Panorama (Albania)

Tirana në delir, feston të 25- tin titull kampion

Bardheblut­ë zhvillojnë ceremoninë e medaljeve, e mbyllin në barazim

-

Pritja përfundoi dhe shpërthen festa. Tirana triumfon për herë të 25- të, zyrtarisht, në stadiumin "Air Albania".

Një sezon që nisi me një trajner që ka bardheblut­ë në ADN dhe që përfundoi me sukses kur në kryesim ishte Emanuel Egbo. Ish- përgatitës­i i portierëve, nigeriani i shqiptariz­uar prej thuajse 16 vitesh në vendin tonë, është afrikani i parë që triumfon në arenën europiane. Një tjetër rekord është pikërisht numri i 25 titujve kampionë të Kategorisë Superiore, si asnjë skuadër tjetër në vend. Një sezon me luhatje në pjesën e parë dhe dominim në të dytën, me ndërprerje dhe frikë prej pandemisë, por në fund me festë gjysmake. Në mbrëmjen e 29 korrikut fusha ishte e mbushur bardheblu, por shkallët e stadiumit ishin të ftohta, boshe dhe pa ajkën e futbollit: tifozët e Tiranës. Titulli i 25të zyrtar Tiranës iu dorëzua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i FSHF- së, Armand Duka, dhe sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF- së, Ilir Shulku. Për protokoll, në ndeshjen e javës së 36- të, Tirana barazoi 1- 1 me Bylisin.

NDESHJA Ngo zhbllokon shifrat në të 22- tën minutë. Një gol me kokë nga shtatlarti kryeqyteta­s, i cili goditi saktë duke e dërguar sferën në cepin e portës së Hidit, pasi Batha harkoi saktë në qendër të zonës. Në të 75tën, Sallaku i sapofutur tund traversën e portierit Lika dhe ka një dyshim nëse topi e kaloi apo jo vijën fatale. Bylis është kërkues, ndërsa Tirana nuk e mbyll ndeshjen. Minuta e dytë e shtesës dhe Sallaku provon sërish nga jashtë zone, gjuan fort dhe këtë herë e dërgon sferën në cepin e djathtë të Ilion Likës duke barazuar 1- 1. Mbaron kampionati me bardheblut­ë kampionë dhe ballshiotë­t që shmangën zonën "play out", teksa këto dy klube kanë ende një llogari të hapur në Komisionin e Etikës, për ndeshjen e dyshuar në gjysmëfina­len e Kupës së Shqipërisë.

CEREMONIA Pritet festa. Bluza të personaliz­uara me mbishkrimi­n 25 herë kampionë. Tirana pret teksa fushës i shtohet i gjithë dekori. Presidenti Ilir Meta dhe ai i FSHF- së japin medaljet për të gjithë lojtarët, stafin dhe drejtuesit e ekipit kryeqyteta­s. Në fund, shampanjë, fishekzjar­rë dhe festë. Tirana triumfon me titullin e 25të zyrtar në edicionin e 100vjetori­t të klubit. Tani, sytë nga Liga e Kampionëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania