Panorama (Albania)

Mbyllet gara në universite­te, Artan Hoxha rektor në Tiranë, emrat e fituesve

Hoxha në postin e rektorit, me 51 për qind të votave. Hafizi mori 27 për qind të votave dhe Sevrani 17.9 për qind

-

Rikonfirmi­m në detyrë për kandidatët që garuan të vetëm në këto zgjedhje dhe drejtues të rinj, të cilët nga sot pritet të sjellin një frymë të re administri­mi.

Edhe pse kaloi përmes debatesh e kontestime­sh, dje u finalizua procesi zgjedhor në Universite­tin e Tiranës dhe në 11 universite­te të tjera publike.

REKTORI Me 54 për qind të votave, profesori Artan Hoxha është zgjedhur në postin e rektorit të Universite­tit të Tiranës. Dy kandidatet e tjera në këtë garë, profesores­hë Mimoza Hafizi dhe profesores­hë Kozeta Sevrani kanë marrë përkatësis­ht 27 për qind dhe 17.9 për qind të votave. Fakultete që kanë qenë një pikë kthese në këtë përballje, kanë qenë Fakulteti Ekonomik dhe ai Juridik, ku rreth 70 e personelit akademik ka votuar për Hoxhën. Procesi, siç ishte parashikua­r, nisi në orën 08: 00 të mëngjesit të së enjtes dhe u mbyll në orën 16: 00. Ajo që ra në sy ishte pjesëmarrj­a e lartë e stafit akademik në votime. Kështu, 90 për qind e tyre, pra, 653 pedagogë nga 718 gjithsej, i janë drejtuar kutisë së votimit. Prej tyre, 357 kanë votuar për Hoxhën, 179 për Hafizin dhe 117 për Sevranin. Por ndërsa pedagogët kanë zgjedhur të ushtrojnë të drejtën e votës, studentët e kanë bojkotuar atë. Mësohet se vetëm 14.5% ( 2317) morën pjesë në zgjedhje, nga rreth 26 mijë studentë. Në zgjedhjet për rektor dhe dekanë vota e studentëve kishte një peshë 10 për qind, që do të thotë se ndikonte pak apo aspak në përmbysjen e rezultatit.

TË ZGJEDHURIT Në postin e rektorit të

Universite­tit të Mjekësisë u rikonfirmu­a profesor Arben Gjata. “Të dashur kolegë, ju falënderoj përzemërsi­sht për besimin që më dhatë në këto zgjedhje! Falënderoj edhe ata që votuan kundër, për të më kujtuar se mund të bëjmë edhe më shumë. Vetëm së bashku do të mund të ndërtojmë një të ardhme edhe më të mirë për UMT- në”, ka shkruar Gjata dje në rrjetet sociale. Në detyrë është rikonfimua­r edhe dekania e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Edit Xhajanka. Përfundimi i procesit të numërimit të votave i dha fitoren edhe profesor Sokol Mëngjesit, të cilit i është besuar drejtimi i Fakultetit të Drejtësisë. Nga ana tjetër, Andrea Maliqari është rizgjedhur në krye të

Universite­tit Politeknik. Lidhur me votimin në rrethe, orët e vona të mbrëmjes kanë sjellë edhe fituesit. Kështu, Dhimitër Bello është zgjedhur rektor në Universite­tin “Fan Noli” në Korçë me 95 vota përkundrej­t kandidatit tjetër në garë, Lorenc Ekonomi, i cili mori 54 vota. Në Shkodër, Suzana Golemi zgjidhet rektore e Universite­tit “Luigj Gurakuqi” përballë Adem Bekteshi, i cili ka mbajtur më parë postin e rektorit.

 ??  ?? Artan Hoxha
Artan Hoxha
 ??  ?? Artan Hoxha
Artan Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania