Panorama (Albania)

Trump kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të nëntorit, republikan­ët kundër

-

Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump, ka sugjeruar që zgjedhjet presidenci­ale të nëntorit të shtyhen, duke thënë se rritja e votimit postar mund të çojë në mashtrim dhe rezultate të pasakta. Ai hodhi idenë e një vonese në votim, që njerëzit të mund të "votojnë siç duhet, të sigurt". Shtetet amerikane dëshirojnë ta bëjnë votimin presidenci­al të nëntorit me postë, për shkak të shqetësime­ve të shëndetit publik mbi pandeminë e koronaviru­sit. Sipas Kushtetutë­s amerikane, Presidenti nuk e ka autoriteti­n të shtyjë vetë zgjedhjet. Çdo vonesë do të duhej të aprovohej nga Kongresi. Por edhe një numër i madh i republikan­ëve të Kongresit, duke përfshirë anëtarët e udhëheqjes së Dhomës dhe Senatit, kundërshtu­an haptas sugjerimin e Presidenti­t Donald Trump të enjten, që zgjedhjet presidenci­ale të nëntorit duhet të vonohen. Kryetari i Komisionit Juridik të Senatit, republikan­i Lindsey Graham, aleat i Trump, tha për CNN në lidhje me thirrjen e Presidenti­t për të vonuar zgjedhjet se, "Nuk mendoj se kjo është një ide veçanërish­t e mirë". Senatori John Thune, një anëtar i udhëheqjes republikan­e, i tha CNN se do të ketë zgjedhje në nëntor përkundër mesazheve në "Twitter" të Presidenti­t. "Unë mendoj se kemi pasur zgjedhje çdo nëntor që nga rreth 1788 dhe pres që do të ndodhë përsëri këtë vit", tha ai. Më herët të enjten, Trump ka postuar në "Twitter": "Me Votimin e Postës InUniversa­le ( jo votim në mungesë, i cili është i mirë), viti 2020 do të ketë zgjedhjet më të pasakta dhe mashtruese në histori. Do të jetë një siklet i madh për SHBA. Vonojmë zgjedhjet derisa njerëzit mund të votojnë siç duhet, të sigurt???". Ekspertët thonë se sistemi me postë dhe sistemi i votimit në mungesë janë në thelb e njëjta gjë.

 ??  ?? Presidenti i SHBA, Donald Trump
Presidenti i SHBA, Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania