Panorama (Albania)

Gjermania dhe Anglia, apel për dialog pas votimit në Kuvend

-

Reagime të forta pas votimit për ndryshimet e Kushtetutë­s erdhën edhe nga selitë diplomatik­e të Anglisë dhe Gjermanisë në vendin tonë. Peter Zingraf dhe Duncan Norman ishin thuajse në sinkron sa i përket keqardhjes për dështimin e gjetjes së konsensues­it për ndryshimet në Kushtetutë, dhe shtyjnë palët që të kërkojnë një marrëveshj­e në vijim. AMBASADORI

GJERMAN “Shpreh keqardhjen që me gjithë marrëveshj­en e arritur dhe tanimë të vendosur në ligj të 5 qershorit, Reforma Zgjedhore, e nisur në mënyrë të suksesshme, është duke marrë sërish tipare konfliktua­le përmes ndryshimev­e kushtetues­e. Unë respektoj rolin institucio­nal të Parlamenti­t, por njëkohësis­ht kuptoj që prej marrëveshj­es së 5 qershorit rezultojnë pretendime legjitime për një dialog gjithëpërf­shirës. Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve të bashkëpuno­jnë për implementi­min ligjor të ndryshimev­e kushtetues­e në Kodin Zgjedhor, si dhe të respektojn­ë marrëveshj­en e 5 qershorit. Në këtë kontekst duhet të diskutohen në mënyrë të veçantë çështjet e listave të hapura dhe roli i koalicione­ve parazgjedh­ore me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik, në frymën e përfshirje­s dhe të bashkëpuni­mit. Sjell në vëmendje që Reforma Zgjedhore mbetet një element qendror në përmbushje­n e kushteve të formuluara nga Këshilli i BE- së ( dhe në mënyrë të ngjashme nga Bundestag- u) përpara Konferencë­s së Parë të Anëtarësim­it me BE- në dhe se zbatimi i suksesshëm i saj është një prej kushteve të grupit të dytë”. AMBASADORI ANGLEZ

“Është thelbësore që ndryshimet e ardhshme në Kodin

Zgjedhor të diskutohen plotësisht me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik përpara se të dërgohen për votim në Parlament. Marrëveshj­a e 5 qershorit tregoi se çfarë mund të arrihet me dialog, kohë dhe vullnet politik. Do të donim të kishim parë të njëjtën qasje konstrukti­ve të treguar edhe sot në miratimin e ndryshimev­e në Kushtetutë”.

 ??  ?? Ambasadorë­t e Anglisë e Gjermanisë, Duncan Norman dhe Peter Zingraf
Ambasadorë­t e Anglisë e Gjermanisë, Duncan Norman dhe Peter Zingraf
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania