Panorama (Albania)

Ilion Lika: Ëndërroj surpriza në Champions

"Të ardhmen e vendos Halili, dua të luaj ak oma"

-

Ilion Lika premton vazhdimësi, pse jo edhe surpriza në Ligën e Kampionëve.

Një nga pikat e forta të Tiranës kampione lë të hapur mundësinë që të jetë ende protagonis­t me bardheblut­ë, duke qenë se e ndien veten ende në formë për të kontribuua­r te një klub si Tirana. Për "Panorama Sport", ai ka një dedikim të veçantë për titullin. Emocionet: "Është kënaqësi që të fitosh kampionati­n me Tiranën. Ishte një nga objektivat primare për ne si skuadër dhe ia arritëm qëllimit. Jemi të gjithë shumë të gëzuar, të emocionuar, sidomos kur ky titull përkon edhe me 100- vjetorin e klubit. Për këtë, në njëfarë mënyre ishte si detyrim për ne. Me këtë trofe, kënaqim veten tonë, familjet tona që janë gëzuar shumë pasi edhe ato futen tek emocioni dhe stresi i sportit. Gëzohet presidenti që ka bërë shumë harxhime dhe sakrifica për këtë ekip".

Dedikimi - "Sipas meje, këtë kampionat e meritojnë tifozët që janë lojtari i 12- të i këtij ekipi. Të them të drejtën, kanë qenë një ndihmë shumë e madhe për ne në momentet kur ishin në stadiume dhe morëm ato fitore të rëndësishm­e. Kanë qenë mbështetje shumë e madhe. E meritonin këtë titull pas gjithë këtyre viteve. Pas 11 viteve. Shpresoj që t'i kemi gëzuar tifozët sadopak".

E ardhmja - "Sezoni i fundit? Unë nuk e di se kur do të mbarojë e ardhmja ime në sport. Shpresoj që të mos jetë e afërt. Është e vështirë që ta lësh futbollin. Mirëpo, përderisa unë ndihem në formë, përderisa unë jam në gjendje që të luaj akoma për një ekip si Tirana, ku vështirësi­të janë më të mëdha se në ekipet e tjera, pse jo të mos vazhdoj. Gjithsesi, e ka në dorë stafi drejtues me presidenti­n. Ata do të analizojnë dhe do të peshojnë si të thuash paraqitjet e mia dhe aktivizime­t e mia. Çdo gjë e kanë në dorë ata…".

Himni i Champions- it - "Realitet… Sigurisht që ai lloj himni është diçka e bukur edhe kur e ndjek nga televizion­i. Normalisht që të emocionon, por gjërat kanë ndryshuar në futboll. Nuk është më ai lloj spektakli dhe ajo lloj kënaqësie. Pandemia ka sjellë problemati­ka. E them këtë, sepse një ndeshje futbolli, kur nuk ka tifozët, kur nuk ka entuziazëm, nuk është më ai emocion që ka qenë gjithmonë. Kështu që edhe kjo ka vështirësi­në e vet. Ju e shihni që ndeshjet pa tifozë ngjajnë më shumë si ndeshje miqësore. Gjithsesi, unë si Ilion mendoj se ne do të formojmë një ekip dhe do të futemi në Champions jo sa për të kaluar radhën, por shpresojmë që të bëjmë edhe surpriza", ka deklaruar portieri i skuadrës bardheblu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania