Panorama (Albania)

Italia i kthen “borxhin” Shqipërisë, dërgon ekip mjekësh e infermierë­sh

-

Nuk vonoi gjatë. Italia i ka kthyer “borxhin” Shqipërisë duke dërguar një ekip mjekësh dhe infermierë­sh, të cilët do të asistojnë në dy spitalet COVID.

“Kur disa muaj më parë iu gjendëm pranë Italisë mike në një moment tejet të vështirë, nuk e kishim menduar se do të na e kthenit ndihmën kaq shpejt. Ishte një gjest solidar që erdhi natyrshëm dhe jam shumë e kënaqur që sot na gjendeni pranë në një moment të vështirë për ne, ku eksperienc­a që ju keni fituar do të jetë mjaft e vlefshme për ne dhe për sistemin tonë shëndetëso­r. Kjo pandemi na ka mësuar se lufta nuk fitohet i vetëm, por vetëm me solidarite­t mes vendeve”, tha ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, e cila së bashku me ambasadori­n e Italisë në vendin tonë, Fabrizio Buçi, pritën dje në Aeroportin “Nënë Tereza” delegacion­in italian. Ambasadori i Italisë në Shqipëri deklaroi se ky është një gjest për një vend mik, i cili iu gjend pranë Italisë në një moment shumë të vështirë. “Qeveria italiane është shumë e lumtur që po ndihmon Shqipërinë, pas gjestit të madh që bëri Shqipëria për Italinë në muajin mars. Edhe Italia nuk i harron miqtë në nevojë”, tha ambasadori italian. Task- forca e Emergjenca­ve Civile italiane, e përbërë nga shtatë ekspertë, do të zhvillojë një veprimtari dypalëshe për një periudhë 14ditore. Grupi i ekspertëve do të zhvillojë veprimtari konsulence për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetëso­r specifik në diagnostik­imin dhe luftën ndaj koronaviru­sit. Grupi përbëhet nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjenca­ve Civile të Qarkut të Puglia- s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksioni­st i Qarkut të Lazio- s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes, e cila është nga Shqipëria. Krahas grupit të mjekëve dhe të infermierë­ve, në Aeroportin e Rinasit ka mbërritur edhe një sasi prej 500.000 maskash kirurgjika­le në ndihmë të vendit tonë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania