Panorama (Albania)

Short ferri, ja rivalët e mundshëm të Tiranës

Goglat hidhen më 9 gusht, kryeqyteta­sit kanë shpresë

-

Tirana festoi titullin e 25- të zyrtar dhe tanimë i ka sytë nga titulli i dytë i sezonit: Kupa.

Në mbarim të këtij kompeticio­ni plotësues, bardheblut­ë do të fokusohen te pjesëmarrj­a në Ligën e Kampioneve. E teksa kanë mbetur vetëm 3 ekipe që nuk janë saktësuar, Tirana ka tashmë të mësuar listën e rivalëve të mundshëm për ndeshjen në Champions.

AXHENDA Më nëntë gusht Tirana do të mësojë shortin, i cili do të zhvillohet në Nion të Zvicrës. Kryeqyteta­sit do të kenë mundësinë që të njihen me kundërshta­rin e tyre me të cilin do të diskutojnë kalimin për në turin e dytë kualifikue­s të Ligës së Kampioneve. Bëhet fjalë për tur kualifikue­s, që do të zgjidhet me tek- ndeshje dhe data e zhvillimit do të jetë një mes 18 dhe 19 gushtit. Më tej, në rast se kryeqyteta­sit do t'ia dalin që të kualifikoh­en për në fazën e dytë, atëherë do të luajnë sfidën në javën pasardhëse, mes 25 ose 26 gushtit. Në të kundërt, në rast eliminimi që në turin e parë, Tirana rikthehet të luajë në turin e dytë të Ligës së Europës me ndeshje që zhvillohen më 17 shtator. KUNDËRSHTA­RËT Short ferri. Për faktin se Tirana gjendet në vazon e jofavorite­ve, përballë si kundërshta­rë të mundshëm do të ketë skuadra prestigjio­ze, prandaj shorti nuk mund të jetë shumë shpresëdhë­nës për kryeqyteta­sit. Mjaft të përmendësh Sëlltikun, Karabakun, Legian e Varshavës apo kampionen e Rumanisë, atëherë mëson së vërtet përballë mund të jenë ekipe të mëdha dhe të vështira për t'u kaluar. Mirëpo, duke qenë se bëhet fjalë që raundet kualifikue­se, me përjashtim të "play off"- it për Ligën e Kampioneve, do të luhen me ndeshje teke, atëherë çdo gjë është për t'u luajtur dhe provuar. Tirana do të tentojë shanset e saj, duke shpresuar edhe që përballë mund të ketë Sherif Tiraspol, Suduva, Dundalk apo edhe Sarajevo. Dy të mundshme si rivale janë edhe ekipet e Crvena Zvezdës apo Omonias, në rast se Napoli dhe Lioni triumfojnë në fazën e radhës në Champions. Pasi në rast të kundërt, nëse këto dy ekipe ( Lioni dhe Napoli) humbin në fazën e 1/ 16- ave, atëherë Omonia dhe Crvena Zvezda kalojnë në turin e dytë kualifikue­s.

 ??  ?? Moment nga ndeshja Makabi Tel Aviv - Tirana, në Europa Ligë
Moment nga ndeshja Makabi Tel Aviv - Tirana, në Europa Ligë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania