Panorama (Albania)

DEKLARATA E PLOTË E AMBASADËS AMERIKANE

-

Gjatë javëve të fundit, ambasadorj­a Kim ka pasur biseda të shumta mbi Reformën Zgjedhore me Presidenti­n Meta, Kryeminist­rin Rama, kryetarin e Partisë Demokratik­e Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë. Ajo ka nënvizuar tri pika: Së pari, marrëveshj­a e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparen­t dhe gjithëpërf­shirës, duhet respektuar ashtu siç u ra dakord për të. Së dyti, Parlamenti ka kompetenca­t dhe përgjegjës­inë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislaci­onin. Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizim­in e kësaj, kanë djegur pretendime­t që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjës­i në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësoj­në një pjesë domethënës­e të votuesve shqiptarë. Për këto arsye, ne e kemi lavdëruar marrëveshj­en e 5 qershorit, të arritur nëpërmjet bisedimeve ndërpartia­ke; përshëndet­ëm miratimin në Parlament në 23 korrik të kodifikimi­t të marrëveshj­es së 5 qershorit; dhe nënvizuam gjithëpërf­shirjen dhe transparen­cën me të cilat partitë arritën marrëveshj­en e 5 qershorit që duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishm­e kombëtare. Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamenti­t nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicione­ve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund të jenë rezultat i një procesi transparen­t dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar, dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratik­e - ky është një detyrim që udhëheqësi­t shqiptarë e kanë përpara popullit shqiptar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania