Panorama (Albania)

Ndryshimet kushtetues­e, Meta: Grusht shteti, përgjigje nga qytetarët

Përplasja e re, kreu i shtetit: “Presidenti do mbrojë Kushtetutë­n”. Rama: “Nuk e ndalon dot Kushtetutë­n të jetë detyruese për ty”

- TIRANE

Ndryshimet kushtetues­e në Parlament pa dakordësin­ë e opozitës së bashkuar duket se do të jenë motivi i ri për përplasjen e radhës mes kreut të shtetit, Ilir Meta, dhe kreut të qeverisë, Edi Rama.

Presidenti Ilir meta reagoi dje pas miratimit në Parlament të ndryshimev­e duke i quajtur të papranuesh­me. Madje, Presidenti u shpreh se akti i miratimit të tyre është një grusht shteti. Por pasi u miratuan në Parlament, drafti i ndryshimev­e kushtetues­e pritet të shkoj në Presidencë për t’u dekretuar. Në këtë kuadër, Meta paralajmër­oi se nuk do t’i shpallë ligjet, por do t’i kthejë për rishqyrtim. Në postimin e tij në “Facebook”, Presidenti shkroi se ai do të respektojë gjithmonë Kushtetutë­n, ndërkohë nuk kurseu akuzat ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama, se ka shkelur marrëveshj­en e 5 qershorit dhe besimin e ndërkombët­arëve.

ILIR META “Akti i sotëm i ndryshimit të njëanshëm dhe me urgjencë të pajustifik­ueshme të Kushtetutë­s nga Kuvendi me legjitimit­et të cunguar, është antikushte­tues dhe i papranuesh­ëm! Ndryshimi i dhunshëm i Kushtetutë­s asgjësoi marrëveshj­et konsensual­e të 14 janarit dhe të 5 qershorit, që mundësuan një proces dhe produkt gjithëpërf­shirës, duke hedhur përsëri në erë mirëbesimi­n ndërmjet palëve, paqen sociale në vend dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Retorikat oportunist­e dhe hipokrite të disa ndërkombët­arëve shkojnë kundër aspiratës dhe projektit strategjik të shqiptarëv­e për të ndërtuar një të ardhme europiane. Asnjë bandë pengmarrës­e s’do të mund t’i shpëtojë përgjigjes së merituar që do të marrë nga forca e qytetarëve të bashkuar kundër këtij grushti shteti. Presidenti i Republikës si gjithmonë do të jetë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutë­s, të të drejtave të patjetërsu­eshme dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre. Edi Rama e ftoi sot popullin shqiptar në një përballje historike. Ai u mburr sot se është djali i komunistit që vari në mes të Kukësit poetët për fjalën e lirë. Ne, shqiptarët, do t’i përgjigjem­i shqiptaris­ht deri në fund”. KUNDËRPËRG­JIGJJA Përmes rrjeteve sociale erdhi edhe kundërpërg­jigjja e Kryeminist­rit Rama. Në postimin e tij në “Twitter”, Rama i kujton kreut të shtetit që maxhoranca nuk e shkarkoi ndonëse shkeli Kushtetutë­n më shumë se një vit më parë. Ndërkohë e akuzon se po vepron njësoj si Haxhi qamili duke sulmuar ndërkombët­arët.

EDI RAMA “Ilir, ti je një shkelës recidiv i Kushtetutë­s sipas Venecias, por po sipas Venecias, e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutë­n sa për t’u shkarkuar! Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz, respektuam Venecian e s’të shkarkuam, sepse jemi të përgjegjsh­ëm në përfaqësim­in e vendit! Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutë­n e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin! Prandaj, boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidenti­t si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorë­t siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!”. Më tej Kryeminist­ri Rama mori reagim institucio­nal. Zëdhënësi i Presidencë­s, Tedi Blushi, reagoi në “Twitter”, ku i kujton kreut të qeverisë se Presidenti nuk ngatërron ndërkombët­arët me lobistët. “I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombët­arët janë frekuentue­sit e dyshimtë të “China Club” në Berlin apo lobistët e sivëllait të tij që kërkojnë copëtimin dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës. Çfarë mjerimi! Këlyshi i Dobriça Qosiçit të mos provokojë më tej shqiptarët se do të mbetet një kujtim nga e kaluara!”, shkroi Blushi në dy postimet e njëpasnjës­hme në “Facebook”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania