Panorama (Albania)

Ndryshimi i Kushtetutë­s, PPE apel Ramës me procesin e integrimit në BE, Qeveria: Kuvendi, jo në varësinë tuaj

META DEKRETON “5 QERSHORIN”, NENET QE RREZIKOHEN TE NDRYSHOHEN NGA PS

- MARIGLEN KUME

Partia Popullore Europiane renditet në listën e atyre të cilët i konsideroj­në të njëanshme ndryshimet kushtetues­e të miratuara dy ditë më parë në Parlament në seancën e fundit për këtë sesion.

Sekretari për marrëdhëni­et me jashtë në PPE Peter Voller reagoi përmes një “Twitter”- i, ku shprehu keqardhje për votimin pa u diskutuar në mënyrë të gjerë dhe pa dakordësin­ë e opozitës. Ai apeloi që të reflektohe­t në ndryshimet që do të imponohen në Kodin Zgjedhor. “Shumë i trishtuar që ndryshimet e fundit kushtetues­e të votuara nuk u kryen në një mënyrë gjithëpërf­shirëse. Nevojitet të rregullohe­t në kodifikim”, reagoi Voller. Reagimi i Voller vjen në vijim të disa reagimeve të faktorit ndërkombët­ar, që kanë shprehur keqardhjen që sipas tyre “ndryshimet kushtetues­e u bënë në mënyrë të njëanshme, duke injoruar thirrjen e tyre për dialog, konsensus dhe gjithëpërf­shirje”. Paralajmër­imi Ndërkaq, dje reagoi edhe zëdhënësi i PPE- së, Michael Gahler. Zëdhënësi i konsideron të papranuesh­me sjelljet e një qeverie, që sipas tij, aspiron të nisë negociatat me Bashkimin Europian siç është Shqipëria. “Nuk mund të jetë e pranueshme për askënd që qeveria Rama, e cila synon hapjen e negociatav­e te pranimit me BE- në të iniciojë në mënyrë arbitrare ndryshimet e rregullave të garës elektorale. Nëse kjo qeveri dëshiron realisht hapjen e negociatav­e të pranimit me BE- në, si mund të mos pranojë këshillat e Parlamenti­t Europian, Komisionit Europian dhe shteteve anëtare respektive për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracin­ë”, shkroi Gahler. Ndërsa në vijim të postimit të tij në “Facebook”, zëdhënësi i PPE- së vë në dyshim qëllimet e vërteta të ndryshimev­e kushtetues­e. Ai shpreh se do të monitorojë punën e Këshillit Politik për reflektime­t që do të imponohen në Kodin Zgjedhor. “Për miqtë e mi në ‘ Facebook’ që kanë në interes të drejtpërdr­ejtë mbi Shqipërinë: Unë i konsideroj me shumë keqardhje dhe të diskutuesh­me qëllimet e vërteta të partisë qeverisëse të Shqipërisë, e cila theu konsensusi­n e arritur me ndërmjetës­im ndërkombët­ar me opozitën dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme Kushtetutë­n. Grupi i PPE- së do të vëzhgojë me kujdes ve

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Patrick Voller, sekretar i PPE
Patrick Voller, sekretar i PPE
 ??  ?? Michael Gahler, zëdhënës i PPE
Michael Gahler, zëdhënës i PPE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania