Panorama (Albania)

Çfarë kuptimi kanë mesazhet e koduara të Metës për Ramën në rrjetet sociale

-

Pas votimit në Kuvend për të ndryshuar Kushtetutë­n, reagimi i Presidenti­t Meta ishte shumë i ashpër, teksa shkroi se me këtë veprim Kryeminist­ri Rama kishte bërë që qytetarët shqiptarë të dalin në shesh. Por përtej reagimit dhe deklaratës së Presidenti­t, nuk ishte më i butë edhe këshilltar­i i Metës, Tedi Blushi. Ky i fundit përmes dy postimeve të njëpasnjës­hme shkroi me tone të forta lakonizmi kundrejt Kryeminist­rit Rama në lidhje me dy ngjarje në historinë e politikës shqiptare, por edhe asaj të rajonit. Postimi i parë i Blushit, ku shkruhej: “I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombët­arët janë frekuentue­sit e dyshimtë të “China Club” në Berlin apo lobistët e sivëllait të tij që kërkojnë copëtimin dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës. Çfarë mjerimi!”, lidhet me një histori të para dy viteve. Mediat gjermane shkruan për një darkë të refuzuar në një restorant të shtrenjtë në gjermani nga deputetët e Bundestag- ut, ku ishin ftuar nga Kryeminist­ri Shqiptar, Edi Rama. Ndërsa në postimin e dytë, insinuata e ngritur nga këshilltar­i i Presidenti­t ishte akoma dhe më e rëndë, pasi shkruante: “Këlyshi i Dobriça Kosiçit të mos provokojë më tej shqiptarët se do të mbetet një kujtim nga e kaluara!”. Dobriça Kosiç është një personazh shumë i njohur në Ballkanin e viteve 80’, 90’. Ka qenë President dhe Kryeminist­ër i Jugosllavi­së. Ai është cilësuar si një nga njerëzit më influentë të kohës pas Titos në Jugosllavi, dhe është shumë i kritikuar për mbështetje­n që ka dhënë për dy kriminelët e luftës: Sllobodan Milosheviç­in dhe Radovan Karaxhiçin.

 ??  ?? Restoranti “China Club” në Berlin
Restoranti “China Club” në Berlin
 ??  ?? Dobriça Kosiç dhe Slobodan Milloshevi­ç
Dobriça Kosiç dhe Slobodan Milloshevi­ç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania