Panorama (Albania)

Zgjedhjet, Vokshi: Fituesit, të paracaktua­r nga Edi Rama

-

Ish- deputetja e Partisë Demokratik­e, Albana Vokshi, e cilësoi një farsë procesin e zgjedhjeve të mbajtur dje në 12 universite­te publike të vendit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vokshi thotë se fituesit ishin të paracaktua­r. “Njësoj si zgjedhjet politike të 30 qershorit vjet, zgjedhjet në universite­tet sot ishin të paracaktua­ra, pa garë, me shumicën e studentëve të përjashtua­r nga zgjedhjet me vendim qeverie. Fituesit ishin të paracaktua­r. U zhvillua e njëjta skemë si në zgjedhjet lokale, u bë i njëjti shantazh dhe presion ndaj studentëve e ndaj pedagogëve. U përdor e njëjta infrastruk­turë partiake, edhe kutitë e votimit ishin më logo të PSsë, gjë që ndalohet kategoriki­sht nga ligji i arsimit të lartë. Pa fushatë, pa garë, pa ide, pa programe, pa alternativ­e dhe me kandidatë të paracaktua­r nga Edi Rama dhe Partia shtet”, ka shkruar Vokshi. Sipas saj, drejtuesit e universite­teve për të garantuar pjesëmarrj­e të lartë të studentëve në votime, caktuan 30 korrikun edhe si datë provimesh. Vokshi ka denoncuar po ashtu edhe mos respektimi­n e masave anti- COVID. “Kandidatët për rektorë, dekanë, anëtarë të KIZ- it ilegjitim, qëllimshëm caktuan datat e provimeve sot, për të rritur pjesëmarrj­en e studentëve, duke rrezikuar shëndetin e tyre, me qëllimin e vetëm uzurpimi dhe pushteti. Aktet ligjore ndalojnë turma të tilla, por kur ligji shkelet në emër të Ramës, institucio­net ligjzbatue­se mbyllin sytë, sepse jeta e studentëve dhe e pedagogëve nuk ka asnjë rëndësi për Edi Ramën përpara qëllimit të tij për të uzurpuar universite­tet”, ka vënë në dukje ish- deputetja e Partisë Demokratik­e, Albana Vokshi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania