojmë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania