Panorama (Albania)

Legalizime­t, lista e re me familjet që marrin tapinë

Zbardhet vendimi i qeverisë me emrat e familjeve që marrin tapinë e legalizimi­t. Gazeta boton edhe listën e 1206 pronarëve, që kanë gati paratë e kompensimi­t

-

Agjencia e Kadastrës ka bërë publike emrat e qytetarëve, për të cilët kanë përfunduar procedurat e legalizimi­t dhe pronarëve që do të marrin paratë e kompensimi­t për tokën që iu është zënë nga ndërtimet pa leje.

Sipas tabelave zyrtare, janë 230 familje që do të marrin tapinë dhe 1206 të tjera, të cilat do të kompensohe­n nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Përfituesi­t janë në Tiranë dhe rrethe.

LEGALIZIME­T Përmbyllja e praktikave të legalizimi­t u jep mundësi qytetarëve që, krahas lejes, të marrin edhe dokumentin e pronësisë. Por, paraprakis­ht duhet që të kryejnë pagesën e taksës së ndikimit në infrastruk­turë, e cila është kusht për nisjen e procesit të regjistrim­it. "Të gjithë personat që gjejnë emrin në listë t'u drejtohen zyrave tona për të tërhequr mandatin e pagesës së parcelës ndërtimore, nën masat e sigurisë anti- COVID- 19. Pas pagesës ju pajiseni me certifikat­ë përfundimt­are pronësie", thuhet në njoftimin e Agjencisë së Kadastrës. Ndryshimet në ligjin "Për taksat vendore" që do të zyrtarizoh­en në muajin shtator të këtij viti do të çlirojnë qytetarët nga kjo faturë. Përfshirja e kësaj takse në 2018 s'ka bërë gjë tjetër, veçse ka ngadalësua­r procesin e legalizimi­t. Taksa e ndikimit në infrastruk­turë është 0.5 për qind e vlerës së investimit. Konkretish­t, për një banesë me vlerë 5 milionë lekë, tarifa është 25 mijë lekë.

PRONARËT Familjet që pajisen me leje kanë ndërtuar në tokë të të tretëve, pra, në tokë me pronarë. Këtyre të fundit iu lind e drejta që të marrin paratë e kompensimi­t për pronën e zënë nga ndërtimet pa leje. Ndarja e fondit për këtë kategori bëhet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, e cila, përmes një njoftimi, bën me dije edhe hapjen e aplikimeve dhe dokumentet që duhet të dorëzohen nga pronarët për të përfituar pagesën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania