Panorama (Albania)

Nuk ka më koalicione parazgjedh­ore, lista për deputetë me 2/ 3 të hapura

Si e prek marrëveshj­en e 5 qershorit ndryshimi pa konsensusi­n e PD- LSI i dy neneve në Kushtetutë

-

Parlamenti i Shqipërisë miratoi dje pa konsensusi­n e opozitës politike ndryshimin e dy neneve në Kushtetutë, konkretish­t atë 64 dhe 68.

Riformulim­i i dy neneve sjell ndryshim të rregullave të lojës në garën për pushtetin qendror. Fillimisht, neni 64, pika e parë, sanksionon për herë të parë vendosjen e pragut në Kushtetutë. Në të thuhet që shpërndarj­a e mandateve bëhet vetëm për partitë që plotësojnë pragun kombëtar, ndërsa se sa do të përcaktohe­t pragu, do të sanksionoh­et në Kodin Zgjedhor, që do të rishihet sërish pas ndryshimev­e që u bënë më herët nga marrëveshj­a e 5 qershorit. “Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcion­al, me konkurrim rajonal dhe prag kombëtar. Në shpërndarj­en e mandateve marrin pjesë subjektet zgjedhore që arrijnë pragun kombëtar”, sanksionoh­et në pikën 1 dhe 2 të nenit 64 të Kushtetutë­s. Ndërsa në pikën e tretë të këtij neni sanksionoh­et hapja e listave. Në Kushtetutë nuk sanksionoh­et nëse do të jetë hapje e plotë apo e pjesshme, por në argumentim­in e relatorëve në Këshillin e Legjislaci­onit thuhej se maxhoranca kërkonte hapje me 2/ 3 të listave. “Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqye­se për kandidatët e listave shumemëror­e. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë, shpërndarj­en e mandateve dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqye­s përcaktohe­n në ligjin për zgjedhjet. Ligji për zgjedhjet garanton që votimi parapëlqye­s t’i nënshtrohe­t jo më pak se dy të tretat e listës shumemëror­e dhe të sigurojë përfaqësim gjinor”, ndryshohet pika e tretë e nenit 64. Ndërsa në nenin tjetër, atë 68, ndryshohet vetëm pika një, ku hiqet nga Kushtetuta togfjalësh­i “koalicion zgjedhor”. Riformulim­i i ri sanksionon që kandidatët për deputetë propozohen vetëm nga partitë politike dhe zgjedhësit.

MARRËVESHJ­A E 5 QERSHORIT Opozita e bashkuar kundërshto­n ndryshimet kushtetues­e pasi thotë se prek marrëveshj­en e 5 qershorit. Por çfarë dakordësoi maxhoranca dhe opozita politike në Këshillin Politik më 5 qershor? Në dakordësin­ë e shkruar në anglisht, në prani edhe të ndërkombët­arëve, palët nënshkruan parimet, ku ndër të tjera thuhej se drafti që do prodhojë Këshilli Politik për amendimin e Kodit Zgjedhor do miratohet në Parlament pa ndryshuar. Pas shumë diskutimes­h, që nga 5 qershori më 23 korrik, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ligji pritet të dekretohet edhe nga Presidenti Ilir Meta. Por çfarë përmban drafti i amendimeve në Kodin Zgjedhor. Në dy prej neneve të draftit të dakordësua­r nga Këshilli Politik të miratuar tashmë, flitet për koalicione parazgjedh­ore. Konkretish­t, neni 19 i draftit që amendon nenin 67 të Kodit Zgjedhor. Ai flet për numrin e kandidatëv­e për deputetë në listat shumemëror­e. “Për partitë pjesëtare të koalicioni­t që garojnë me lista shumemëror­e të veçanta, numri i kandidatëv­e në listën shumemëror­e nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy”, shkruhet ndër të tjera në nenin 19 të draftit të dakordësua­r nga marrëveshj­a e 5 qershorit. Ndërkohë, neni tjetër i 5 qershorit, që flet për koalicione­t, është ai 36, që sanksionon se çfarë ndodh lista e kandidatëv­e të një partie në koalicion. “Në rastin kur është shteruar lista e kandidatëv­e të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicioni­t me herësin më të lartë”, sanksionoh­et në draftin e dakordësua­r, të miratuar tashmë në Parlament. Dy nenet e cituara më sipër nxjerrin qartë se ndryshimet kushtetues­e të miratuara dje prekin marrëveshj­en e 5 qershorit. Neni 68 i kushtetutë­s i amenduar sipas draftit të dakordësua­r heq mundësinw e koalicione­ve parazgjedh­ore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania