Panorama (Albania)

Alkool dhe përqafime, si u kthye në tragjedi darka mes tre shokëve, pranga dhëndrit të Qazim Sejdinit

Arrestohet dhëndri i ish- kreut të Bashkisë Elbasan. Sokol Sanxhaktar­i dyshohet se vrau me shishe birre 40- vjeçarin Florjan Lamçja

- ELBASAN

Qyteti i Elbasanit vijon të mbetet në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, për sa u përket ngjarjeve kriminale.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku një 40- vjeçar është vrarë pas një sherri me shokët e tij teksa ishin duke konsumuar pije alkoolike në një lokal. Viktimë ka mbetur shtetasi Florian Lamçja, i njohur ndryshe në qytet edhe si “Flor Qorri”. 40- vjeçari është goditur me shishe qelqi dhe sende të forta nga dy shokët e tij të tavolinës, ndërsa në spital ka mbërritur thuajse pa shenja jete dhe i mbuluar me gjak. Lamçja u dërgua në spital nga dy miqtë e tij, të cilët e dhunuan më parë deri në vdekje. Por kush janë dy autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë?

NGJARJA Tre shokët ndodheshin në ambientet e lokal “Piazza del sol”, në qendër të Elbasanit. Florian Lamçja, ose siç njihet ndryshe në Elbasan me nofkën “Flor Qorri”, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktar­i, në shoqërinë e njëri- tjetrit kanë konsumuar pije alkoolike. Një burim nga Policia tha se ata mund të kenë konsumuar edhe lëndë narkotike, fakt ky i pakonfirmu­ar zyrtarisht. Në bisedë e sipër, rreth orës 04: 00 të mëngjesit ata janë zënë me njëri- tjetrin duke bërë që të përdorin shishet e birës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur Florian Lamçjan. Për këtë ngjarje janë arrestuar Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktar­i, dhëndri i ish- kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit. Dy të arrestuari­t dhe vetë viktima Florian Lamçja konsideroh­en si persona me precedentë penalë në Elbasan.

POLICIA Disa orë pas ngjarjes, Policia e Elbasanit njoftoi edhe arrestimin e dy autorëve për vrasjen e 40- vjeçarit Florjan Lammçja. Burimet zyrtare të Policisë thanë se viktima së bashku me dy autorët, shokë me njëri- tjetrin, kanë qenë duke konsumuar alkool në një lokal, në qendër të qytetit. Sokol Sanxhaktar­i, që është edhe dhëndri i ish- kryebashki­akut të Elbasanit, Qazim Sejdini, është vënë në pranga së bashku me Adriano Hajdarin, të dyshuar si autorët e vrasjes se 40- vjeçarit Florjan Lamçe. Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe marrjen e dëshmive të dy të dyshuarve, zyrtarisht Policia e Elbasanit tha se të dy ata, dyshohet se 40- vjeçarin Lamçe e kanë vrarë me dashje dhe në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, akuzë me të cilën do të përballen përpara drejtësisë. Sokol Sanxhaktar­i është i njohur në Elbasan për lidhjen e tij familjare me ishkryebas­hkiakun Qazim Sejdini. Dhëndri i ish- kryebashki­akut është përfolur disa herë për lidhje me grupet kriminale që operojnë në këtë qytet. Ndërsa edhe viktima Florjan Lamçja rezulton një emër i njohur për drejtësinë.

Në bisedë e sipër, rreth orës 04: 00 të mëngjesit ata janë zënë me njëritjetr­in duke bërë që të përdorin shishet e birës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur Florian Lamçjan

 ??  ?? Sokol Sanxhaktar­i, Adriano Hajdari dhe Florian Lamçja
Sokol Sanxhaktar­i, Adriano Hajdari dhe Florian Lamçja
 ??  ?? SOKOL SANXHAKTAR­I, ADRIANO HAJDARI DHE FLORJAN LAMÇJA, FOTO E PUBLIKUAR NGA VIKTIMA, PAK ORE PARA NGJARJES
SOKOL SANXHAKTAR­I, ADRIANO HAJDARI DHE FLORJAN LAMÇJA, FOTO E PUBLIKUAR NGA VIKTIMA, PAK ORE PARA NGJARJES
 ??  ?? Viktima Florjan Lamçja
Viktima Florjan Lamçja
 ??  ?? Përqafimi mes Sokol Sanxhaktar­it dhe viktimës, teksa pinin në lokal, para se të ndodhte vrasja
Përqafimi mes Sokol Sanxhaktar­it dhe viktimës, teksa pinin në lokal, para se të ndodhte vrasja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania