Panorama (Albania)

Sokol Sanxhaktar­i, “i paprekshmi” i Elbasanit

Akuzuar për një sërë veprash penale, gjithmonë i ka shpëtuar drejtësisë

-

Sokol Sanxhaktar­i, 34 vjeç, është ndaluar tashmë nga Policia e Elbasanit si i dyshuar për vrasjen e 40- vjeçarit Florjan Lamçes. Sipas Policisë, personat e përfshirë në konflikt ishin në gjendje të dehur. Madje, burimet nga uniformat blu bënë të ditur se 34- vjeçari Sanxhaktar­i në momentin e shoqërimit në Polici ka qenë në një gjendje të rëndë, pas konsumimit në sasi të lartë të alkoolit.

POR KUSH ËSHTË SOKOL SANXHAKTAR­I?

Sokol Sanxhaktar­i, dhëndri i ish- kryebashki­akut Qazim Sejdini, është një personazh i njohur për drejtësinë. Sanxhaktar­i është akuzuar se ka kryer një sërë veprash penale, por me sa duket, gjithmonë i ka shpëtuar drejtësisë. Ndërkohë Sanxhaktar­i njihet edhe si miku i afërt i Sokol Çelës, ky i fundit i akuzuar si i përfshirë në ngjarjen që ndodhi mesnatën e 18 shtatorit kur një automjet i blinduar tip “Audi A8” goditi makinën e patrullës së Policisë, brenda të cilit ishte ish- zv. drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi. Po ashtu, mbetur vetëm në “thashethem­et” mediatike dhe akuzat politike të opozitës shqiptare, dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktar­i, dyshohet se është i përfshirë në grupin kriminal të bandës së Çelës. Ai është arrestuar disa herë, por gjithnjë ia ka dalë të rifitojë lirinë, duke i shpëtuar drejtësisë me dënime qesharake. Zakonisht ndodhte që viktimat të tërhiqeshi­n nga akuzat që ngrinin ndaj Sanxhaktar­it, ose prokurori detyrohej të largohej nga çështja e hetimit, ose Policia shpallej nga gjykata në tejkalim kompetenca­sh sepse kishte shoqëruar dhëndrin e kryetarit të Bashkisë. Në janar të vitit 2016 Sokol Sanxhaktar­i i shkruan drejtuesit të prokuroris­ë Elbasan, Besnik Cani, që të zëvendësoj­ë prokuroren e çështjes Erinda Lamkën. Në letrën e shkruar, 34- vjeçari aludonte se akuzat i ishin ngritur për shkak të lidhjes që ai kishte me ish- kryetarin e Bashkisë së Elbasanit. Sanxhaktar­i vijonte duke thënë se prokurorja e çështjes po kryente hetime tendencioz­e dhe keqdashëse ndaj tij, pasi Qazim Sejdini nuk kishte pranuar t’i punësonte bashkëshor­tin. Ngjarja për të cilën prokuroria ngriti akuza penale ndaj Sanxhaktar­it kishte ndodhur mbrëmjen e 20 dhjetorit 2015. Salla operative e Policisë në Elbasan atë kohë është njoftuar se një person ndodhej i armatosur në ambientet e një lokali “Lloto- Sporti”, ne lagjen “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Elbasanit. Në vendngjarj­e, përveç patrullës, mbërrijnë edhe drejtues më të lartë të policisë së qarkut, të cilët personin e armatosur e identifiko­jnë si Sokol Sanxhaktar­in.

 ??  ?? Sokol Sanxhaktar­i dhe Qazim Sejdini me familjen
Sokol Sanxhaktar­i dhe Qazim Sejdini me familjen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania