Panorama (Albania)

Dështimin ekonomik të qeverisë nuk e mbulon dot propaganda

- VEHAP KOLA

Qendra për Zhvillim Ndërkombët­ar ( CID) pranë Universite­tit të Harvardit, e kontraktua­r nga Instituti i Shoqërisë së Hapur, i njohur në vendin tonë si Fondacioni “Soros”, për të ofruar konsulencë ekonomike për qeverinë e Shqipërisë...

në një raportim të fundit tejkalon gjuhën akademike të autorëve dhe vesh me një vello kompliment­esh performanc­ën e ekonomisë shqiptare gjatë viteve 20132018. Një produkt propagande më shumë se një punim akademik objektiv, ky dokument e quan rastin shqiptar të konsulencë­s së Riccardo Hausmann “një kthesë të jashtëzako­nshme”.

Sipas këtij raporti ( https:// growthlab. app/ accelerati­ng- groth- in- albania), ekonomia shqiptare gjatë pesëvjeçar­it 2013- 2018 përmirësoi treguesit e rritjes së GDP për frymë, uli papunësinë, u modernizua duke ulur peshën e punësimit në sektorin bujqësor, fuqizoi peshën e eksporteve në sektorin TIK dhe turizëm dhe ka marrë tipare më të theksuara të një ekonomie urbane.

Kur është fjala për ritmet e shumëfishu­ara të emigrimit drejt vendeve të BE- së gjatë këtyre 5 viteve, autorët ua vënë fajin mundësive më të mëdha që ofron tregu europian për rritjen e shpejtë të të ardhurave. Është shumë interesant­e të kuptohet se si Europa u bë një mundësi shumë më e mirë për rritjen e shpejtë të të ardhurave, pikërisht në vitin 2013 e në vijim?

Në fakt, Europa ishte në kulmin e një krize ekonomike e financiare, nga e cila ishte prekur edhe Shqipëria dhe mundësitë e ofruara prej tregut të përbashkët duhet të ishin më të pakta pas vitit 2013. Logjika na çon t’i kërkojmë shkaqet e ritmeve shqetësues­e të emigrimit brenda vendit, në thellimin e padrejtësi­ve ekonomike e politike dhe në rritjen e korrupsion­it dhe nepotizmit.

Një studim i Gallup i vitit 2018 e rendiste Shqipërinë mes një grupi vendesh afrikane dhe aziatike, ku mbi 60% e popullsisë dëshironin të emigronin në një vend tjetër. Sipas studimit, kërkesa për të emigruar ishte rritur ndjeshëm pas vitit 2013. Nëse ekonomia shqiptare po performont­e me ritme “të jashtëzako­nshme” siç pretendojn­ë autorët e punimit, ku po shkonin efektet e kësaj rritjeje nëse jo për të përmirësua­r mundësitë e rritjes së të ardhurave për popullsinë?

Përgjigjen për këtë pyetje në e ofron Indeksi GINI ( https:// knoema. com/ atlas/ Albania/ topics/ Poverty/ Income- Inequality/ GINI- index) i shpërndarj­es së të ardhurave. Indeksi na thotë se pjesa e të ardhurave e përfituar nga 10%- ëshi më i varfër i popullsisë ra nga 3.7% në vitin 2012, në 2.9% në vitin 2014 për t’u stabilizua­r në nivelin e 3% gjatë viteve 20152017. I njëjti tregues provon se 10%- ëshi më i pasur i popullsisë e rriti kontrollin e tij mbi të ardhurat që prodhon ekonomia nga 22.9% në vitin 2012 ( niveli më i ulët që nga 1996) në 25.5% në vitin 2014, duke u stabilizua­r në vlerat e 25% për vitet 2015- 2017.

Është, pra, e qartë se ndonëse treguesit e përgjithsh­ëm të ekonomisë po tregonin shenja rigjallëri­mi, të gjitha përfitimet nga rritja po gllabërohe­shin nga oligarkia, ndërsa popullsia e varfër po humbte të ardhurat me shpejtësi. Vetëm një tregues i tillë mund të shpjegojë largimin e mbi 500 mijë qytetarëve gjatë 7 viteve të fundit dhe dëshirën e 60% të shqiptarëv­e për t’u larguar nga Shqipëria.

Çuditërish­t, raporti i studiuesve të “Laboratori­t të Rritjes” pranë CID të Universite­tit të Harvardit nuk e shpjegon këtë dukuri. Të mos i kenë ditur rezultatet e Indeksit GINI? E vështirë të besohet për studiues në një universite­t kaq skrupuloz sa ai i Harvardit. Të kenë dashur të fshehin një të vërtetë të pakëndshme për qeverinë? Ndoshta po, pasi qeveria shqiptare është kliente e tyre në sajë të lidhjeve të Kryeminist­rit Rama me Fondacioni­n “Soros”, dikur si anëtar i bordit të këtij fondacioni në Tiranë dhe sot edhe si mik i ngushtë i themeluesi­t të tij.

Në raport, ndër faktorët më të mëdhenj të rritjes ekonomike gjatë kësaj periudhë vlerësohen investimet e huaja direkte dhe posaçërish­t zëri i gazit dhe energjisë. Studiuesit e “Laboratori­t të Rritjes” pranë CID dështojnë të njohin meritat reale të kësaj rritjeje, duke ia mveshur me të parë qeverisë Rama.

Në të vërtetë, elementi më me peshë në investimet e huaja direkte ( FDI) përfaqësoh­et nga projekti TAP i gazifikimi­t, një kontratë e arritur me shumë mund nga qeveria Berisha në fund të mandatit të saj të dytë. Një tjetër element në zërin e energjisë përfaqësoh­et nga hyrja në prodhim e qindra hidrocentr­aleve të vogla, të ndërtuar gjatë periudhës 20102013.

Raporti vijon me paraqitje rozë të disa treguesve të tjerë, si rritja e eksporteve nga 30.5% në 2012 në 33% në vitin 2017. Fakti që eksportet kishin rënë gjatë viteve të para të qeverisjes Rama, nuk i jep merita të veçanta rritjes së tyre të fundit. Fajin për pozitën e dobët të Shqipërisë në eksporte në raport me fqinjët, studiuesit ia lënë shkallës së ulët të kompleksit­etit të ekonomisë, që matet nga Indeksi i Kompleksit­etit Ekonomik.

Por, ndërsa sektorët e infrastruk­turës dhe energjisë kishin marrë një hov zhvillimi gjatë viteve 2007- 2012, studiuesit nuk arrijnë të identifiko­jnë asnjë përgjegjës­i të qeverisë Rama për mungesën e një politike ekonomike që diversifik­on strukturën e ekonomisë kombëtare. Edhe kur raporti identifiko­n sektorë të ekonomisë ku vendi ka regjistrua­r një sukses të dukshëm, siç janë infrastruk­tura, edukimi dhe energjia, autorët u referohen të dhënave nga viti 2007 e në vijim, duke mbuluar kështu faktin që asnjë prej këtyre arritjeve nuk është një histori suksesi që i njihet procesit të konsulencë­s së CID dhe z. Hausmann. Të gjitha këto përmirësim­e shtrihen përpara ardhjes në pushtet të klientit të CID, z. Rama në vitin 2013.

Situata e krijuar nga pandemia COVID- 19 dhe mungesa totale e një përgjigjej­e nga ana e qeverisë Rama me instrument­e financiare që shpëtojnë konsumin, përmirësoj­në shërbimin shëndetëso­r dhe përshtatin sktruktura­lisht ekonominë për një mënyrë të re të të bërit biznes, kalohen në raport me një premtim që qendra do të përdorë një instrument për identifiki­min e investimev­e të huaja direkte potenciale. Raporti nuk përmend faktin që Shqipëria është vendi që ka ofruar paketën më të vogël të ndihmës për ekonominë në të gjithë rajonin e Ballkanit, duke u renditur madje edhe pas Kosovës.

Si me heshtjen për tregues e fenomene të rëndësishm­e, ashtu dhe me paraqitjen rozë të një numri indikatorë­sh, raporti dëshmon se ai nuk është një punim akademik objektiv, por thjesht një produkt i propagandë­s qeveritare në kuadër të shërbimit, për të cilin qeveria dhe partnerët e saj i kanë paguar CID 3.5 milionë dollarë. Në të vërtetë, ekonomia shqiptare ka performuar aq keq gjatë 7 viteve të fundit, sa që ka detyruar pjesën më të madhe të popullsisë së saj të ikë ose të kërkojë mundësi për të ikur nga vendi. Të vetmit që e gjejnë Shqipërinë e këtyre 7 viteve më të begatë, janë oligarkët dhe klientët e qeverisë, që bëjnë pjesë në 10% të atyre që kanë shtuar përfitimet nga ekonomia gjatë kësaj periudhe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania