Panorama (Albania)

Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij. Partia Demokratik­e dhe opozita e bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të

- MARIGLEN KUME

Opozita e bashkuar deklaroi dje se nuk i njeh ndryshimet kushtetues­e, që sipas tyre, janë të njëanshme.

Kreu i saj, Lulzim Basha, përmes një “Twitter”- i ditën e djeshme, akuzoi Kryeminist­rin Edi Rama se me miratimin e ndryshimev­e në Kushtetutë minoi marrëveshj­en e 14 janarit me krijimin e Këshillit Politik dhe 5 qershorin ku palët politike dakordësua­n për mos të ndryshuar sistemin zgjedhor, dhe që prodhoi draftin konsensual të amendimeve kushtetues­e. Më tej Basha akuzon kreun e qeverisë, Ramën, se po kryen krim kundër shqiptarëv­e, ndaj ai thotë se pas zgjedhjeve të ardhshme Kryeminist­ri aktual do të jetë në burg. “Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshj­es së 5 qershorit dhe 14 janarit, do ta mbash vetëm ti personalis­ht Edi Rama. Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitet­it demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij. Partia Demokratik­e dhe opozita e bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëv­e, që ti dhe qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale”, shkroi Basha në “Twitter”.

LISTAT Më herët dje kreu i PS- së pak minuta pasi Parlamenti miratoi ndryshimet kushtetues­e të njëanshme thirri në selinë blu aleatët. Pas një takimi për më shumë se një orë me ta, Basha doli me aleatët e vet në një deklaratë për shtyp ku tha se ndryshimi kushtetues që u miratua në Parlament nuk hap listat. “Sot, Kuvendi gjysmak i Shqipërisë tregoi sërish se nuk udhëhiqet nga interesat e qytetarëve, por është vetëm një çirak i interesave politike të Edi Ramës. Interesi i qytetarëve sot u shkel me këmbë nga Kryeminist­ri në ikje dhe vartësit e tij. Listat janë të hapura vetëm nga fundi i tyre, sepse Edi Rama refuzoi propozimin tonë për të hapur listat 100% dhe për të mos prekur koalicione­t. Sot në Kuvendin gjysmak, Edi Rama dhe vartësit e tij

Dy ambasadorë­t kryesorë në vendin tonë, Yuri Kim e SHBA- së dhe Luigi Soreca i BE- së, të cilët ishin garantë për respektimi­n e marrëveshj­es së 5 qershorit, takuan dje në selinë blu kryedemokr­atin Lulzim Basha për të diskutuar në lidhje me aktin e Parlamenti­t për miratimin e njëanshëm të ndryshimev­e në Kushtetutë. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, po burime nga takimi bëjnë me dije se opozita e bashkuar ka marrë garanci që marrëveshj­a e 5 qershorit nuk do të preket me ndryshimet kushtetues­e. Ndërkohë pas takimit që zgjati për disa minuta, sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi, që ishte prezent në takim me kryedemokr­atin Basha, konfirmoi se opozita e bashkuar do të japë qëndrimin e saj sot për ndryshimet kushtetues­e. Bardhi në postimin e tij në rrjete sociale tha se dy nenet e marrëveshj­es së 5 qershorit nuk do të preken nga ndryshimet kushtetues­e. “Nenet e 5 qershorit për koshkelën me këmbë ligjet, shkelën Kushtetutë­n. Ata shkelën me këmbë historinë tonë. Ata shkelën me këmbë konsensusi­n, të cilin u detyruan ta firmosin”, tha Basha në deklaratën për shalicione­t parazgjedh­ore të paprekshme. Nesër qëndrimi i opozitës për Këshillin Politik dhe hapjen 100% të listave. Këto janë nenet e miratuara të marrëveshj­es së 5 qershorit, që rregullojn­ë formulën e koalicione­ve parazgjedh­ore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të patyp në prani të aleatëve.

PRECEDENTI Më tej, kreu i PD- së akuzoi Kryeminist­rin Rama se ka ndërmarrë një akt të papreceden­t në 30 vite demokraci. Sipas Bashës, prekshme! Nesër qëndrimi zyrtar i PD- së dhe i opozitës së bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100% të listave të kandidatëv­e”, shkroi Bardhi. Më herët dje Kryeminist­ri Rama ftoi opozitën që të nisnin punën pa vonuar për reflektime­t që imponon Kushtetuta e re në Kodin Zgjedhor. kurrë më parë në 30 vite pluralizëm qeveria në pushtet nuk ka ndryshuar rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme. Sipas kryedemokr­atit, kjo tregon qartë se Rama ndien fundin dhe kërkon të mbrojë pushtetin e tij. “Kurrë më parë në historinë tonë 30- vjeçare të pluralizmi­t Kushtetuta nuk është ndryshuar në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensusi­n e opozitës. Kurrë më parë në këto 30 vjet rregullat për procesin zgjedhor nuk janë vendosur vetëm nga partia në pushtet. Ato kanë qenë një produkt konsensual, pavarësish­t situatave të rënda politike që kemi kaluar në 3 dekada. Kurrë më parë në 30 vjet një kryeminist­ër nuk ka vënë në mënyrë kaq brutale interesin e vet personal mbi interesat e të gjithë shqiptarëv­e”, vijoi Basha.

KOALICIONI Riformulim­i i nenit 68 në Kushtetutë, që u miratua dje në Parlament, heq mundësinë e koalicione­ve parazgjedh­ore. Ndryshim i cili dëmton opozitën e bashkuar për shkak edhe të formulës së llogaritje­s së mandateve. Megjithatë, Basha u shpreh se opozita e bashkuar do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas kreut të selisë blu, PDja e ka koalicioni­n me qytetarët. “Makinacion­et e Kryeminist­rit në ikje, që ka frikë të përballet me qytetarët, nuk kanë për ta ndalur rrotacioni­n politik. Ndryshimi është i pashmangsh­ëm. Koalicioni ynë është me njerëzit, është me shqiptarët. Ne jemi bashkë për ta bërë këtë ndryshim. Ne duam dhe do të kujdesemi për vendin tonë, që ai të marrë prapë frymë lirisht”, vijoi Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania