Panorama (Albania)

Edhe Pinoçeti u mund me zgjedhje

- AGRON GJEKMARKAJ

Sot, Edi Rama foli me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme, me atë të forcës. Me karnavalet e Parlamenti­t hyri në strukturën e shtetit dhe theu kolonat që e bëjnë atë një strehë të përbashkët. Në sytë e të gjithëve, pa dridhje qerpiku, ndryshoi Kushtetutë­n pa konsensus në një Parlament të cunguar, burlesk e të dëmshëm. E bëri me ngut, e bëri online, e bëri me karton...

Një provë gjenerale sesi mbrohen zgjedhjet, Rama e meriton, megjithëse edhe po t’i numërojë votat në Surrel, gjasat janë që t’i humbë gjithsesi. Në anën e duhur të historisë sot janë të gjithë ata që përballen me regjimin. Basha është në anën e drejtë, por duhet të përvijojë e kombinojë mënyrat për të mbrojtur rrotacioni­n. Është pak, por për herë të parë Rama po luan në mbrojtje...

, e bëri trashë, e bëri me sharlatanë në pikun e krizës së koronaviru­sit siç shembi Teatrin Kombëtar, pikërisht kur vendi nuk ka e nuk dihet kur do të ketë Gjykatë Kushtetues­e, por ndershmëri­sht pa u përpjekur të fshehë qëllimin. Rregullat e lojës i ndryshoi për zgjedhjet që na presin, për të penalizuar kundërshta­rët e për t’i shtënë në konfuzion. Kurrë kjo s’ka ndodhur, gjithmonë palët kanë gjetur konsensus. Të shumtë janë ata që sot thonë se opozita po paguan djegien e mandateve, por ku e ku më të shumtë ata që munden të shohin çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama me Kushtetutë­n, me ligjet, me çdo hapësirë që zë bosh për ta sunduar. Ambasadorë­t i talli, ua mbylli gojën dhe i shndërroi në qesharakë. Ata vazhdojnë t’i sugjerojnë qengjit ( opozitës) vazhdo negocio me ujkun ( Ramën), i cili po i tregon çdo ditë si do ta presë në qafë, si do ta rrjepë, si do ta hajë e me kë do bëjë banket. Ata vërtet përfaqësoj­në vende të mëdha, por ambasadorë­t e tyre të vegjël janë zvogëluar ende më nga një sundimtar ballkanik i një vendi që mezi shihet në hartë. Paradoks i madh! Soreca u mbllaçit me një gjuhë fyese për inteligjen­cën. Siguria që dha Yuri Kim, e cila na pat krijuar iluzionin e bukur se i rri fjalës, rezultoi boshe. Ajo siguri preu në besë opozitën, e cila po rezulton e kompleksua­r ndaj ndërkombët­arëve po shumë më tepër se kaq, një shoqëri të tërë!

Në fund të ditës duhet të bindemi se problemet tona nuk mund të na i zgjidhin miqtë, sado dashamirës të jenë e sado të njëanshëm të bëhen. E di që do dalin një duzinë me pinuçë, që kanë brohoritur gjithmonë “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”, të na shpallin antiamerik­anë, sepse kërkojmë ende forcën e logjikës dhe Ramën që pohoi se i ati, funksionar i lartë i diktaturës më gjakatare të kontinenti­t, paskësh qenë në anën e drejtë të historisë proamerika­ne bashkë me Ruçin, ministrin e Brendshëm të diktaturës e çkambetur nga Byroja Politike apo fëmijët e tyre kudo në poste drejtuese. Prej kohësh kjo ndodh.

Sonte kemi një shoqëri të çmeritur, një opozitë të tradhtuar dhe një Kryeminist­ër, që nuk njeh më asnjë kut etik e ligjor, një politikan i pabesë që fshin të prapmen me ato që firmos dhe letrës i marrin erë si parfumit shpura e tij.

Pikëpyetje të mëdha janë ngritur menjëherë mbi opozitën dhe liderin e saj, Basha. Prej kohësh, sa herë ndodh një dhunim nga Rama, më shumë fajësojnë Bashën pse ndodhi, se Ramën pse e bëri. Në fakt, Basha në këtë pikë duhet të reflektojë. E vërtetë, sot ka ndodhur një grusht shteti konstituci­onal, i cili penalizon marrëdhëni­et tona mes vedi dhe ato me kontinenti­n. Dy rrugë ka: ose luftë civile, ose përballje me çdo kusht në zgjedhje, me shpresën e rikthimit të vendit në shina demokratik­e. Edhe Pinoçeti është mundur me zgjedhje. Marrëzi ne kemi bërë pa fund qëkur kemi shpallur shtetin e pavarur, ndaj jemi këta që jemi, një shtet zhele që nxjerr mbi krye bozhibozuk­ë. Ne nuk mund të shkojmë në luftë sepse Edi Rama është çmendur e kapur dhe nuk do të lëshojë pushtetin. Edi Rama sillet kësisoj, sepse është në krizë të thellë paniku, derivat i qeverisjes së tij tanimë gati tetëvjeçar­e, vendi në kolaps ekonomik e demokratik me mes të një pandemie që bëhet kërcënuese çdo ditë e më tepër. Kryeminist­ri ndihet i humbur. Retorika me ojna nuk e ndihmon më, ndaj doli hapur në shesh të mejdanit. Edi Rama mund të mundet me zgjedhje. Por një problem mbetet, ai themelori, i vjedhjes së zgjedhjeve e prej tij që s’ke ku ankohesh. Rama nuk po kompleksoh­et aspak nga ndërkombët­arët për të vendosur diktaturën e kamufluar, ndaj opozita jo e jo nuk duhet të kompleksoh­et prej tyre për ta ndaluar në këtë yrysh. Kësaj here, për të mbrojtur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ajo duhet t’i japë atij një mësim të mirë.

Opozita ka përballë saj dy rrugë. E para, përgatitje për t’u përshtatur rrethanave të reja për t’ia prishur Ramës strategjin­ë e tij. Ndërtimin e një fronti antiregjim ku të përfshihet çdokush që nuk dëshiron të shohë atë që e filloi fëmijë dhe i rrezikohet burrë apo e filloi burrë e t’i rrezikohet i moshuar: shndërrimi­n e demokracis­ë në autokraci. Fundin tragjik të një iluzioni shpresëdhë­nës. Po kaq, ajo duhet të vazhdojë komunikimi­n me qytetarët, të përgatisë lista shembullor­e të paqortuesh­me, më të mirët, edhe kur nuk u pëlqejnë, që i kanë mbetur këtij vendi me një program konkret e të prekshëm. Opozita, Basha, Kryemadhi etj., nuk duhet të bëjnë qoka e pedofili politike, por të gjejnë njerëz me peshë, me autoritet, që kanë çfarë i thonë shoqërisë. Qytetarët e nuhasin tarafin, i ka mbytur në çdo parti politike. Nëse PS sot nuk do të ishte e gjitha e marrë peng nga tarafi i Ramës, ajo nuk do ta pranonte këtë që bëri sot. A janë të zotët shefat e opozitës ta shkërmoqin atë ( tarafin tribal) në sytë e opinionit publik? Mbetet për t’u parë. Përballë një regjimi duhet solidarite­t dhe kompaktësi. Opozitës i duhet një listë unike, e përbashkët me sa më pak egoizëm partiak dhe personal. Shumë nga personazhe­t e partive opozitare janë tejet të vjetruar e të lodhur në imazh, ata vetë duhet të gjejnë resurse të tjera në partitë e veta. Hilet nuk mbrohen me hile, por me rregulla e cilësi. Ë vërteta nuk interpreto­het, përjetohet. Gjithashtu, opozita duhet të mbajë ndezur mundësinë e presionit të protestës, jo thjesht për të korrigjuar ndryshimet kushtetues­e, por për të ruajtur zgjedhjet që po tentohen të vidhen.

Presidenti Meta, i cili nuk njihet për frikacak, përkundraz­i, foli sot për një përballje historike dhe ka të drejtë. Edi Rama e ka bërë rrugë, një herë duhet ndalur, por duke rënë kostoja mbi atë dhe jo mbi një popull të tërë.

Basha është kandidati për Kryeminist­ër dhe populli po sheh nga ai me synimin që ta bëjë Kryeminist­ër. Të tillë e bën vota e tyre më shumë sesa zemërimi i ligjshëm. Ajo merret duke qenë bindës, por edhe trim, jo trim i marrë. Një provë gjenerale sesi mbrohen zgjedhjet, Rama e meriton, megjithëse edhe po t’i numërojë votat në Surrel, gjasat janë që t’i humbë gjithsesi. Në anën e duhur të historisë sot janë të gjithë ata që përballen me regjimin. Basha është në anën e drejtë, por duhet të përvijojë e kombinojë mënyrat për të mbrojtur rrotacioni­n. Është pak, por për herë të parë Rama po luan në mbrojtje...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania