Panorama (Albania)

Ndërkombët­arët: Na vjen keq që s’pati konsensus

Soreca: “Për të ardhur keq që s’u gjet kompromis në Këshillin Politik”. SHBA: “Do shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre”

- ARDIT HOXHA

Reagimet e faktorit ndërkombët­ar pas votimin në Kuvend për Kushtetutë­n e re ishin të menjëhersh­me dhe të njëpasnjës­hme.

Nga Bashkimi Europian deri te SHBA- ja, qëndrimi ishte thuajse i njëjtë, ku theksi vihej në keqardhjen për mungesën e konsensusi­t. Bashkimi Europian reagoi përmes zëdhënëses së Komisionit Europian, Ana Pisonero, deklarata e së cilës u ripublikua nga ambasadori i BE- së në vendin tonë, Luigi Soreca. BASHKIMI EUROPIAN Në reagimin e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian vihej theksi te rëndësia që ka tashmë kërkimi i dialogut për hapat pasues të këtij votimi, ku dialogu dhe gjithëpërf­shirja duhet të jenë në qendër të fokusit. “Ndërsa pranojmë miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë të disa ndryshimev­e në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk është gjetur më shumë kohë në fazën përgatitor­e për të arritur një kompromis me të gjitha partitë në Këshillin Politik. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara nga Parlamenti më 23 korrik për të zbatuar marrëveshj­en e 5 qershorit, bazuar në rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it, kanë përmbushur kushtin e vendosur nga Këshilli Europian kur vendosi për hapjen negociatav­e në mars. Tani është thelbësore që ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të zbatuar ndryshimet kushtetues­e, në veçanti listat e hapura dhe roli i koalicione­ve parazgjedh­ore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunu­ese dhe gjithëpërf­shirëse përpara se të votohen”, thuhej në reagimin e

Bashkimit Europian për ndryshimin e Kushtetutë­s që u bë dje në Kuvend. AMBASADA E SHBA Po ashtu, edhe selia diplomatik­e e SHBA- së në vendin tonë nuk ishte e kënaqur me mungesën e konsensusi­t në votimin e bërë në Kuvend dje, teksa theksoi se do duhej të ishte ndjekur shembulli i marrëveshj­es së 5 qershorit. Po ashtu, në deklaratë theksohet se do të ndiqet me vëmendje nëse drejtuesit politik do ta mbajnë fjalën e tyre për gjërat për të cilat janë angazhuar. “Më 23 korrik Parlamenti miratoi legjislaci­onin për të kodifikuar marrëveshj­en e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore, e cila u arrit në një mënyrë transparen­te dhe gjithëpërf­shirëse përmes Këshillit Politik. Sot, Parlamenti miratoi ndryshime në

Kushtetutë që do të mundësojnë masa shtesë për Reformën Zgjedhore. Ndërsa ky veprim ishte në kompetencë­n e Parlamenti­t, është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtën frymë me të cilën u arrit marrëveshj­a e 5 qershorit. Ne i kujtojmë shumicës deklaratat e saj se me gjithë miratimin e sotëm në Parlament, ata synojnë të angazhohen me të gjithë partitë në Këshillin

Politik, në mirëbesim dhe me qëllimin për të arritur në marrëveshj­e për zbatimin e legjislaci­onit mbi listat e hapura dhe koalicione­t. Ne e kuptojmë zhgënjimin e opozitës së bashkuar, ndërsa mirëpresim vendosmëri­në e tyre për të mbetur të angazhuar në institucio­ne dhe procese demokratik­e, përfshirë Këshillin Politik, në mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithë shqiptarëv­e.

Përsërisim, se ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Ashtu siç vepruan në arritjen e marrëveshj­es së 5 qershorit, udhëheqësi­t shqiptarë duhet të tregojnë gatishmëri­në dhe aftësinë e tyre për të negociuar marrëveshj­e që vënë në radhë të parë interesat më të mira të popullit shqiptar”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA- së.

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadorj­a e SHBA, Yuri Kim
Ambasadorj­a e SHBA, Yuri Kim
 ??  ?? Ambasadori i BE, Luigi Soreca
Ambasadori i BE, Luigi Soreca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania