Panorama (Albania)

Dibala: Jemi gati të ngremë edhe titullin e 10- të radhazi

-

Është pikëpyetja e madhe e Juventusit pas dëmtimit muskulor të pësuar kundër Sampdorias. "Duhet vlerësuar ditë pas dite, shpresa jonë është ta kemi për Lionin, atë që do të jetë për ne një sfidë thelbësore", ishin fjalët e disa ditëve më parë të drejtorit sportiv Fabio Paratiçi. Paulo Dibala do të bëjë të pamundurën për të qenë në gatishmëri për përballjen ndaj francezëve në kthimin e 1/ 8- ave të Ligës së Kampioneve. "Tani duhet të mendojmë për Champions- in. Ndeshja e parë kundër Lionit ka qenë 5 muaj më parë dhe ndërkohë kanë ndodhur shumë gjëra, por e dimë se për çfarë jemi ende në lojë. Do të jetë e çuditshme të luhet pa tifozë dhe në ndeshje teke, por përpara duhet të fitojmë në Torino. Për momentin, kjo ka rëndësi", është shprehur për britaniken "Guardian".

ENDE I URITUR - Pasi vendosi në vitrinë titullin e radhës, të 36- tin e historisë bardhezi dhe i 9- ti radhazi, argjentina­si ( titulli i 5- të për të me fanellën bardhezi) mbetet i uritur: "Më pëlqen të fitoj, po ashtu edhe shokëve të skuadrës sime, edhe klubit, pasi është kjo që na bën të suksesshëm. Madje, jemi gati edhe për titullin e 10- të. Fak

MILIONE euro ( përfshirë edhe bonuset) është paga që Paulo Dibala fiton nga kontrata me Juven, e vlefshme deri në vitin 2022. Për rinovimin, argjentina­si kërkon 15 milionë, "Zonja" deri tani i ofron 10. ti që kemi ndër futbollist­ët më të mirë në botë në çdo pozicion na detyron që të mendojmë në këtë mënyrë", ka shtuar. Pavarësish­t se dita e grumbullim­it është akoma larg, numri 10 bardhezi nuk e fsheh dëshirën për të "pasur më shumë kohë për të kaluar me familjen, edhe më shumë kohë për të ndihmuar njerëzit e tjerë".

INICIATIVA - Ky titull ishte si një festë, pas muajsh të tërë frike prej pandemisë që e preku personalis­ht, i infektuar nga COVID. Dibala tani mendon se një pjesë të fatit që Zoti i ka dhuruar duhet shpërndarë edhe me të tjerët, ndaj është bërë pjesë e iniciativë­s "Common Goal" (" Objektivi i përbashkët"), platforma me impakt të fortë social në futboll, duke treguar angazhimin për ata që kanë më shumë nevojë: do të japë së paku 1% të pagës së tij për aktivitete solidare, në veçanti për edukimin, sepse "arsimimi është një mjet i fuqishëm për t'u dhënë një ndihmë konkrete personave", ka përfunduar Dibala.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania