Panorama (Albania)

Vrasja pas darkës me përqafime, çfarë tha në Polici Sanxhaktar­i

Dhëndri i ish- kryebashki­akut të Elbasanit u arrestua për vrasjen e mikut të tij, Florjan Lamçe. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes

-

Sokol Sanxhaktar­i, dhëndri i ish- kryetarit të Bashkisë Elbasan, ka dëshmuar në Polici për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën shoku i tij, Florjan Lamçe.

Sanxhaktar­i është arrestuar nga Policia për vrasjen makabre të 40- vjeçarit, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në Elbasan. Në dëshminë e tij, 34- vjeçari Sanxhaktar­i ka thënë se nuk e kujton si ka nisur debati mes tyre dhe se me viktimën ishin miq. "Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Në darkë u ulëm me Adrianon dhe me Florianin te lokal ' Piazza' dhe kemi pirë shumë pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse më qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq", mësohet të ketë thënë Sanxhaktar­i para oficerëve të Policisë Gjyqësore. Sokol Sanxhaktar­i, dhëndri i ish- kryebashki­akut të Elbasanit, Qazim Sejdini, u vu në pranga së bashku me shokun e tij Adriano Hajdari. Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe marrjen e dëshmive të dy të dyshuarve, zyrtarisht Policia e Elbasanit tha se të dy ata dyshohet se 40- vjeçarin Lamçe e kanë vrarë me dashje dhe në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, akuzë më të cilën do të përballen përpara drejtësisë. Ndërkohë, edhe vetë Sanxhaktar­i dhe Hajdari kanë marrë plagë të lehta në trup dhe aktualisht ndodhen në qelitë e paraburgim­it.

ARRESTIMI Arrestimi i Sokol Sanxhaktar­it dhe Adriano Hajdarit u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale "Vrasja me dashje", e kryer në bashkëpuni­m", në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 04: 00, në lagjen "Luigj Gurakuqi", ku në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me sende të forta shtetasin

Florjan Lamçe. Ky i fundit, i njohur edhe si "Flor Qorri", është person me precedentë të mëparshëm penale. Ai është dënuar dhe hetuar disa herë për shumë ngjarje në Elbasan, mes së cilave edhe atë të pengimit të zbardhjes së të vërtetës.

NGJARJA Tre shokët ndodheshin në ambientet e lokal "Piazza del sol", në qendër të Elbasanit. Florian Lamçja, ose siç njihet ndryshe në Elbasan me nofkën "Flor Qorri", Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktar­i, në shoqërinë e njëri- tjetrit kanë konsumuar pije alkoolike. Një burim nga Policia tha se ata mund të kenë konsumuar edhe lëndë narkotike, fakt ky i pakonfirmu­ar zyrtarisht. Në bisedë e sipër, rreth orës 04: 00 të mëngjesit, ata janë zënë me njëritjetr­in duke bërë që të përdorin shishet e birës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur Florian Lamçjan. Për këtë ngjarje janë arrestuar Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktar­i, dhëndri i ishkryetar­it të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit. Dy të arrestuari­t dhe vetë viktima Florian Lamçja konsideroh­en si persona me precedentë penalë në Elbasan.

 ??  ?? Sokol Sanxhaktar­i, Adriano Hajdari dhe viktima Florjan Lamçe, pak para se të ndodhte vrasja
Sokol Sanxhaktar­i, Adriano Hajdari dhe viktima Florjan Lamçe, pak para se të ndodhte vrasja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania