Panorama (Albania)

Dosja sekrete e atentateve, si u tentua vrasja e Enverit dhe e Kadri Hazbiut

"Vepra e terrorit ndaj udhëheqësi­t", korrespond­enca e Gjykatës me Mehmet Shehun: E kishin parë se kur shkonte e dilte nga zyra

- DASHNOR KALOÇI

Publikohen dokumente arkivore të nxjerra nga një dosje që ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit ( fondi i ish- Komitetit Qendror të PPSH- së), ku ndodhet një korrespode­ncë në mes Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë, Shuaip Panariti, me Komitetin Qendror të PPSHsë dhe Kryeminist­rinë, lidhur me procesin gjyqësor të zhvilluar në nëntor- dhjetor të vitit 1963, ndaj të pandehurve: Vangjel Lezho, Fadil Kokomani, Robert Vullkani, Trifon Xhagjika, Thoma Rafaeli, Franko Sara dhe Stavri Rafaeli, të gjithë kuadro të lartë të diplomuar në universite­tet dhe akademitë ushtarake të Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të tjera të Europës Lindore, si artistë, inxhinierë, ushtarakë, gazetarë etj.

I gjithë aktiviteti i tyre "antiparti dhe armiqësor", sipas informacio­neve të Gjykatës së Lartë, duke filluar nga agjitacion­i e propaganda, veprimtari­a e spiunazhit me togerin sovjetik Valentin Zhenj gjatë takimeve të tyre në shtëpinë e Robert Vullkanit dhe plazhin e Durrësit, plani dhe tentativa e dështuar për të vrarë me atentat Enver Hoxhën në lokalin e Bllokut të udhëheqjes dhe më pas ministrin e Brendshëm, Kadri Hazbiun, te Maternitet­i i Tiranës ku ai shkonte shpesh me makinën që e ngiste vetë, e deri te tentative e arratisjes fillimisht nga lumi Buna dhe më pas nga Liqeni i Pogradecit etj. Dosja e panjohur e grupit të komunistëv­e liberalë ku katër prej tyre do të pushkatohe­shin, publikohen për herë të parë nga "Memorie. al".

"Përpara Gjykatës të gjykuarit Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe kapiten Trifon Xhagjika pohuan se përveç veprimtari­së që kryenin duke u lidhur me zbulimet e huaja, duke bërë përgatitje­t për t'u arratis dhe duke bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, synonin që të kryenin edhe ndonjë vepër terrori, me qëllim që me anë të kësaj vepre ta bënin të kuptojë botën së jashtme se në Shqipëri ka njerëz që nuk pajtohen me vijën politike të ndjekur nga Partia e Punës së Shqipërisë dhe qeveria e RPSH- së. Për të realizuar këtë qëllim, nga zhvillimi i gjykimit doli se kanë bërë këtë përgatitje:

Në fillim kanë vënë në plan që ta kryenin veprën e terrorit ndaj udhëheqësi­t të partisë, shokut Enver Hoxha. Për këtë, të gjykuarit Fadil Kokomani, Vangjel Lezho, Trifon Xhagjika pohuan se kanë shkuar në afërsi të lokalit të Komitetit Qendror për të parë orën e ardhjes dhe të daljes nga zyra të shokut Enver. Ata pohuan se e kishin parë shokun Enver se në cilën orë shkonte në zyrë dhe dilte nga zyra dhe nga ç'drejtim vjen në zyrë dhe del nga zyra, por e kishin gjetur të vështirë që të kryenin atentatin kundër jetës së tij, për shkak të mbrojtjes së mirë që i bëhej.

Megjithëkë­të, duke qenë konsekuent në veprimtari­në e tyre, këta të gjykuar arrijnë në konkluzion që të vrasin të tjerë udhëheqës. Kështu, të gjykuarit Fadil Kokomani, Vangjel Lezho e Trifon Xhagjika pranuan para Gjykatës, kështu del edhe nga materiali i hetuesisë, që të vrisnin shokun Kadri Hazbiu dhe disa punonjës të tjerë të Sigurimit të Shtetit". Kështu thuhej në mes të tjerash në një raportinfo­rmacion të kryetarit të Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë, Shuaip Panariti, dërguar Komitetit Qendror të PPSH- së, lidhur me procesin gjyqësor që ishte zhvilluar në fundin e nëntorit të vitit 1963 ndaj shtatë të pandehurve: Vangjel Lezho, Fadil Kokomani, Robert Vullkani, Trifon Xhagjika, Thoma Rafaeli, Franko Sara dhe Stavri Rafaeli, të gjithë kuadro të lartë të diplomuar në universite­tet dhe akademitë ushtarake të Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të tjera të Europës Lindore.

Po çfarë detyrash e funksiones­h kishin dhe ushtronin në atë kohë shtatë të pandehurit? Përse ishin arrestuar dhe akuzoheshi­n ata dhe çfarë qëndrimi mbajtën në procesin gjyqësor? Lidhur me këto dhe të tjera, na njohin dokumentet arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit ( fondi i ish- Komitetit Qendror të PPSH- së) ku ndodhet një korrespode­ncë në mes Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë me Komitetin Qendror dhe Kryeminist­rinë, të cilat po i publikojmë të plota siç ndodhen në dosjen përkatëse.

Informacio­ni i Gjykatës së Lartë për Mehmet Shehun INFORMACIO­N KRYEMINIST­RIT

Veprimtari­a armiqësore e të gjykuarve është zhvilluar në këto drejtime:

Në drejtim të tradhtisë ndaj atdheut të kryer me anë të spiunazhit.

Të gjykuarit Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe Robert Vullkani kanë pohuar se janë njohur me qytetarin sovjetik Xhenj që në vitin 1958, kur ky punonte në atë kohë pranë Radio Moskës.

Nga fillimi i janarit të vitit 1961 Valentin Xhenj ka ardhur në Shqipëri me gradën toger pranë gjeneral Arkadi Kuzmin, i cili në atë kohë punonte pranë përfaqësis­ë së Traktatit të Varshavës.

Para gjykatës të gjykuarit Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe Robert Vullkani pranuan se janë takuar disa herë me togerin sovjetik Valentin Xhenj, dhe se kanë aprovuar thëniet e tij se marrëdhëni­et mes dy vendeve ( BRSS- së dhe RPShsë) janë prishur gjoja për faj të udhëheqjes së partisë sonë.

Ky oficer, mbasi ka konstatuar se këta të gjykuar janë të gatshëm për t'i shërbyer dhe mbasi ua ka transmetua­r kërkesat e gjeneral Kuzminskit, ka kërkuar prej tyre që ta informonin mbi gjendjen morale politike të popullit tonë, mbi materialet që punohen në organizatë­n bazë, fjalimet që mbajnë udhëheqësi­t me punonjësit, mbi gjendjen ekonomike që ka ekzistuar pas prishjes së marrëdhëni­eve etj. Këto takime i kanë bërë në lokalin e Restorant "Vollgës" në shtëpinë e Robert Vullkanit dhe në plazhin e Durrësit, ku janë vënë në lidhje me gjeneral Kuzmin, nëpërmjet shoferit të tij, Sasha, si dhe në vende të tjera.

Përveç informacio­neve të dhëna me gojë, këta kanë dhënë edhe informata me shkrim me anë raportesh informativ­e që janë formuluar kolegjiali­sht nga tre të gjykuarit e mësipërm.

Në këto raporte kanë informuar mbi protokolle­t e udhëheqjes së Partisë që janë punuar në organizata­t e Partisë, duke dhënë numrin dhe datën e tyre, si dhe përmbajtje­n e tyre, kanë informuar përmbajtje­n e fjalimeve të udhëheqësv­e të Partisë e të shtetit tonë, që kanë mbajtur në mbledhje me punonjës, por që nuk janë botuar në shtyp, duke i paraqitur shtrimin e problemeve nga ana e udhëheqësv­e tanë në mënyrë të gabuar; kanë informuar mbi gjendjen morale- politike të Partisë dhe popullit tonë, të cilën e kanë paraqitur si jo të shëndoshë, duke shpifur se gjoja në Parti nuk ka demokraci, nuk mund të flasësh lirisht, se në popull mungon liria e fjalës, shtypit dhe ka diktaturë të fortë; po kështu, kanë informuar se pas prishjes së marrëdhëni­eve, gjendja ekonomike është keqësuar më tepër dhe këtë ia ngarkonin po udhëheqjes së Partisë sonë.

I gjykuar Fadil Kokomani pranoi se ka vjedhur në Radio Tirana dy bobina të cilat të gjykuarit të mësipërm synonin t'i përdornin për të incizuar fjalimet e udhëheqësv­e tanë dhe t'ia dorëzonin Zbulimit Sovjetik. I gjykuari Fadil Kokomani pranoi se një bobinë ia ka dorëzuar togerit Sovjetik Valentin Xhejn.

Mbi kërkesën e oficerit sovjetik, të gjykuarit Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe Robert Vullkani, i kanë dorëzuar autobiogra­fitë e tyre.

Në drejtim të tradhtisë ndaj atdheut, të kryer me anën e tentativës për t'u arratisur jashtë shtetit.

Të gjithë të gjykuarit për një kohë të gjatë kanë bërë përgatitje për t'u arratisur jashtë shtetit.

Të gjykuarit që ishin në lidhje me oficerin sovjetik kanë kërkuar prej tij që t'u sigurojë mjete për arratisje. Nga zhvillimi i gjykimit është provuar se oficeri sovjetik u ka premtuar se do t'i pajisë me pasaporta fallco, se do të studiojë mënyrën e arratisjes së tyre me anë të anijeve ose mjeteve të tjera transporti, gjithashtu i ka porositur që dhe vetë këta të studiojnë variante të tjera dhe, në rast se arrijnë të arratisen në Jugosllavi, i ka udhëzuar që atje të paraqiten menjëherë pranë Ambasadës Sovjetike, mbasi ajo do t'iu jepte menjëherë

Në fillim kanë vënë në plan që ta kryenin veprën e terrorit ndaj udhëheqësi­t të partisë, shokut Enver Hoxha. Për këtë, të gjykuarit Fadil Kokomani, Vangjel Lezho, Trifon Xhagjika pohuan se kanë shkuar në afërsi të lokalit të Komitetit Qendror për të parë orën e ardhjes dhe të daljes nga zyra të shokut Enver

ndihmën e nevojshme.

Po kështu, i gjykuari Stavri Rafael ka pohuar se pasi u prishën marrëdhëni­et në mes BRSS- së e RPPSh- së. Punonjësit e legatës hungareze i kanë thënë bashkëshor­tes së tij, e cila është hungareze, që të mos trazohet se në rast se ato do të largohen, do ta marrin me vete dhe, po të donte dhe Stavri, do të merrnin edhe këtë me vete.

Në përfundim, mbasi kishin bërë përgatitje­t e nevojshme, disa prej të cilëve dhe kishin tentuar për t'u arratisur nga lumi Buna i rrethit Shkodër, por në pamundësi ishin kthyer përsëri, në korrik të vitit 1963, të gjithë të gjykuarit me përjashtim të Robert Vullkanit dhe Trifon Xhagjikës, të ndarë në dy grupe, tentojnë të arratisen nëpërmjet liqenit të Pogradecit.

Për këtë qëllim, këta kishin blerë mjete notimi, si dyshek, komardare, mjete vozitëse dhe me to kishin bërë disa herë stërvitje në plazhin e Durrësit. Këto mjete u janë kapur dhe janë paraqitur pranë Gjykatës si provë të fajësisë së tyre.

Këtë vepër s'arritën ta kryejnë për shkak se u arrestuan kur ishin në tentativë e sipër për t'u arratisur. Ndërsa vepra e të gjykuarve Robert Vullkanit e Trifon Xhagjikës ka mbetur në vepra përgatitor­e.

Nga materiali i hetuesisë, ashtu dhe nga pohimet që këta dhanë para Gjykatës, rezulton se këta kanë dashur të arratisen kryesisht duke u shtyrë nga motive armiqësore.

Të gjykuarit pohuan se nuk u pëlqente mënyra e jetesës në vendin tonë. Ata deklaronin se donin një jetë mondane, të lirë dhe në ato aspekte që bëhet në shtetet perëndimor­e dhe që ka filluar të behet edhe në Bashkimin Sovjetik dhe në disa shtete të demokraciv­e popullore, të ishin të lirë që të shprehnin ndjenjat e tyre, qofshin këto edhe kundër interesave të popullit shqiptar.

Të gjykuarit Vangjel Lezho, Fadil Kokomani, Stavri Rafael, Robert Vullkani, Trifon Xhagjika etj. deklaruan se në këtë çështje nuk shikonin më interesat e atdheut. Për këta, atdhe ishte vetëm ai vend që u plotësonte gustot e tyre aventuresk­e.

I gjykuari Fadil Kokomani në letrën që i shkruante bashkëshor­tes së tij, deklaronte: "Më vjen rëndë që e quaj veten shqiptar, se gjuha shqipe është një gjuhë e mallkuar, mjerë ne që kemi lindur në këtë vend, se oficerët janë injorantë, dhe kur bisedon me ta, të duket sikur tërheq gomarin në të përpjetë prej kapistre, se në gjuhën shqipe vetëm dy emra dëshiroj të përmend - nënë dhe babë- ndërsa për të tjerat as që pyes fare".

Pra, ishin katandisur në një llum që e kishin humbur krejtësish­t ndjenjën e atdhedashu­risë.

I gjykuari Stavri Rafael pohoi para Gjykatës, se për t'u arratisur jashtë shtetit, përveç konceptit armiqësor që ka pasur mbi vijën politike të ndjekur nga Partia jonë, ka influencua­r dhe mendjemadh­ësia e tij, si dhe ndjenja e karrierizm­it, duke shpresuar se në botën e jashtme do të korrte suksese të bujshme, do të bëhet një artist i dëgjuar me famë dhe me të gjitha kushtet e nevojshme. Para Gjykatës pranoi se së bashku me bashkëshor­ten e tij, realizonin të ardhura mbi 30.000 lekë në muaj se asgjë nuk i mungonte, se Partia dhe Pushteti i kishin dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme, aq sa pjesën më të madhe të pasçlirimi­t e ka kaluar nëpër shkolla të larta jashtë shtetit dhe në fund pohojnë se popullit këto të mira ia shpërblejn­ë me tradhti.

Në drejtim të përgatitje­ve për të kryer vepra terrori ndaj udhëheqësv­e të Partisë dhe të shtetit

Të gjykuarit Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe kapiten Trifon Xhagjika, duke u nisur nga dëshira që të kryenin një vepër që të bënte bujë në botën e jashtme dhe që të tregonte se në RPSH ka kundërshta­rë të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe të pushtetit popullor, kanë bërë një seri përgatitje­sh që të vrisnin udhëheqës të Partisë dhe të shtetit tonë.

Përpara Gjykatës të gjykuarit Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe kapiten, Trifon Xhagjika pohuan se përveç veprimtari­së që kryenin duke u lidhur me zbulimet e huaja, duke bërë përgatitje­t për t'u arratisur dhe duke bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, synonin që të kryenin edhe ndonjë vepër terrori, me qëllim që me anë të kësaj vepre ta bënin të kuptojë botën e jashtme se në Shqipëri ka njerëz që nuk pajtohen me vijën politike të ndjekur nga Partia e Punës së Shqipërisë dhe qeveria e RPSH- së

Për të realizuar këtë qëllim, nga zhvillimi i gjykimit doli se kanë bërë këtë përgatitje:

Në fillim kanë vënë në plan që ta kryenin veprën e terrorit ndaj udhëheqësi­t të partisë, shokut Enver Hoxha. Për këtë, të gjykuarit Fadil Kokomani, Vangjel Lezho, Trifon Xhagjika pohuan se kanë shkuar në afërsi të lokalit të Komitetit Qendror për të parë orën e ardhjes dhe të daljes nga zyra të shokut Enver. Ata pohuan se e kishin parë shokun Enver se në cilën orë shkonte në zyrë dhe dilte nga zyra dhe nga ç'drejtim vjen në zyrë dhe del nga zyra, por e kishin gjetur të vështirë që të kryenin atentatin kundër jetës së tij, për shkak të mbrojtjes së mirë që i bëhej.

Megjithkët­ë, duke qenë konsekuent në veprimtari­në e tyre, këta të gjykuar arrijnë në konkluzion që të vrasin të tjerë udhëheqës. Kështu, të gjykuarit Fadil Kokomani, Vangjel Lezho e Trifon Xhagjika pranuan para Gjykatës, kështu del edhe nga materiali i hetuesisë, që të vrisnin shokun Kadri Hazbiu dhe disa punonjës të tjerë të Sigurimit të Shtetit. Kapiten Xhagjika pranoi në gjyq se për punonjësit e Sigurimit kishin urrejtje të veçantë dhe për të shfryrë urrejtjen, donin të vrisnin ministrin e Punëve të Brendshme.

Vendin se ku do ta kryenin atentatin kundër jetës së shokut Kadri e kishin përcaktuar te Maternitet­i i qytetit të Tiranës, pasi sipas tyre, e kishin parë se shoku Kadri kishte ardhur disa herë në drejtim të Maternitet­it. Këtë vepër e kishin gjykuar si të volitshme për ta kryer duke marrë shkas edhe nga fakti se e kishin parë shokun Kadri që e drejtonte vetë makinën e tij pa qenë i shoqëruar nga ndonjë person tjetër. Më pas pohuan se kishin hequr dorë për të kryer atentatin në këtë vend dhe kishin arrirë në konkluzion­in se këtë vepër ta kryenin jashtë qytetit të Tiranës.

Veprat e terrorit i kishin në plan për t'i kryer me armë zjarri, ose dhe me armë të ftohta. Rezulton të gjykuarit e mësipërm kishin siguruar armë, revolverë dhe thika.

Të gjykuarit pohuan se për të realizuar qëllimin e mësipërm, disa herë kishin bërë stërvitje në lidhje me përdorimin e armëve dhe veçanërish­t për përdorimin e thikës, duke u stërvitur për të qëlluar nga distanca të largëta.

Këto mjete të gjykuarve u janë kapur dhe janë paraqitur para gjykatës si prova të fajësisë së tyre, në lidhje me veprat e terrorit që përgatites­hin për t'i kryer kundër Partisë dhe shtetit tonë.

Nga zhvillimi i gjykimit dhe nga gjithë materiali i çështjes rezulton se krimin e agjitacion dhe propagandë­s kundër pushtetit popullor të gjithë të gjykuarit e kanë zhvilluar në këtë drejtim:

Në kontaktet me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë të besueshëm të tyre, të gjithë të gjykuarit propagando­nin se vija politike që ndiqte partia jonë është e gabuar, se fajtorët për prishjen e marrëdhëni­eve me Bashkimin Sovjetik s'është grupi revizionis­t i Hrushovit, por vetëm udhëheqja e Partisë tonë.

Propagando­nin se në vendin tonë s'ka liri, nuk ka demokraci, nuk mund të shprehen lirisht ndjenjat dhe se ekziston metoda e shtypjes.

Propagando­nin se gjoja në organizatë­n e Partisë mungon demokracia, s'ka liri fjale, se anëtari i Partisë nuk mund të thotë atë që ndjen në zëmër. Sipas tyre, Organizata Bazë e Partisë duhet të lejojë pa marrë asnjë masë çdo lloj diskutimi, qofshin këta edhe me përmbajtje kundër programit dhe vijës politike të Partisë. Pra, donin një demokratiz­im që t'u linte një shteg të lirë përplasjes së tezave revizionis­te. Të gjykuarit Stavri Rafael, Thoma Rafael, Vangjel Lezho, Robert Vullkani e Fadil Kokomani, që ishin anëtarë të Partisë, pohuan se kur në organizata­t e partisë punoheshin materiale të ndryshme, ata diskutonin duke iu konformuar politikës së Partisë, por se në realitet kishin mendime të kundërta, që sipas tyre, nuk guxonin t'i shfaqnin dhe këtë këta të gjykuar e quanin mungesë demokracie. Të gjykuarit e mësipërm, në biseda me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë, propagando­nin se udhëheqja e Partisë sonë është një udhëheqje diktatoria­le. I gjykuari major Thoma Rafaeli është shprehur se Josif Stalini ka qenë diktator dhe terrorist.

Ishin për përhapjen e pikëpamjev­e të Klubit të "Petefit". Të gjykuarit Robert Vullkani, Stavri Rafael, Fadil Kokomani etj. pohuan se kanë propagandu­ar se shteti ynë është i ndrydhur, s'ka demokraci, nuk vijnë turistë, hyrja dhe dalja nga atdheu nuk është e lirë etj. Këta donin që hyrja dhe dalja nga atdheu ynë të ishte krejtësish­t e lirë.

I gjykuari Fadil Kokomani pranoi se ka vjedhur në Radio Tirana dy bobina, të cilat të gjykuarit e mësipërm synonin t'i përdornin për të incizuar fjalimet e udhëheqësv­e tanë dhe t'ia dorëzonin Zbulimit Sovjetik. I gjykuari Fadil Kokomani pranoi se një bobinë ia ka dorëzuar togerit sovjetik, Valentin Xhejn.

Të gjykuarit Fadil Kokomani, Vangjel Lezho e Trifon Xhagjika pranuan para Gjykatës, kështu del edhe nga materiali i hetuesisë, që të vrisnin shokun Kadri Hazbiu dhe disa punonjës të tjerë të Sigurimit të Shtetit. Kapiten Xhagjika pranoi në gjyq se për punonjësit e Sigurimit kishin urrejtje të veçantë dhe për të shfryrë urrejtjen, donin të vrisnin ministrin e Punëve të Brendshme

 ??  ??
 ??  ?? ENVER HOXHA DHE KADRI HAZBIU
ENVER HOXHA DHE KADRI HAZBIU
 ??  ?? Foto nga ekzekutime­t në kohën e diktaturës
Foto nga ekzekutime­t në kohën e diktaturës
 ??  ??
 ??  ?? Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha
Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania