Panorama (Albania)

11 LIGJET DHE 2 AKTET NORMATIVE QË U MIRATUAN DJE NË KUVEND

-

Projektlig­ji “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin” u miratua 81 vota pro, 9 kundër dhe 3 abstenim.

Projektlig­ji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/ 2017, ‘ Për sportin’” u miratua me 87 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenim.

Projektlig­ji “Për një shtesë në ligjin nr. 8438, dt. 28.12.1998, ‘ Për tatimin mbi të ardhurat, të ndryshuar’”, u miratua me 81 vota pro, 12 kundër dhe 7 abstenim.

Projektlig­ji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, ‘ Për tatimin mbi të ardhurat, të ndryshuar’” u miratua me 82 vota pro, 12 kundër dhe 7 abstenim.

Projektlig­ji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/ 2020, ‘ Për shkëmbimin automatik të informacio­nit të llogarive financiare’ u miratua me 85 vota pro, 11 kundër dhe 4 abstenim;

Projektlig­ji “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/ 2019, ‘ Për faturën dhe sistemin e monitorimi­t të qarkullimi­t’ u miratua me 82 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenim;

Projektlig­ji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 ‘ Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar’” u miratua me 83 vota pro, 10 kundër dhe 7 abstenim.

Projektlig­ji “Për disa shtesa në ligjin nr. 8743, dt. 22.2.2001, ‘ Për pronat e paluajtshm­e të shtetit, të ndryshuar’” u miratua me 80 vota pro, 12 kundër dhe 7 abstenim;

Projektlig­ji “Për regjistrin e pronarëve përfitues” u miratua me 85 vota pro, 10 kundër dhe 3 abstenim;

Projektlig­ji “Për shtetësinë” u miratua me 84 vota pro, 8 kundër dhe 3 abstenim;

Akti normativ nr. 28, datë 88/ 2019 “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar”, u miratua me 86 vota pro, 8 kundër dhe 6 abstenim.

Akti normativ nr. 30, datë 20.07.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administra­tive gjatë kohëzgjatj­es së periudhës së infeksioni­t të shkaktuar nga COVID- 19 të ndryshuar”” u miratua me 87 vota pro, 11 kundër dhe 2 abstenim.

Projektlig­ji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 45/ 2015 ‘ Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë’” u miratua me 95 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania