Panorama (Albania)

Bruksel, deklarata ndryshe nga Kosova e Serbia për bisedimet

Hyseni: “Pakti do përfundojë me njohje”. Gjuriç: “Nuk do ta keni!”

-

Bisedimet në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë, të mbajtura të enjten në Bruksel, kanë zgjatur shtatë orë dhe "ishin të vështira".

Ky ishte takimi i dytë brenda një jave, në nivel ekspertësh, mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetës­imin e të dërguarit të Bashkimit Europian për këtë proces, Mirosllav Lajçak. Kosova është përfaqësua­r nga Koordinato­ri për dialogun, Skënder Hyseni, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. Hyseni ka thënë se me palën serbe është duke u negociuar një marrëveshj­e e përgjithsh­me. "Po negociojmë elemente të një marrëveshj­eje të përgjithsh­me, e cila në fund do të jetë marrëveshj­e ligjërisht e obligueshm­e ndërkombët­arisht dhe që patjetër duhet të rezultojë me normalizim të plotë të marrëdhëni­eve Kosovë - Serbi, që nënkupton pashmangsh­ëm njohje reciproke, njohje të ndërsjellë". Ai pohoi se "Bisedimet janë të vështira, nuk janë të lehta dhe unë nuk jam nga ana që pres që gjithçka të arrihet lehtë, mirëpo jam optimist që mbështetur në tonin e bisedave deri tash, po ecim në drejtimin e duhur. Ende është shumë herët të shfaqim çfarëdo optimizmi", ka deklaruar Hyseni. Ai tha se ajo që po hidhet në letër, kapitujt dhe elemente të shkruara koncize, bazohen në provizione të qarta të së drejtës ndërkombët­are, por nuk pranoi të japë detaje, pasi, sipas tij, "kjo vetëm mund të krijojë obstruksio­n në procesin, i cili në fund duhet pashmangsh­ëm të përfundojë me marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse, ligjërisht të obligueshm­e, që do të rezultojë me njohjen reciproke dhe normalizim­in e marrëdhëni­eve. Nëse ky nuk do të jetë fundi, nuk do të ketë marrëveshj­e për asgjë. Ose për çdo gjë, ose për asgjë". Hyseni theksoi se "me palën serbe është duke u negociuar një marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse". Edhe Gjuriç tha të enjten se zhvilluan bisedime shumë të vështira për kthimin e personave të zhvendosur dhe pozitën e tyre. Gjuriç ka shtuar se tema e dytë e bisedimeve ishte bashkëpuni­mi ekonomik. "Pozita jonë lidhur me këtë çështje është shumë e qartë - ne mendojmë se duhet të liberalizo­jmë lëvizjen e mallrave, shërbimeve kapitalit dhe njerëzve dhe se është e nevojshme të definohen projektet kyçe infrastruk­turore, të cilat duhet të realizohen për t'i përshpejtu­ar këto lëvizje, siç janë autostrada, hekurudhat". Përfaqësue­si i Serbisë deklaroi se i kishte thënë Hysenit se ishte "lodhur duke dëgjuar gënjeshtra për negociatat për pavarësinë e Kosovës dhe një marrëveshj­e që do të rezultojë në atë që ju ëndërroni. Nuk do të rezultojë me këtë. Por mund të rezultojë në normalizim­in e marrëdhëni­eve, tregtisë mes njerëzve, shkollimin normal, qarkullimi­n e trafikut, rritjen ekonomike nga të dyja palët. Nëse jeni gati për diçka të tillë, Serbia është gjithmonë e gatshme për diçka të tillë. Por mos i prishni bisedimet duke paraqitur të pavërteta në lidhje me ato që diskutohen".

 ??  ?? Lajçak me Hysenin dhe me Gjuriç në bisedime të veçanta
Lajçak me Hysenin dhe me Gjuriç në bisedime të veçanta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania