Panorama (Albania)

KLP emëron drejtuesen e BKH, Aida Hajnaj

Nëntë anëtarë të Këshillit të Lartë në Prokurori votuan pro Hajnajt

-

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë ka emëruar unanimisht drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Hajnaj është votuar pro nga 9 anëtarë. Ajo u propozua që të merrte drejtimin e BKH nga SPAK pas skualifiki­mit të tre rivalëve të mbetur në garë. Kujtojmë se BKH është konsiderua­r ndryshe edhe si “FBI- ja” shqiptare. Pak ditë më parë, Struktura e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar propozoi Aida Hajnajn për kryetare të BKH- së. Në një njoftim zyrtar, SPAK tha se Aida Hajnaj ishte e vetmja që i ka plotësuar kriteret për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit. Kandidatët e tjerë për kreun e “FBI- së” shqiptare, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj, nuk i kanë plotësuar kriteret. Personi në krye të BKH- së do të drejtojë ekipet e hetuesve, pasi të jenë zgjedhur për këtë mision. Atyre do t’u monitorohe­n llogaritë bankare dhe telefonat përgjatë gjithë kohës, për t’u siguruar se do ta zbatojnë detyrën me integritet dhe paanshmëri. Zgjedhja e kreut të BKH- së kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e së vërtetës dhe gara të tjera fizike dhe mendore, proces ky që u monitorua nga amerikanët dhe partnerët europianë. BKH është një institucio­n, i cili do të ndihmojë SPAK- un në hetimin e rasteve të korrupsion­it në nivele të larta. BKH do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip hetuesish, të cilët duhet të përmbushin standarde të forta, të ngjashme me ato të FBI- së amerikane. KUSH ISHIN 4 PRETENDENT­ËT PËR DREJTUES Komisioni i Përzgjedhj­es për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit kaloi në muajin shkurt të këtij viti në fazën përfundimt­are 4 nga 8 pretendent­ët që u intervistu­an për drejtimin e BKH- së. Sipas këtij Komisioni, kandidatët Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj kishin arritur nivelin më të lartë gjatë testeve të kryera. Procesi i përzgjedhj­es është monitoruar nga misione të Bashkimit Europian dhe qeverisë së SHBA- së. Të katër pretendent­ët që u afruan më pranë drejtimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit vinin nga radhët e Policisë së Shtetit, me karrierë të gjatë dhe në role drejtuese. I vetmi prokuror që ishte në këtë garë, u përjashtua pas intervista­ve të kryera në datat 26 dhe 27 shkurt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania