Panorama (Albania)

Masakrohet 22- vjeçari, trupin e hedhin në varreza

Autorët e morën fillimisht Regis Runajn brenda në makinë

- ELBASAN

Një 22- vjeçar është masakruar me thikë orët e vona të së mërkurës në Elbasan, ndërsa u gjet i pajetë në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Sipas informacio­neve të Policisë së Elbasanit, viktima është identifiku­ar si Regis Runaj, i njohur edhe si miku i ngushtë i Emiljano Ramazanit, i vrarë dhjetë ditë më parë po në këtë qytet. Ngjarja e rëndë ku mbeti i vdekur 22vjeçari Runaj ka ndodhur rreth orës 22: 10 minuta të së mërkurës, ndërsa Policia thotë se vrasja e të riut ka ndodhur pak orë para gjetjes së tij në anë të rrugës.

DENONCIMI Burimet nga Policia bënë të ditur se kanë qenë qytetarë të rastit ata që kanë denoncuar në Polici, se një person ndodhej i shtrirë në një rrugicë të errët, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ka identifiku­ar kufomën si Regis Runaj, 22 vjeç. Ky i fundit edhe pse kishte humbur jetën në vendin e ngjarjes, Policia në një komunikatë zyrtare pohoi se ai gjeti vdekjen në spital edhe pse trupi i tij kishte qëndruar në vendin e ngjarjes më shumë se një orë pas deklarimit të Policisë. Gjithsesi, 22- vjeçari dyshohet se është masakruar për vdekje nga më shumë se dy persona, të cilët fillimisht e kanë marrë në një makinë dhe pikërisht në vendin ku edhe është gjetur 22vjeçari, ata e kanë qëlluar shtatë herë me thikë dhe më pas janë larguar nga aty. Në vendin ku u gjet i vdekur 22vjeçari, terreni është i errët, pasi rrugica nuk ka drita. Kjo ka bërë që autorët të veprojnë në qetësi dhe pa u vënë re nga askush.

HETIMI Dyshimet e para të Policisë për vrasjen e të riut hidhen tek e vetmja pistë, tek ajo e vrasjes në mënyrë mafioze të Emiljano Ramazanit, i cili u ekzekutua para banesës së tij teksa parkonte makinën. Vetëm dy ditë më parë Policia mundi të gjente armën me të cilën u vra Ramazani, ndërsa dyshimet hidhen te fakti se 22- vjeçari Rigers Runaj ka qenë mik me Emiljanon dhe ndoshta ka ditur ndonjë sekret rreth krimit. Gjithsesi Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes së tij, ndërsa edhe në këtë rast është bërë i mundur sekuestrim­i i kamerave në rrugën kryesore, para rrugicës ku edhe ka ndodhur vrasja e të riut për të bërë të mundur identifiki­min e ndonjë mjeti të dyshimtë që mund të ketë kaluar rreth orës ku edhe ka ndodhur vrasja e të riut. Ndërkohë, burime nga uniformat blu kanë bërë shoqërimin e disa personave, të cilët i kanë marrë dëshminë lidhur me masakrimin e të riut. Mësohet se asnjë prej tyre nuk ka dhënë ndonjë detaj që të vlejë për zbardhjen e ngjarjes, pasi askush nuk e ka parë momentin kur edhe është vrarë i riu. Ajo çfarë

Policia po heton janë pamjet e kamerave të sigurisë që janë marrë në bizneset që ndodhen në segmentin rrugor ku është gjetur i vrarë 22- vjeçari.

 ??  ?? Viktima Regis Runaj
Viktima Regis Runaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania