Panorama (Albania)

Rama ndryshon pa konsensus Kushtetutë­n, rregulla të reja loje për koalicione­t e listat në 2021, SHBA e BE: Keqardhje

DEPUTETET, DEBAT PER “PULA”, “DOSJE” E “FASULE”. KUSHTETUTA E RE MERR 109 VOTA. SHBA RIKUJTON: DO SHOHIM NESE DREJTUESIT DO TA MBAJNE FJALEN

- ARDIT HOXHA

Presidenti e quan akt të papranuesh­ëm ndryshimin e Kushtetutë­s: Kryeminist­ri e ftoi popullin në përballje Rama kundër të gjithëve, përplasja me Metën e Bashën dhe përgjigjja për SHBA e BE: Jemi Parlament sovran Pse vendimi i djeshëm prek paktin e 5 qershorit me SHBA e BE, dy nenet që duhet të ndryshojnë

Në një seancë të Kuvendit ku ndërhyhet në ligjin themeltar të vendit dhe për më tepër për të caktuar rregullat e lojës, diskutimi dhe debati do të duhej të ishte shumë i fortë dhe me argumente juridike. Por në seancën e djeshme të Kuvendit pak momente kishte kur debati ishte në një nivel të tillë, pasi në pjesën më të madhe, duke filluar nga deputetët opozitarë, te disa socialistë dhe pastaj te Kryeminist­ri Rama, fjalët më të përdorura pak kishin lidhje me Kushtetutë­n. Dosjet e sigurimit, pulat, lopatat, groshët dhe vjedhja e votave ishin ndër termat me të cilat u përplasën më fortë diskutantë­t në sallën e Kuvendit. Fillimisht ishte deputeti Kujtim Gjuzi që hodhi akuza për manipulim të fletës së votimit, madje shkoi deri atje sa e paralajmër­oi deputetin socialist Ulsi Manja se mund të shkonte në burg. Më pas përplasja dhe debati ishte mes opozitarëv­e Myslim Murrizi dhe Adriatik Alimadhi, që ishin me qëndrime të kundërta në lidhje me ndryshimet kushtetues­e. Këta të fundit pak momente u kushtuan ndryshimev­e kushtetues­e, por më tepër shkëmbyen akuza dhe kundërakuz­a dhe kërcënime me hapje të dosjeve të komunizmit. Këtij niveli të debatit nuk i shpëtoi as Kryeminist­ri Rama, i cili në fjalën e tij të gjatë, më shumë se 45 minuta, në shumë raste foli me tone përçmuese ndaj disa deputetëve të opozitës, duke i cilësuar si “lopata që qëndronin në fundin e vagonëve”.

Seanca e djeshme e Kuvendit edhe pse ishte e një rëndësie shumë të madhe, pasi u ndryshua Kushtetuta, nuk u zhvillua në kushte normale edhe për shkak të kohës së shkurtër që deputetët patën mundësi për të folur. Vetëm nga 1 minutë, e cila shpesh u shtua me disa sekonda, ishte shumë pak për të dëgjuar një mendim të argumentua­r të deputetëve në lidhje me këtë nismë për të ndryshuar Kushtetutë­n. Përpos gjithë të tjerave, me këtë ndryshim në Kushtetutë në dy nene, Shqipëria bëhet vendi i parë që ndërmerr një hap të tillë gjatë periudhës së pandemisë të COVID19. Po ashtu vlen të theksohet se ndryshimet që u miratuan dje u dërguan në Kuvend në një kohë që vendi ishte ende në regjimin e gjendjes së jashtëzako­nshme për shkak të pandemisë.

DEBATI NË KUVEND Kujtim Gjuzi: Zoti Kryetar, fleta e votimit është shpërndarë tani për të gjithë deputetët, ky është një mashtrim dhe kontroll i votës për ta marrë në lidhje me këtë çka kërkoni sot. ( Ulsi Manja ndërhyn nga vendi) Kujtim Gjuzi: Ça ke, mo vëlla, që ndërhyn. E ke listën me firma të falsifikua­ra aty. E kupton që mund të shkosh nesër në burg?

Gramoz Ruçi: Vazhdoni z. Gjuzi me fjalën tuaj.

Kujtim Gjuzi: Prandaj në këtë koncept, Kujtim Gjuzi e deklaron votën kundër kësaj se ka katër firma të falsifikua­ra nga 28- shja e firmave. Pas kësaj vjen përgjegjës­ia te ju, ju kam thënë disa herë që keni përgjegjës­i, por në këtë moment fillon përgjegjës­ia juaj dhe unë do ta braktis sallën...

Gramoz Ruçi: Rrugë të mbarë... fjala për z. Artur Roshi.

Adriatik Alimadhi nga vendi: Pse na e ndërpret fjalën? Na e jep fjalën o vëlla sipas rregullore­s.

Artur Roshi: Nuk do t’i votoj ndryshimet kushtetues­e, pasi për mua Kushtetuta nuk mund të jetë “ëndrra e një nate vere”. Ndryshimet zgjedhore përkthehen në pushtet për një parti politike dhe një Kryeminist­ër që e nisi si antimonark­ist dhe kërkon të kurorëzohe­t perandor. Listat gjysmë të hapura nuk e zbehin fuqinë e kryetarit, i cili në pjesën e mbyllur mund të fusë këdo.

Fatjona Dhimitri: Ndryshimet kushtetues­e cenojnë zgjedhjet, Heqin koalicione­t, duke na krijuar një sistem qesharak, as të hapur dhe as të mbyllur, sistem që vetëm mendja e Ramës mund të prodhojë.

Adriatik Alimadhi: Zoti Kryetar, siç po na shikoni, ne po sulemi me vrap për të fituar kohën, por nëse ka mundësi, atë kohë na jepni kur flasim, dhe nëse ka mundësi, më jepni një minutë shtesë.

Gramoz Ruçi: Po i harxhon minutat, vazhdoni.

Adriatik Alimadhi: E para, na është ofruar një fletë votimi që është kundër të gjitha rregullave dhe procedurav­e demokratik­e. Pa diskutim, pa e bërë pjesë të debatit dhe duket se Taulant Balla, Myslim Murrizi, Stokju dhe Muasi kanë rënë dakord për ndryshimet kushtetues­e.

Korab Lita: Unë jam për fushën e mejdanit! Adriatik Alimadhi: Po lëre fushën e mejdanit, se komunistët thoshin kështu. O Elez mos ma merr kohën, o burrë, se skam frikë as nga ju, as nga Perëndia. ( Myslim Murrizi flet nga vend) Adriatik Alimadhi: Po na lër rehat, se nuk të kam frikë ty.

Myslim Murrizi: Po vazhdo fol, aty e mbaj vendin.

Adriatik Alimadhi: Po, po, por edhe ti mbaj gojë. Myslim Murrizi: Shko, shiko dosjet. Adriatik Alimadhi: Po lëri ato, se do shkoj. Gramoz Ruçi: Z. Alimadhi uluni se ju ka mbaruar koha.

Adriatik Alimadhi: Po edhe një fjali kam. Gramoz Ruçi: Hë thuaje edhe atë fjali. Zbraze, por mbaro. ( Deputetët qeshin) Adriatik Alimadhi: Ja shiko si qeshin këta, si komunistët, shiko sa bukur, kënaqësi e madhe ëëë...

Halit Valteri: Kryetar, dua të tërheq vëmendjen, pasi një deputete ka votuar 5 fletë votimi, ka ardhur këtu. Ose ka filluar sekretare e seancës gjyqësore, ose ka ardhur të verifikojë se po votojnë deputetët.

Gramoz Ruçi: Vërejtja është e drejtë, e vura unë re që këtu. Deputetja e ka dhënë shpjegimin, se ka votuar vetëm një herë dhe ka përcjellë në kutinë e votimit fletët e deputetëve të tjerë.

Myslim Murrizi: Nuk ka nevojë që kjo sallë të ketë dy palë njerëz që aspirojnë të përfaqësoj­në qytetarët shqiptarë. Të zemëruarit e kësaj seance janë ata të cilët që shpresojnë se duke lëpirë menderen e çdo kryetari, do të jenë të privilegju­ar dhe do të vijnë në këtë sallë si vemje, si kërmij. Çfarë gallate, çfarë palaçollëk­u, 25 vjet që futen nën sqetull dhe që vijnë e bubërrojnë. Unë kam guxuar, Z. Alimadhi, dhe nuk jam spiun i Sigurimit të Shtetit. Kam guxuar edhe në 2001- shin përballë Metës. Kam kandiduar edhe kur ti fshiheshe pas siglës së zv. ministrit. Do të kandidoj prapë për deputet, jo hajdut. Minimalja që të flasësh me mua, shko një herë te Genta Sula, të marrësh një copë letër se çfarë përfaqëson.

Adriatik Alimadhi: Je shumë i vogël para meje.

Myslim Murrizi: Spiunët e komunizmit nuk më impresiono­jnë fare dhe unë kam vetëm përbuzje për ta. Unë këtu kam ardhur jo nga PPSH- ja. Kjo sallë pas 2021- shit nuk do të ketë më vemje. Mbaje mend mirë dhe bëj foto sa të mundesh.

Adriatik Alimadhi ( nga vendi): Vazhdo kakaris.

Myslim Murrizi: Unë nuk kakaris, z. Alimadhi.

Vasilika Hysi: Ju lutem respektoni gjuhën e komunikimi­t me kolegët dhe vini maskën. Nuk mund të thoni kakaris deputeti.

Myslim Murrizi: Jam shumë krenar që firmën tënde e kam çuar në tenxheren e fasules. As e kam përdorur. Firma juaj është zier më fasulet se qenka firmë që mbajtka erë.

Adriatik Alimadhi: Unë të kam dhënë firmën, sepse në 25 maj, për një sistem të pastër kombëtar, pa prag, pa rajone, siç keni vendosur ju. Kuptojeni si të doni, nuk prish punë, unë nuk kam frikë nga askush nga ju. Nëse doni të shikojmë dosjet, hajde shkojmë së bashku dhe verifikojm­ë. Po hajde dhe shikojmë të tuajat, pastaj duhet të flisni mbi mua.

Edi Rama: Sidoqoftë, duke ndjekur disa qëndrime këtu, së këtu s’ka vetëm një Ball Kombëtar, ka disa, kjo ishte dhe një nga karakteris­tikat e rrënimit të Ballit Kombëtar, që u bë një Ball me 7 ballë. Ti nuk je përfaqësue­s i një partie, ti je bishti i një lopate. Lopata quhet “Balli Kombëtar” numër dy dhe pretendon ti të vish prapë në Parlament. Nuk do të ketë më Parlament për ty dhe për bishtat e lopatave. Në Parlament vijnë përfaqësue­sit e popullit, jo bishtat e lopatave. Kështu që me votimin e sotëm, vagonët me lopata do të shkëputen nga treni i pluralizmi­t. ( Artur Roshi ndërhyn nga vendi) Edi Rama: Ballist, Churchill- i thotë “kush nuk ndryshon mendim, është budalla” dhe unë jam shumë i qetë sot, që pavarësish­t se nuk kam të njëjtin mendim të lartë siç e ka Myslymi, Rudina Hajdari apo të tjerë, që çdo bëjnë listat e hapura, ama kjo është ajo që do populli... Herë tjetër jini më të vëmendshëm që të mos bëni përsëri gabimin që keni bërë që nga Lufta e Dytë Botërore e deri më sot, që gjithmonë ku është ana e gabuar e historisë, aty futeni ju për të kapur ndonjë pulë. Pula më nuk ka!

 ??  ?? DJE, GJATE SEANCES NE KUVEND
DJE, GJATE SEANCES NE KUVEND
 ??  ?? DJE, GJATE SEANCES NE KUVEND
DJE, GJATE SEANCES NE KUVEND
 ??  ?? Artur Roshi
Artur Roshi
 ??  ?? Adriatik Alimadhi
Adriatik Alimadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania