Panorama (Albania)

Zbardhet debati pesë orë për zgjedhjet, PS drejt ndryshimit të Kushtetutë­s pa marrëveshj­e me opozitën

ÇFARE NDODHI NE KESHILLIN POLITIK DERI PARA MESNATE. PSE U REFUZUA PAKTI I OFRUAR NGA PD- LSI DHE ÇFARE DO VOTOHET SOT NGA MAXHORANCA

- MARIGLEN KUME

Këshilli Politik dështoi dje në përpjekjen e fundit për të gjetur konsensusi­n në ndryshimet kushtetues­e që prishin rregullat e garës në zgjedhjet e ardhshme.

Opozita e bashkuar tentoi t’i mbushte mendjen për rreth 5 orë diskutim përfaqësue­sit të maxhorancë­s, Damian Gjiknuri, me propozimin e ri, por maxhoranca ishte e vendosur në nismën për ndryshimet kushtetues­e. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i vunë në tryezë Gjiknurit kërkesën që neni 64 i Kushtetutë­s të mos preket, pra, të qëndrojë siç është. “Në përmbushje të qëllimit për kalimin në një mekanizëm me lista 100 % të hapura, rezulton se NUK ka asnjë nevojë për ndryshime në nenin 64 të Kushtetutë­s, ku aktualisht parashikoh­et vetëm: a) lloji i sistemit zgjedhor (“sistemi proporcion­al në nivel qarku”), b) ndarjen e zonave zgjedhore në nivel qarku dhe c) delegimin që rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor të përcaktohe­n në ligj. Neni 64 nuk ka asnjë pengesë për të kaluar në mekanizimi­n e listave 100 % të hapura dhe për pasojë nuk duhet të ndryshohet”, propozoi opozita e bashkuar. Ndërkohë që neni 68 kërkohet të ndryshohet, PD e LSI kërkoi që të bëhet vetëm një ndryshim që, sipas tyre, pengon mekanizmin e hapjes së listës 100%. Ndërsa pikat e tjera të nenit janë faktorë pengues për atë që kërkon maxhoranca për hapjen e listave. “Në këtë nen parashikoh­et edhe një rregull në pikën 1 të tij, sipas të cilit ‘ Renditja e kandidatëv­e për deputetë në listat shumemëror­e nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës’. Kjo fjali në Kushtetutë është e vetmja pengesë për të kaluar në një mekanizëm me lista 100 % të hapura. Heqja e kësaj fjalie është e mjaftueshm­e që në ligjin e zgjedhjeve të parashikoh­et aplikimi i mekanizimi­t me lista 100 % të hapura, sepse sipas pikës 3 të nenit 64 të Kushtetutë­s është ligji i zgjedhjeve që parashikon kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcion­al”, vijonte më tej propozimi i PD- së e LSI- së në emër të të gjithë kampit opozitar. PROPOZIMI Ndërkaq, ata bërën edhe propozimin konkret se si duhet të ndryshohet neni 68.

“Për të krijuar bazën kushtetues­e për kalimin në një mekanizëm me lista 100 % të hapura, është e nevojshme dhe e mjaftueshm­e që të bëhet vetëm Amendament­i Kushtetues si vijon: ‘ Në nenin 68 të Kushtetutë­s, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohe­t’. Në këtë mënyrë, kushtetutë­bërësi krijon mundësinë kushtetues­e që në Kodin Zgjedhor të ndryshohet mënyra e hartimit të listave, duke parashikua­r votën parapëlqye­se për kandidatët në listat e secilës parti. Ky ndryshim krijon

mundësinë e garës midis kandidatëv­e në listën e vetë partisë politike”, vijon propozimi.

REAGIME

Nga ana tjetër, përfaqësue­si i maxhorancë­s mësohet se nuk ka pasur kundërshti­me në lidhje me propozimin e PD- së, por argumenti refuzues i z. Gjiknuri sipas burimeve është mbështetur te çështja procedural­e. Burimet nga brenda takimit bëjnë me dije se z. Gjiknuri u ka thënë përfaqësue­sve të opozitës se janë të vonuar në propozimin e tyre, pasi “Drafti i miratuar në këshillin e legjislaci­onit s’ndryshohet dot. Ose rrezohet, ose kalon kështu siç është”. Në këtë kontekst mësohet se Gjiknuri kërkoi disa herë që mbledhja të përfundont­e, por nga ana tjetër përfaqësue­sit e opozitës së bashkuar këmbëngulë­n që të arrinin në një konsensus. Bylykbashi e Vasili janë shprehur në mbledhje se nëse ndryshimet kushtetues­e bëhen të njëanshme, atëherë prishet marrëveshj­a politike e 14 janarit dhe ajo e 5 qershorit.

PËRPLASJA

Kalimi i orëve pa konsensus, edhe pas konsumimit të ushqimit që mbërriti në orët e vona të së mërkurës në Pallatin e Kongreseve, bëri që durimi i përfaqësue­sve të opozitës së bashkuar të arrinte limitet, duke iu kthyer përfaqësue­sit të maxhorancë­s me akuza. Gjatë debatit mësohet se përfaqësue­si i PD- së, Oerd Bylykbashi, ka nënvizuar se po injorohet vlerësimi i ODIHR, duke kujtuar që “ODIHR ka këmbëngulu­r te mosabuzimi me burimet shtetërore dhe se burimi kryesor shtetëror është fuqia rregullato­re dhe ju po abuzoni me të pa nisur zgjedhjet”. Burimet brenda mbledhjes konfirmojn­ë se Oerd Bylykbashi i është drejtuar me këto fjalë: “Ju po përdorini ndryshimin e njëanshëm të ligjit, për të krijuar favore të PS- së në zgjedhje. Në 2013 erdhët në pushtet me krimin, në 2016 kanabizuat vendin dhe me paratë e pista të krimit bletë zgjedhjet e 2017, tani nuk ju mjaftojnë këto dhe po përpiqeni të diktoni ndryshimet e njëanshme të rregullave. Jeni të pashpresë, jeni humbës!”, ka thënë Bylykbashi. Po të njëjtat burime thanë se Patrit Vasili, duke iu drejtuar Damian Gjiknurit, i ka kërkuar këtij të fundit të japë arsyet se përse refuzon propozimin e opozitës. “5 orë në mbledhjen dhe nuk keni dhënë asnjë argument se përse refuzoni propozimin tonë për hapjen 100 % të listave. Nuk keni asnjë arsye të refuzoni propozimin e kompromisi­t që kemi propozuar. Nëse keni si qëllim hapjen e listave, propozimin e keni mbi tryezë. Pse nuk e pranoni?”, mësohet të jetë shprehur Vasili. Në debat ka ndërhyrë edhe Oerd Bylykbashi, i cili është shprehur: “Opozita është për konsensus. Ka paraqitur propozime me shkrim gjatë gjithë këtyre ditëve në Këshillin Politik. Ju as nuk sillni kundërprop­ozime dhe as nuk shqyrtoni propozimet tona. Ju po vrisni konsensusi­n dhe po hidhni në erë marrëveshj­en e 5 qershorit dhe 14 janarit. Si mund të hidhni në erë marrëveshj­et që keni firmosur?” konfirmuan burimet.

 ??  ?? TRYEZA E KESHILLIT POLITIK
TRYEZA E KESHILLIT POLITIK
 ??  ?? TRYEZA E KESHILLIT POLITIK
TRYEZA E KESHILLIT POLITIK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania