Panorama (Albania)

Rama përgjigje ndërkombët­arëve dhe tregon pse hoqi koalicione­t: Parlamenti është sovran

“Unë s’kam asnjë lidhje emocionale me komunizmin. Im atë, po, ka qenë komunist dhe ka qenë në anën e duhur të historisë”

-

Në fjalën e gjatë prej më shumë se 45 minutash, Kryeminist­ri Rama i ceku thuajse të gjitha argumentet, që, sipas tij, tregojnë pse ndryshimet kushtetues­e janë një e mirë e domosdoshm­e. Kryeminist­ri e nisi fjalën nga marrja përsipër e të gjithë kësaj nisme kushtetues­e, duke theksuar se vota pro në Kuvend është një tregues se edhe një herë tjetër PS- ja është në anën e duhur të historisë. Kreu i qeverisë pati edhe një përgjigje për qëndrimet e ndërkombët­arëve dhe trysninë që ka ardhur në ditët e fundit, duke e vënë theksin sërish te legjitimit­eti dhe sovranitet­i i Kuvendit për ta bërë këtë ndryshim. Rama rezervoi një përgjigje më të drejtpërdr­ejtë me ambasadore­n e SHBA- ve, Yuri Kim, për të cilën tha se ndien keqardhje, pasi sipas tij, mbajtja e fjalës, një politikani nuk do duhet t’i kërkohet nga një ambasador. Por në debat e sipër me deputetët e opozitës, Kryeminist­ri Rama foli si rrallëherë edhe për babanë e tij. Akuzave nga salla për lidhje me komunizmin, Rama iu përgjigj me mohim, por theksoi se babai i tij kishte qenë komunist dhe madje kishte qenë në anën e duhur të historisë.

Rama, nga mbledhja e djeshme e Kuvendit, edhe pse në kohën që ai fliste deputetët kishin votuar për të ndryshuar Kushtetutë­n, sërish e bëri një ftesë për opozitën që të bashkohet, por pa pasur asnjë alternativ­ë tjetër përveç konsensusi­t. Të njëjtën linjë Rama ndoqi edhe gjatë komunikime­ve që pati në distancë me kreun e opozitës, Lulzim Bashën, përmes rrjeteve sociale. Ai e ftoi opozitën që t’u bashkohet diskutimev­e në Këshillin Politik për detajimet e këtyre ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania