Panorama (Albania)

COVID- 19 i merr jetën edhe një 31- vjeçari nga Tirana

Ministria: Vuante nga diabeti. Vetëm dje 4 humbje jete

- Mirela Cami

Betejën me COVID- 19 nuk e ka fituar as një 31- vjeçar nga Tirana, i cili ka ndërruar jetë dje në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet. Sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, gjendja e tij është përkeqësua­r pasi vuante edhe nga sëmundja e diabetit.

SITUATA Po gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronaviru­sit edhe 3 pacientë të tjerë të shtruar në dy spitalet COVID në Tiranë. “Fatkeqësis­ht, virusi i rrezikshëm nuk ka kursyer as një të ri 31- vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID- 19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69- vjeçar nga Shkodra, një 76- vjeçare nga Fieri dhe një 85- vjeçar nga Korça, në dy spitalet COVID”, tha një ditë më parë Mirela Cami. Përgjatë dy muajve të fundit vihet re rritje e shkallës së vdekshmëri­së në 2.9 për qind. Po ashtu janë regjistrua­r edhe humbje jete nga radhët e personave që nuk kanë vuajtur nga sëmundje të tjera më parë. Lidhur me situatën në spital, aktualisht gjenden të shtruar 124 pacientë, 18 prej të cilëve në terapi intensive. “Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar”, tha më tej Cami.

RASTET E REJA Dje janë konfirmuar pozitivë me koronaviru­s 92 persona, pjesa më e madhe në kryeqytet. Sipas autoritete­ve, shifra e të infektuarv­e aktivë në Tiranë ka shkuar 1164. “Në 24 orët e fundit, janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID- 19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë; 11 në Kukës; 5 në Durrës; 4 në Fier; nga 3 raste në Shkodër, Lezhë; nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë; nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastë­r, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësi­së, e cila ka apeluar për respektim të masave të distancimi­t social dhe mbajtjen e maskës si të vetmet mënyra për të parandalua­r përhapjen e infeksioni­t. “Tregoni kujdes me respektimi­n e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarke­t, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania